Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/01/2018 | Financa |
Pyetja ime ka të bëjë lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 4/08, i datës 13 tetor 2017. Zoti kryeministër, më 13 tetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin nr. 04/08 e ka aprovuar ndarjen e mjeteve financiare në vlerë
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 4/08, i datës 13 tetor 2017. Zoti kryeministër, më 13 tetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin nr. 04/08 e ka aprovuar ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 50 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë të pavarur ndërkombëtare lidhur me vdekjen e aktivistit politik Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. I nderuar zoti kryeministër Haradinaj, ju personalisht bashkë me stafin tuaj, më 7 nëntor 2017 i keni takuar prindërit e Astrit Deharit në lidhje me këtë çështje. Tani, jo një muaj, por kanë kaluar dy muaj dhe as familja e as avokati i familjes nuk kanë asnjë informatë lidhur me veprimet e ndërmarra nga Qeveria juaj. Unë ju lus që të na njoftoni se çfarë është ndërmarrë nga Qeveria 28 juaj në këtë drejtim dhe kur mund të pritet një vendim për lejimin e një hetimi të pavarur ndërkombëtar, sipas kërkesës së familjes? |
Ramush Haradinaj | Jo |
08/02/2018 | Drejtësi |
Pyetja ime është lexuar në seancën e kaluar dhe ka të bëjë me heshtjen, zvarritjen si do ta quani, të hetimit të pavarur të plotë ndërkombëtar të rastit Astrit Dehari. Zoti kryeministër e ka pritur familjen e Astrit Deharit, i ka premtuar se një gjë e ti
Lexo më shumë
Pyetja ime është lexuar në seancën e kaluar dhe ka të bëjë me heshtjen, zvarritjen si do ta quani, të hetimit të pavarur të plotë ndërkombëtar të rastit Astrit Dehari. Zoti kryeministër e ka pritur familjen e Astrit Deharit, i ka premtuar se një gjë e tillë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës do të lejohet, tani mbi tre muaj nuk ka asnjë veprim në atë drejtim, përveç veprimeve mediatike, ku bëhet një luftë mes prokurorisë, ministrit të Drejtësisë dhe të tjerëve se si do të bëhet ky hetim ndërkombëtar. Vërtet bëhet një përpjekje përmes mënyra perfide që të devijohet i tërë koncepti i hetimeve të plota ndërkombëtare që është kërkuar nga familja. Kjo është e tëra. |
Ramush Haradinaj | Po |
08/02/2018 | Punë të Jashtme |
Vija kufitare midis dy vendeve midis të tjerave paraqitet ne listën e pikave kordinative. Ato përbëjnë në instancë të fundit përshkrimin e saktë të vijës kufitare. Nga z.kryeminstër nuk kemi dëgjuar të flitet për to.
Pse nuk i shënoni kordinatat e vij
Lexo më shumë
Vija kufitare midis dy vendeve midis të tjerave paraqitet ne listën e pikave kordinative. Ato përbëjnë në instancë të fundit përshkrimin e saktë të vijës kufitare. Nga z.kryeminstër nuk kemi dëgjuar të flitet për to. Pse nuk i shënoni kordinatat e vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi që përbëjnë korigjimin e gabimit prej 8200 ha në dëm të territorit të Republikës së Kosovës në dokumentet zyrtare dhe në projektligjin që keni sjellë sërish në Kuvend? |
Ramush Haradinaj | Jo |
16/04/2018 | Punë të Jashtme |
Nënshkrimi i Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Italiane për punësim fitimprurës të familjarëve që bashkëjetojnë me anëtarët e stafit diplomatic, konsullor, administrativ e teknik nënshkruar n
Lexo më shumë
