Kush propozoi më shumë rezoluta në legjislaturën e VI-të (gusht 2017 -dhjetor 2018) të Kuvendit të Kosovës?

Që nga fillimi i legjislaturës së VI-të, Kuvendi i Kosovës ka miratuar 16 rezoluta, akte këto të cilat shprehin qëndrimin ose vullnetin e deputetëve të Kuvendit për çështje të caktuara. Si vendime që Kuvendi i nxjerrë ligjërisht nuk janë të obligueshme për institucionet të cilave iu drejtohen ato, por ato kanë efekt politik dhe si të tilla duhet të respektohen nga institucionet përgjegjëse.

Nga 16 rezoluta që janë nxjerrë në votim nga Kuvendi, partitë opozitare kanë qenë dukshëm më aktive në këtë drejtim. Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike dhe Partia Socialdemokrate kanë inicuar 15 nga gjithsej 16 rezoluta sa janë inicuar.

LDK ka inicuara 5 rezoluta ( dy të përbashkëta me LVV – në), LVV ka gjithashtu 5 rezoluta të inicuara ( dy të përbashkëta me LDK – në). PSD ka inicuara 5 rezoluta, ku  1 prej tyre është e përbashkët me NISMA-në. AAK gjithashtu ka 1 rezolutë të inicuara ndërkaq janë 2 rezoluta që janë inicuara dhe përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare.

Nga 16 rezoluta të inicuara vetëm një prej tyre nuk ka marrë miratimin e Kuvendit, rezolutë kjo e inicuar nga LVV dhe LDK në lidhje me mos –liberalizimin e vizave.

*Në numrin e përgjithshëm të rezolutave, nuk janë përfshirë rezolutat që janë ende në proces për votim, e të cilat për mungesë kuorumi ende nuk kanë marrë epilog. Poashtu nuk janë përfshirë as rekomandimet dhe mocionet e tjera të nxjerra nga Kuvendi.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!