Përmes kalkulatorit të ngjajshmërisë ju mund të kuptoni se cilët deputetë përfaqësojnë më së miri qëndrimet tuaja dhe me cilat grupe parlamentare jeni më të përafërt me ju. Përgjigjet tuaja do të krahasohen me votimet reale të deputetëve në Kuvend.
Ligji parasheh mundësinë që me fakte të reja kufiri të rishqyrtohet ose të dërgohet në Arbitrazh ndërkombëtar.
Qëllimi i këtij ligji është vendosja e tatimit mbi pronën e paluajtshme në Kosovë duke përcaktuar standardet dhe procedurat të cilat duhet t’i respektojnë komunat në administrimin e tatimit në pronë. Tatimi në pronën e paluajtshme ndahet në kategori dhe varijon nga 0.3% deri në 1% të vlerës së vlerësuar.
Ky ligj përcakton rregullat dhe parimet për zhvillimin e aktiviteteve të standardizimit në Kosovë dhe vlenë për të gjithë sektorët ekonomik.
Me plotësim – ndryshimin e këtij Ligji, Presidenti i Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati ka të drejtë për një hapësirë zyreje, në pajisje për zyre, dhe në personel profesional të zyrës që nuk mund të jenë më shumë se tre (3)persona.
Ky ligj ka për qëllim mbikëqyrjen e të gjithë aktivitetit financiar të të gjitha institucioneve publike që funksionojnë me buxhet të Republikës së Kosovës.
Me anë të këtij ligji përcaktohen parimet, rregullat dhe procedurat rreth sjelljeve te lejuara dhe te palejuara gjate kryerjes së detyrës zyrtare.
Ligji thotë se bordi drejtues i agjencisë në përbërje duhet të ketë edhe pjestarë të komunitetit joshumicë dhe të Sindikatës së Punëtorëve.
Ky ligj ka për qëllim krijimin e një Kodi të Unionit për lehtësimin e lëvizjes së personave përtej kufijve (Kodi i Kufijve Schengen).
Ky ligj njeh statusin e refugjatit me respektimin e rregulloreve vetëm për tre (3) vite me mundësi vazhdimi nese i njejti nuk paraqet rrëzik të sigurisë së përgjithshme.
Ky ligj thotë se çdo person zyrtar që trajton informacion të ndjeshëm kombëtar duhet të ketë nivel të duhur të verifikimit të sigurisë, shkelja e kësaj pike nënkupton përcaktimin e masave ndëshkuese ndaj tij.
Me këtë ligj studentëve dhe hulumtuesve shkencorë i vazhdohet kërkesa për qëndrim në Kosovë për nëntë (9) muaj me kërkesën e të njejtëve tridhjetë (30) ditë para skadimit të lejeqëndrimit.
Ligji për Shoqëritë Tregtare parasheh që numri i anëtarëve të Bordit të drejtorëve të shoqërisë aksionare duhet të përmbajë edhe kuoten prej dyzet përqind (40%) pjesëmarrje të grave në Bord, ndërkaq pas dy (2) viteve të zbatimit të ligjit, kuota gjinore fillon aplikimin e saj në pesëdhjetë përqind (50%).
Ky ligj parasheh ndëshkimin e bizneseve për veprimet e tyre mashtruese në raport me konsumatorin. Ky projektligj ndalon shitjen, sherbimin dhe dhurimin e pijeve alkoolike dhe duhanit personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.
Me anë të këtij ligj parashihet se për kryerjen e përgjegjësive profesionale cdo prokurorë duhet ta ketë nga një bashkëpunëtor profesional.
Me këtë ligj, Kosova si huamarrëse do të përfitojë nga kjo marrëveshje me ndërtimin e një pjese të re të autostradës me gjatësi 30 km me dy korësi në afërsi të Pejës. Kosova merr hua 71.000.000 për përfundimin e këtij projekti. Norma e tarfiës së zotërimit do të jetë 0.5% cdo vit.
Ky ligj synon rregullimin e sistemit të kontabilitetit dhe i raportimit financiar i shoqërive tregetare, kompetencat dhe përgjegjësit e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, kërkesa për auditim, licencim të auditorëve etj.
Ky ligj parasheh që kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, përvec kompetencave të përcaktuara me ligjin për Vetëqeverisje Lokale të ketë edhe kompetenca shtesë në këto pika: Sigurinë Publike, mbrojtjen shëndetësore, shërbimet publike. Kryeqytetit i jepet një grant shtesë me lartësinë jo më pak se 4% e grandit të përgjithshëm të komunave.
Me këtë ligj rregullohen të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat doganore për mallërat që janë të dyshimta për shkeljen e të drejtës së pronësisë intelektuale. Ky ligj rregullon procedurat e ndalimi të mallrave të dyshuara për këtë shkelje si dhe procedurat për ankesa nga palët e dëmtuara.