Nënshkrimi i Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Italiane për punësim fitimprurës të familjarëve që bashkëjetojnë me anëtarët e stafit diplomatic, konsullor, administrativ e teknik nënshkruar në Romë, më 25 janar 2018 në gjuhët italiane dhe angleze nga ministrat e jashtëm të dy vendeve z. Behgjet Pacolli Angelion Alfano e ratifikuar me Dekretin Nr. DMN – 006 – 2018 nga Presidenti i Kosovës më 06.03.2018. I nderuar z.ministër, cila është arsyeja apo cilat janë arsyet që kjo marrëveshje është nënshkruar vetëm në gjuhën e njërës palë, atë italiane dhe në “një gjuhë të huaj, të pranuar bashkarisht për të dyja palët” atë angleze, por jo në gjuhën e të dy palëve dmth edhe në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës? |
Behgjet Pacolli | Jo |
17/05/2018 | Drejtësi |
Çështja ka të bëjë me rastin Dehari. Bazuar në vendimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, datës 13.10.2017 për mbulimin e shpenzimeve për një hetim ndërkombëtar të rastit të Astrit Deharit, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Qe
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë me rastin Dehari. Bazuar në vendimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, datës 13.10.2017 për mbulimin e shpenzimeve për një hetim ndërkombëtar të rastit të Astrit Deharit, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Qendrën në Prizren, domethënë edhe të Prokurorisë për krime të rënda, Departamenti për Krime të Rënda në Prizren, të datës 5.2.2018. Është kërkuar nga Qendra e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Lozanës në Zvicër që të ndërmarrë të gjitha veprimet e tjera të pavarura hetimore, e pastaj të ofrojë mendim profesional në drejtim të zbardhjes së këtij rasti. Pyetja ime ka të bëjë: Që nga data 16 mars 2018, kur ju keni informuar Kuvendin në lidhje me veprimet e ndërmarra nga Kuvendi, Qeveria dhe Prokuroria kompetente në lidhje me rastin, as familja, as avokati i familjes, por as Kuvendi nuk ka pranuar ndonjë njoftim apo informatë se çfarë është ndërmarrë deri më tani apo çfarë do të ndërmerret në të ardhmen në lidhje me rastin në fjalë. Në cilën fazë janë hetimet, për të cilat në bazë të kompetencave ligjore është e informuar Qeveria, respektivisht ministria juaj, si ministri kompetente për bashkëpunim ndërkombëtar në këtë rast. Faleminderit! |
Abelard Tahiri | Po |
14/06/2018 | Infrastrukturë |
I nderuar Ministër,
Pas problemeve dhe ndërprerjes së aksit rrugor midis Prishtinës dhe Shkupit, gjegjësisht Kaqanikut dhe Hanizt të Elezit diku rreth një muaj, sërish dolën në pah problemet e kalimit nga Kosova në Maqedoni. Rruga alternative Prishtin
Lexo më shumë
I nderuar Ministër, Pas problemeve dhe ndërprerjes së aksit rrugor midis Prishtinës dhe Shkupit, gjegjësisht Kaqanikut dhe Hanizt të Elezit diku rreth një muaj, sërish dolën në pah problemet e kalimit nga Kosova në Maqedoni. Rruga alternative Prishtinë-Glloboqicë-Hani i Elezit, përvec vështirësive fizike, është shumë (natyrisht jo për banorët e atyshëm) më e gjatë dhe më e mundimshme dhe për rrafsh një ore më e gjatë sesa rruga normale (magjistralja) Prishtinë-Kaqanik-Hani i Elezit. Midis Gjilanit dhe Kumanovës, nëpër grykën e Karadakut të Gjilanit, tanimë ekziston infrastruktura rrugore solide, madje shumë e mirë në pjesën maqedonase, sepse është ndërtuar para disa muajsh. Kjo rrugë që tani është e përshtatshme për automjete të vogla dhe të mesme, deri në 3-5tonelata, përvec disa përmirësimeve të pakta që sigurisht duhet dhe mund të bëhen me shumë pak mjete dhe brenda një periudhe të shkurtë kohore, lehtësisht mund të përshtatet edhe për automjete gjysmë të rënda, deri në 10-15 tonelata. LArgësia midis Gjilanit dhe Kumanovës, si dy qendra kryesore të rajonit, është më e shkurtë se 40 kilometra. Ndërtimi i një vendkalimi kufitar zyrtar me Republikën e Maqedonisë në vendkalimin tani të përdorur nga banorët lokal të zonës në Stanaj (Santqiq) – Bellanoc