Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/01/2018 | Industri |
Qëllimi i nxjerrjes së një Ligji për Trepçën ka qenë rivitalizimi i këtij kompleksi industrial që gjithmonë është llogaritë si shpresë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që do t’i hap rrugë investimeve që do të rrisnin vlerën e aseteve, avancimi
Lexo më shumë
Qëllimi i nxjerrjes së një Ligji për Trepçën ka qenë rivitalizimi i këtij kompleksi industrial që gjithmonë është llogaritë si shpresë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që do t’i hap rrugë investimeve që do të rrisnin vlerën e aseteve, avancimin e kapitalit tekniko – teknologjik, ashtuqë Trepçën ta shëndrronte në një ndërmarrje të veçantë e jetike për mirëqenien sociale dhe në interest ë përgjithshëm publik. Për të realizuar qëllimin e Ligjit duhet zbatuar atë. I ndëruar ministër Lluka, a është duke u zbatuar Ligji për Trepçën, a mund të na thoni se ku ka mbetur procesi i formimit të bordeve që parashihen në këtë ligj. |
Valdrin Lluka | Jo |
02/03/2018 | Ekonomi |
Çështja është se Ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi më 31 tetor të vitit 2016 dhe qëllimi i nxjerrjes së këtij ligji ka qenë rivitalizimi i këtij kompleksi industrial që gjithmonë është llogaritur si shpresë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm që
Lexo më shumë
Çështja është se Ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi më 31 tetor të vitit 2016 dhe qëllimi i nxjerrjes së këtij ligji ka qenë rivitalizimi i këtij kompleksi industrial që gjithmonë është llogaritur si shpresë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm që do t’u hapte rrugë investimeve, që do ta rrisnin vlerën e aseteve, avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik, ashtu që Trepçën ta shndërronte në një ndërmarrje të veçantë jetike për mirëqenie sociale dhe në interes të përgjithshëm publik. Për realizim të këtij qëllimi, ligji duhet të fillohet të zbatohet. Ligji nuk mund të zbatohet pa u themeluar së pari bordet që janë të parapara me ligj. Pyetja ime ka qenë dhe po e shtroj tani: a është duke u zbatuar Ligji për Trepçën, a mund ta dimë se ku ka mbetur procesi i formimit të bordeve që parashihen me këtë ligj? Edhe kisha kërkuar një dinamizim të procesit të themelimit të bordeve të Trepçës. Faleminderit! |
Valdrin Lluka | Jo |
30/01/2019 | Arsim |
Keni deklaruar që cilësia në arsim është prioritet ,mirëpo nuk po mendojn se këtë prioritet e keni llogaritur mirë.
Ditë më parë , maturantët e gjimnazit nga komuna e Drenasit vizituan Kuvendin e Kosovēs të cilët veç tjerash shprehen shqetësimin për n
Lexo më shumë
Keni deklaruar që cilësia në arsim është prioritet ,mirëpo nuk po mendojn se këtë prioritet e keni llogaritur mirë. Ditë më parë , maturantët e gjimnazit nga komuna e Drenasit vizituan Kuvendin e Kosovēs të cilët veç tjerash shprehen shqetësimin për ndryshimin e testit të maturës për kët vit shkollor. Gjenerata e maturantëve të cilët në vitin shkollor 2018/2019 e përfundojnë maturën, që nga klasa e gjashtë u janë nënshtruar reformave në cdo vit shkollor, gjë që domisdoshmërisht do të ndikoj në rezultate dhe sukseset e tyre. Po kjo gjeneratë , po atakohet tani edhe me ndryshimet në testin e maturës për çka nuk janë informuar me kohë që të arrijnë përgaditjet. Z.Ministër , kur keni menduar që të bëni ndryshime në testin e maturës, a e keni patur për bazë këtë fakt , si dhe pse nuk i jeni ndërmarrē veprimet për ndryshim më herët që maturantët të kenë mundësi të pergatiten me kohë për testin e maturës?
|
Shyqeri Bytyqi | Jo |