Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/10/2017 | Arsim |
Zoti kryeministër, në komunikatën e lëshuar nga Divizioni për Komunikim Publik në MASHT, më 25 shtator 2017, njoftohet, citoj: “Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së K
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, në komunikatën e lëshuar nga Divizioni për Komunikim Publik në MASHT, më 25 shtator 2017, njoftohet, citoj: “Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Këshillit Shtetëror të Cilësisë, si dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj agjencie. Këtë vendim ministri Bytyqi e ka marrë pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin kryeministri ka kërkuar edhe fillimin e menjëhershëm të procedurave për përzgjedhjen e bordit të ri dhe drejtorit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Kryeministri Haradinaj këtë kërkesë e ka bërë duke arsyetuar se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze, ndërsa ka kërkuar nga ministri që procesi i ri të rezultojë me përzgjedhjen e njerëzve me ekspertizë të duhur në sektorin e arsimit, etike dhe profesionale. Zoti kryeministër, a mund të na njoftoni pse janë shkarkuar përnjëherë të gjithë anëtarët e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në mesin e të cilëve kishte edhe anëtarë ndërkombëtarë, ekspertë të arsimit të lartë që vlerësohen nga komuniteti akademik ndërkombëtar. Në komunikatë thuhet se shkarkimi është bërë pas kërkesës suaj, me arsyetim se procesi i akreditimit është përcjellë me parregullsi serioze. Në lidhje me këtë, a mund të na tregoni se a ka pasur një hulumtim dhe një analizë të punës dhe performancës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovar të Akreditimit. Nëse ka pasur një vlerësim të performancës, kush e ka bërë këtë, cilat janë gjetjet, gjegjësisht shkeljet apo parregullsitë dhe çfarë është ndërmarrë apo do të ndërmerret për të përmirësuar këto parregullsi dhe pse gjithë këto parregullsi nuk janë bërë publike? Po ashtu, ju lutem, na njoftoni kur keni planifikuar të raportoni në këtë Kuvend në lidhje me vendimin tuaj, pasi në Ligjin për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, në nenin 7, pika 5, parashihet se: “Nëse më shumë se 1/3 e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo...” |
Ramush Haradinaj | Po |
25/01/2018 | Arsim |
Pyetja parlamentare për ministrin e Arsimit, për të cilën shpresoj se do të marr përgjigje, pasi që është edhe obligim ligjor i tij, është në lidhje me veprimet që ata i kanë ndërmarrë për të evidentuar shkeljet e supozuara, konkretisht a kanë propozuar
Lexo më shumë
Pyetja parlamentare për ministrin e Arsimit, për të cilën shpresoj se do të marr përgjigje, pasi që është edhe obligim ligjor i tij, është në lidhje me veprimet që ata i kanë ndërmarrë për të evidentuar shkeljet e supozuara, konkretisht a kanë propozuar krijimin e ndonjë komisioni profesional për të hetuar këto raste dhe çfarë kanë ndërmarrë në raport me vendimet e paligjshme, për të cilat ata thonë se kanë identifikuar apo të dëmshme që i kanë supozuar. Po ashtu, pyetja ka të bëjë me veprimet që ata i kanë marrë në raport me njoftimin e organeve 15 kompetente për shkeljet e bëra nga ish-anëtarët, kur dihet se disa prej atyre vazhdojnë të mbajnë akoma pozita të larta shtetërore. Dhe, në fund, ministri duhet të na njoftojë se kur ka planifikuar të raportojë në këtë Kuvend në lidhje me vendimin për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, pasi që ky është obligim sipas Ligjit për arsimin e lartë të Republikës së Kosovës, konkretisht neni 7, pika 5, ku decidivisht parashihet se nëse më shumë se 1/3 e anëtarëve të Bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye. |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