do të lehtësonte dukshëm komunikimin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, me kursime jashtëzakonisht të mëdha të kohës dhe mjeteve për së paku 200-300’000 banorë të të dy komunave; do të ndihmonte sado-kudo zhvillimin ekonomik të zonës në fjalë, sidomos turizmin; dhe njëkohësisht do të ndalonte dukshëm, shpopullimin e zonës. A planifikon Qeveria e Kosovës hapjen e vendkalimit kufitar Stanaj-Bellanoc natyrisht në bashkëpunim me qeverinë maqedonase? Nëse jo, cilat janë problemet dhe pengesat objektive apo subjektive? Nëse po, kur planifikohet një veprim i tillë? Përfundimisht, nëse po, kur mund të shpresojnë banorët e zonës se mund të kalojnë këtë vendkalim kufitar në mënyrë zyrtare? Faleminderit për bashkëpunimin! |
Pal Lekaj | Jo |
14/06/2018 | Sociale |
Faleminderit, zoti kryesues! Çështja ka të bëjë me pensionet invalidore dhe të pleqërisë të qytetarëve nga Republika e Kosovës të fituara në Zvicër. Unë po e bëj pyetjen, e ministri ndoshta përgjigjet ndonjëherë, sidoqoftë! Pas neglizhimit total n
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryesues! Çështja ka të bëjë me pensionet invalidore dhe të pleqërisë të qytetarëve nga Republika e Kosovës të fituara në Zvicër. Unë po e bëj pyetjen, e ministri ndoshta përgjigjet ndonjëherë, sidoqoftë! Pas neglizhimit total nga Qeveria e kaluar, Qeveria e atëhershme kur është bërë kërkesa e Republikës së Kosovës dhe kërkesave të vazhdueshme të qeverisë zvicerane për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për sigurimet sociale të trashëguara nga ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe mosndërmarrjes së hapave, më 1 prill Qeveria zvicerane ka vendosur ndërprerjen e dërgimit të pensioneve për qytetarët e Kosovës, të pensionuar, të ashtuquajtura “eksport pensione”. Më 16 nëntor 2016 falë angazhimit të sindikatës më të madhe “Unia” Zvicër, sidomos të bashkëpunëtorëve shqiptarë të asaj organizate, Qeveria zvicerane ka vendosur të fillojë bisedimet në lidhje me këtë çështje. Më 21 mars 2018 Qeveria zvicerane ka autorizuar Presidentin e Konfederatës që të nënshkruajë marrëveshjen bilaterale me Republikën e Kosovës. Javën e kaluar është nënshkruar kjo marrëveshje, pyetja ime ka të bëjë: zoti ministër, a mund ta njoftoni Kuvendin dhe qytetarët, sidomos bashkatdhetarët tanë, cila është gjendja aktualisht? Kur pritet të finalizohet marrëveshja ndërshtetërore për pensionet midis qeverive të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, kur pritet që kjo marrëveshje të sillet në Kuvend për miratim dhe përfundimisht kur pritet të hyjë në fuqi kjo marrëveshje dhe pensionistët kosovarë t’i marrin pensionet ashtu qysh iu takojnë? |
Skender Reçica | Po |
12/07/2018 | Sociale |
Faleminderit, zoti kryesues! Zoti ministër, faleminderit për përgjigjen! Ka bashkatdhetarë tanë që ka një kohë jetojnë tani në Kosovë, në të vërtetë ju e dini si shkon ajo, kanë edhe vendqëndrimin atje e jetojnë këtu, edhe ka prej tyre që kanë marrë edhe
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryesues! Zoti ministër, faleminderit për përgjigjen! Ka bashkatdhetarë tanë që ka një kohë jetojnë tani në Kosovë, në të vërtetë ju e dini si shkon ajo, kanë edhe vendqëndrimin atje e jetojnë këtu, edhe ka prej tyre që kanë marrë edhe pensione, mirëpo të reduktuara. A do të bëhet në marrëveshjen që e keni bërë ju me Konfederatën Zvicerane rivlerësimi, ose dhënia e asaj pjese që nuk është dhënë e plotë, sido që ta quani, atyre punëtorëve? Por, ka edhe punëtorë që në të vërtetë, për shkak të rrethanave, janë detyruar me e marrë pensionin, por ato pensione në të vërtet kanë qenë jashtëzakonisht të reduktuara, është marrë vetëm një përqindje e vogël e shumës që u takon si e drejtë e tyre legjitime. |
