Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
20/09/2018 | Infrastrukturë |
Atëherë, zoti ministër, qytetarët e Komunës së Vitisë ka tre vjet që kërkojnë që Vitia të ketë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi” në pikën më të afërt, në fshatin Gërlicë. Qeveria e kaluar vazhdimisht ka premtuar se do ta bëjë këtë gjë, por
Lexo më shumë
Atëherë, zoti ministër, qytetarët e Komunës së Vitisë ka tre vjet që kërkojnë që Vitia të ketë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi” në pikën më të afërt, në fshatin Gërlicë. Qeveria e kaluar vazhdimisht ka premtuar se do ta bëjë këtë gjë, por nuk e bëri. Kërkesën për kyçje të Vitisë në autostradën Prishtinë - Hani i Elezit e kemi shtruar edhe te ministri Pal Lekaj, i cili na pati premtuar se më 15 shtator do të fillojnë punimet për realizimin e këtij projekti. Megjithatë, pyetja është për kryeministrin kështu: Zoti kryeministër, a do të fillojnë punimet më 15 shtator? Aty u pa që më 15 shtator punimet nuk filluan, sepse pyetja është bërë pak më herët, më 13 shtator, dhe më 15 shtator dolën në vendin e ngjarjes zëvendësministri, por jo ministri Lekaj, dhe jo kryeministri. Pyetja zoti ministër i Infrastrukturës është: A do të ketë kyçje Vitia aty dhe kur do të filloni me projektim dhe kur do të filloni me realizimin e këtij projekti? Ju e dini shumë mirë se keni qenë në vendin e ngjarjes, na keni premtuar publikisht se punimet do të fillojnë më 15 shtator, punimet po shtyhen për arsye se keni probleme me Bechtel-Enka-n, ndërkaq qytetarët po mbesin pa u kyçur në autostradë. Kërkojmë kështu konkretisht në afat kohor kur do të filloni me realizimin e këtij projekti se përndryshe ju e dini mirë se qytetarët çfarë kërkesash kanë pasur ndaj juve dhe ata janë në gjendje të dalin edhe në protesta, por për hir të raporteve që janë krijuar ndërmjet jush kur keni komunikuar me ta, d.m.th. e kemi gjetur një komunikim që t’ju japim pak kohë. |
Pal Lekaj | Po |
20/09/2018 | Infrastrukturë |
Zoti ministër, a jeni takuar me zëvendësministrin tuaj pas takimit që ai ka pasur me qytetarë më 15 shtator për t’i koordinuar punët, sepse ai thotë se mbase Bechtel-Enka nuk po e bën këtë punë, duhet të kontraktohet një kompani kosovare që ta krye
Lexo më shumë
Zoti ministër, a jeni takuar me zëvendësministrin tuaj pas takimit që ai ka pasur me qytetarë më 15 shtator për t’i koordinuar punët, sepse ai thotë se mbase Bechtel-Enka nuk po e bën këtë punë, duhet të kontraktohet një kompani kosovare që ta kryejë këtë punë. Por, fillimisht duhet të fillohen procedurat e projektimit dhe këtu duhet të dakordoheni që të ndani buxhet, sepse pastaj duhet ekstra buxhet që duhet planifikuar për vitin 2019. A jeni takuar me zëvendësministrin, a jeni informuar saktë se çka na ka premtuar atë ditë që ka dalë ai më 15 shtator? |
Pal Lekaj | Po |