Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
08/02/2018 | Arsim |
I nderuar ministër i Arsimit, Bashkëpunëtorët profesionalë në shkolla, sidomos pedagogu i shkollës luan rol jashtëzakonisht të madh në rritjen e cilësisë në arsim, duke ndihmuar nxënësit, mësuesit, prindërit, drejtorin dhe të gjithë aktorët e tjerë në re
Lexo më shumë
I nderuar ministër i Arsimit, Bashkëpunëtorët profesionalë në shkolla, sidomos pedagogu i shkollës luan rol jashtëzakonisht të madh në rritjen e cilësisë në arsim, duke ndihmuar nxënësit, mësuesit, prindërit, drejtorin dhe të gjithë aktorët e tjerë në realizimin e kurrikulës dhe të çështjeve pedagogjike, didaktike, metodike 37 dhe metodologjike të punës në hartimin e plan-programit, vlerësimit të performansës së mësuesve. Prandaj, angazhimi i tyre në shkolla nënkupton realizimin e objektivave të kornizës kurrikulare të Kosovës dhe dokumentacionit pedagogjik. Prandaj, pyetja ime është çfarë do të ndërmerrni që pedagogët të kthehen në procesin edukativo- arsimor? Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |
08/02/2018 | Arsim |
Faleminderit, zoti ministër! Pyetja e radhës ka të bëjë me edukimin parashkollor, është i përfshirë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve, e sidomos në çerdhet private. Mirëpo këto çerdhe përballen me probleme të shumta, por ajo më shqetësuese është përg
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti ministër! Pyetja e radhës ka të bëjë me edukimin parashkollor, është i përfshirë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve, e sidomos në çerdhet private. Mirëpo këto çerdhe përballen me probleme të shumta, por ajo më shqetësuese është përgatitja joadekuate dhe joprofesionale e stafit edukativ, në të shumtën e rasteve, si dhe mosshpërndarja e dokumentacioneve dhe materialeve pedagogjike të hartuara nga institucionet përkatëse që do të ndihmonin punën më të suksesshme edukative. 39 Pyetja është: Kur do ta parashihni mbajtjen e trajnimeve të stafit profesional të çerdheve dhe a do t’u shpërndahen këto dokumente pedagogjike atyre? Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |
02/03/2018 | Bujqësi dhe Blegtori |
Pyetja ime ka të bëjë me tokën që gjendet përreth shtratit të Drinit të Bardhë, që ka mbetur e papunuar një kohë të gjatë. Arsyeja për këtë është shfrytëzimi i egër i rërës dhe zhavorrit, e ku si pasojë kemi edhe prishjen e rrjedhës normale të shtratit t
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me tokën që gjendet përreth shtratit të Drinit të Bardhë, që ka mbetur e papunuar një kohë të gjatë. Arsyeja për këtë është shfrytëzimi i egër i rërës dhe zhavorrit, e ku si pasojë kemi edhe prishjen e rrjedhës normale të shtratit të Drinit të Bardhë. Dalja e Drinit nga rrjedha natyrale e tij ka bërë që shumë toka bujqësore të cilësisë së lartë të mos punohen. Plleshmëria e kësaj toke ka qenë e lartë dhe janë kultivuar disa kultura bujqësore në vit, ndërsa rendimentet e këtyre kulturave kanë qenë të larta. I nderuar ministër, pyetja ime ka të bëjë: Çfarë do të ndërmerrni si ministri apo si ministër që kjo tokë të kthehet në bujqësore dhe të shfrytëzueshme? Faleminderit! |
Nenad Rikalo | Po |
02/03/2018 | Arsim |
Edhe pse kohët e fundit po përballemi me disa probleme në arsim, por sido që të jetë, ajo që ka qenë një lajm i mirë për arsimin e lartë në Kosovë ka qenë rangimi i shumë universiteteve publike të Kosovës në janar të vitit 2018 dhe kjo është diçka shumë
Lexo më shumë
Edhe pse kohët e fundit po përballemi me disa probleme në arsim, por sido që të jetë, ajo që ka qenë një lajm i mirë për arsimin e lartë në Kosovë ka qenë rangimi i shumë universiteteve publike të Kosovës në janar të vitit 2018 dhe kjo është diçka shumë e mirë, e unë shpresoj shumë dhe duke pasur parasysh edhe angazhimin e ministrit për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë, dua të bëj pyetje, sepse ne të gjithë e dimë se për të pasur cilësi në arsimin e lartë në Kosovë duhet që universitetet publike të kenë rritje shumë më të madhe të buxhetit të tyre, të kenë numër më të madh të profesorëve universitarë