Skender Reçica | Po |
12/04/2019 | Punë të Brendshme |
Prandaj unë po e shtroj pyetjen e parë që ka të bëjë me çështjen e hapjes së vendkalimit kufitar ndërshtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë në aksin rrugor Gjilan-Kumanovë, në pikën kufitare Stanaj-Bellanoc. Unë para gjashtë m
Lexo më shumë
Prandaj unë po e shtroj pyetjen e parë që ka të bëjë me çështjen e hapjes së vendkalimit kufitar ndërshtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë në aksin rrugor Gjilan-Kumanovë, në pikën kufitare Stanaj-Bellanoc. Unë para gjashtë muajsh, tash janë bërë nëntë muaj që e kam bërë këtë pyetje, edhe në atë kohë, sipas hierarkisë në kuadër të kësaj Qeverie, e mori përsipër të përgjigjet zëvendëskryeministri Hoxhaj. Edhe ai zëvendëskryeministri Hoxhaj kishte dalë të bëjë hajgare se nuk e dinte për çka po flitej, ose donte ta gënjente publikun. Është diçka që duket, është fizike, është objektive. Thoshte jo, jo, ajo u hap vendkalimi kufitar moti, po s’po e di ti. Prandaj, unë po e pyes zotin kryeministër kur do të ndërmerren veprime konkrete për hapjen e vendkalimit kufitar midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë në vendkalimin kufitar Stanaj-Bellanoc, 17 që lidh dy vendbanime të mëdha, Gjilanin dhe Kumanovën, në të vërtet lidh dy rajone që përfshin një numër shumë të madh të banorëve e në të dy anët janë vetëm shqiptarë. Nga ana maqedone është afruar rruga, është rregulluar infrastruktura, pse nuk hapet ai vendkalim kufitar? Kjo është pyetja ime. Edhe kur do të hapet? Faleminderit! |
Ramush Haradinaj | Jo |
12/04/2019 | Drejtësi |
Pyetja e dytë është përsëri për kryeministrin. Edhe është çështja e mbylljes apo shuarjes së Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë. unë mendoj se zoti kryeministër është dashur ta dijë ose është dashur të informohet se Institutit për Hu
Lexo më shumë
Pyetja e dytë është përsëri për kryeministrin. Edhe është çështja e mbylljes apo shuarjes së Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë. unë mendoj se zoti kryeministër është dashur ta dijë ose është dashur të informohet se Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë është mbyllur me vendim të ministrit të Drejtësisë. Ky institut është krijuar me vendimin e Qeverisë në vitin 2011. D.m.th. pas gati shtatë vjet ekzistence, Qeveria e Kosovës e mbyll këtë institut dhe e hap një të ashtuquajtur Departament për Drejtësisë Tranzicionale. Natyrisht emrat është lehtë të vihen, po askush nuk e di çka do të thotë ajo. Edhe qëllimet e këtyre dy instituteve janë krejtësisht të ndryshme. D.m.th. Instituti për Krime të Luftës kishte për mandat t’i analizojë dhe verifikojë krimet dhe ngjarjet e tjera të rëndësishme, me qëllim të zhvillimit të një baze të dhënash, shënimeve dhe rasteve për ndjekje penale të cilat pastaj mund të shfrytëzohen nga institucionet e tjera të specializuara. Shumë me vend. Departamenti për Drejtësi Tranzicionale, sipas Ministrisë së Drejtësisë, krijohet me idenë që të plotësojë tri çështje: për të vendosur në binarë të shëndoshë me një burokraci funksionale, pas njëzet a 15 vjet, të ndërtohet një data-bazë që do të ketë kredibilitet institucional dhe do t’u shërbejë të gjitha organeve të drejtësisë. Çfarë data-baze nuk tregon. Unë edhe krejt deputetët e Kuvendit, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, kemi dëgjuar shpeshherë se ka krime të luftës, ato nuk po hulumtohen, nuk po hetohen. Edhe tash Qeveria e mbyll Institutin për Krime të Luftës, kush ka interes t’i humbë gjurmët e krimeve të luftës? |
Ramush Haradinaj | Jo |