konform kritereve dhe standardeve të Bashkimit Evropian për numër të studentëve, të kenë buxhet më të madh për kërkime shkencore dhe hulumtime. Kjo është një komponentë jashtëzakonisht e rëndësishme, që fokusohet edhe në të gjitha universitetet, e sidomos në politikëbërjen e qeverive të ndryshme. Në këtë mënyrë, edhe universitetet tona do të gjeneronin të ardhura nga projektet dhe kërkimet e tyre. Ne të gjithë e dimë se universitetet publike ballafaqohen me këto çështje që nga themelimi i tyre. 32 I nderuar ministër, pyetja ime është: Çfarë do të ndërmerrni ju si ministër lidhur me çështjet në fjalë? Pra, është fjala për rritjen e buxhetit për kërkime dhe hulumtime shkencore në universitetet publike. Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |
14/06/2018 | Arsim |
Faleminderit, i nderuar nën i Kuvendit! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Çështja që ka të bëjë sot me pyetjen është sepse në media si dhe në raportimi i Komisionit për Arsim ministri ka deklaruar se do të mbeten vetëm dy universite
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar nën i Kuvendit! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Çështja që ka të bëjë sot me pyetjen është sepse në media si dhe në raportimi i Komisionit për Arsim ministri ka deklaruar se do të mbeten vetëm dy universitete, njëri në rrafshin e Dukagjinit dhe tjetri do të jetë ai i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Shqetësimet e studentëve, stafit akademik dhe qytetarëve janë të mëdha, pasi që është edhe koha kur do të fillojnë regjistrimet nëpër universitete. Duke u ndërlidhur me këto deklarata, kemi edhe një proces për zgjedhje të rektorit në Universitetin e Prizrenit, ku anëtarët e Këshillit Drejtuesit kanë bërë shkelje edhe të Ligjit të arsimit të lartë, edhe statusit të Universitetit të Prizrenit dhe të Rregullores së Këshillit Drejtues. Andaj, pyetja ime ka të bëjë: sa universitete do të mbeten dhe a do të ketë regjistrim të studentëve në vitin e ri akademik? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
23/07/2018 | Infrastrukturë |
Unë dua t’i ngre disa çështje, besoj se ministri e ka pasur edhe pyetjen me shkrim. Mirëpo, rajoni i Hasit që përfshihet në dy komuna, të Prizrenit dhe të Gjakovës, një periudhë të gjatë, po flas nga paralufta, po i njëjti avaz pothuajse ka filluar
Lexo më shumë
Unë dua t’i ngre disa çështje, besoj se ministri e ka pasur edhe pyetjen me shkrim. Mirëpo, rajoni i Hasit që përfshihet në dy komuna, të Prizrenit dhe të Gjakovës, një periudhë të gjatë, po flas nga paralufta, po i njëjti avaz pothuajse ka filluar edhe pas luftës, problematika me 26 rrymë dhe me çështje të ujit të pijes, po për ujë të pijes dua t’i falënderohem Zotit që këtë kohën e verës goxha shumë ka rënë shi dhe ata po kanë mundësi të mbledhin nëpër kova ujë, mirëpo e dini çfarë uji mund të jetë ai, nuk mund të përdoret si ujë i pijes. Ka shumë kohë, shumë muaj që s’ka ujë të pijes, gjegjësisht mund të ketë ujë të pijes vetëm nga gjysmë ore në ditë. Sido që të jetë, edhe infrastruktura tjetër në rajonin e Hasit, zoti ministër, për fat të keq nuk është e mirë, ajo që dihet publikisht është se ne në këtë vit buxhetor i kemi ndarë 350 mijë euro për sanimin e rrugëve në rajonin e Hasit, që përfshin të dy komunat, ndërsa në vitin 2019 janë të ndara 150 mijë euro të tjera. I nderuar ministër, Pyetja është: kur do të fillojë rregullimi i rrugëve në rajonin e Hasit, pasi që e kemi edhe buxhetin e ndarë si dhe a do të ketë shtim të buxhetit? Faleminderit! |
Pal Lekaj | Po |
23/07/2018 | Infrastrukturë |
Unë të lutem, dua ta di në të njëjtën kohë nivelin e bashkëpunimit me pushtetin lokal, e thamë që jemi dy komuna dhe a ka ndarë, gjegjësisht a janë të interesuara edhe dy komunat të ndajnë buxhet shtesë në këto 350 mijë euro të ndara nga Qeveria?
Unë të lutem, dua ta di në të njëjtën kohë nivelin e bashkëpunimit me pushtetin lokal, e thamë që jemi dy komuna dhe a ka ndarë, gjegjësisht a janë të interesuara edhe dy komunat të ndajnë buxhet shtesë në këto 350 mijë euro të ndara nga Qeveria? |
Pal Lekaj | Po |