08/02/2018 | Arsim |
Me datën 15 nëntor 2017 MASHT kishte shpallur konkursin “ Shkencëtari i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i Ri i vitit 2017”. Sipas konkursit, Ministria kishte krijuar një fond për çmime vjetore për rezultate të jashtëzakonshme hulumtu
Lexo më shumë
Me datën 15 nëntor 2017 MASHT kishte shpallur konkursin “ Shkencëtari i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i Ri i vitit 2017”. Sipas konkursit, Ministria kishte krijuar një fond për çmime vjetore për rezultate të jashtëzakonshme hulumtuese – shkencore brenda një periudhe njëvjeçare (rezultatet shkencore nga shtatori 2016 deri në tetor 2017). Këto çmime synonin të promovojnë cilësinë në punën shkencore, të inkurajojnë ngritjen në karrierë dhe shpërblimin e përpjekjeve dhe përkushtimin e hulumtuesve shkencorë të janë në proces të avancimit të diturive të tyre në fushën përkatëse të ekspertizës dhe ishte paraparë që të ndahen tre (3) çmime për “Shkencëtarin e vitit” dhe tre (3) çmime për “Shkencëtarin e ri të vitit”. Sipas asaj që kemi kuptuar nga mediat dhe në bazë të deklaratave tuaja në Komisionin për Arsim e kemi kuptuar se ky konkurs është anuluar me arsyetimin se Këshilli Shkencor i MASHT-it ka pasur tetë anëtarë e do të duhej të kishte shtatë, pra e cilsuat këtë si jo ligjore. Z. Ministër a mund të na tregoni se cfarë keni ndërmarrë në raport me këtë shkelje, pra me faktin se Komisioni ishte i jashtëligjshëm? Kur ishte themeluar Këshilli Shkencor dhe nga kush është emëruar? Si ndodhi që konkursi të hapej pa pasur parasyshë kompetencat e organit që vlerësonte aplikacionet e shkencëtarëve të rinjë? Kush mbanë përgjegjësi për këtë gabim I cili ka pasur pasoja edhe të kandidatët të cilët kanë aplikuar në këtë konkurs duke plotësuar edhe aplikacionet sipas kërkesave të konkursit dhe duke kërkuar në mjaft raste edhe nominim nga institucionet ndërkombëtare? Poashtu ju lutem të na njoftoni se a do të rishpallet konkursi conform Ligjit nr. 04/04L për Veprimtarinë e Kërkimore – Shkencore. Nëse po, kur do të rishpallet ky konkurs dhe a të merrni parasyshë aplikacionet që kanë dorëzuar tashmë shkencëtarët e rinjë, apo duhet që ata të riaplikojnë? Me datën 15 nëntor 2017 MASHT kishte shpallur konkursin “ Shkencëtari i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i Ri i vitit 2017”. Sipas konkursit, Ministria kishte krijuar një fond për çmime vjetore për rezultate të jashtëzakonshme hulumtuese – shkencore brenda një periudhe njëvjeçare (rezultatet shkencore nga shtatori 2016 deri në tetor 2017). Këto çmime synonin të promovojnë cilësinë në punën shkencore, të inkurajojnë ngritjen në karrierë dhe shpërblimin e përpjekjeve dhe përkushtimin e hulumtuesve shkencorë të janë në proces të avancimit të diturive të tyre në fushën përkatëse të ekspertizës dhe ishte paraparë që të ndahen tre (3) çmime për “Shkencëtarin e vitit” dhe tre (3) çmime për “Shkencëtarin e ri të vitit”. Sipas asaj që kemi kuptuar nga mediat dhe në bazë të deklaratave tuaja në Komisionin për Arsim e kemi kuptuar se ky konkurs është anuluar me arsyetimin se Këshilli Shkencor i MASHT-it ka pasur tetë anëtarë e do të duhej të kishte shtatë, pra e cilsuat këtë si jo ligjore. Z. Ministër a mund të na tregoni se cfarë keni ndërmarrë në raport me këtë shkelje, pra me faktin se Komisioni ishte i jashtëligjshëm? Kur ishte themeluar Këshilli Shkencor dhe nga kush është emëruar? Si ndodhi që konkursi të hapej pa pasur parasyshë kompetencat e organit që vlerësonte aplikacionet e shkencëtarëve të rinjë? Kush mbanë përgjegjësi për këtë gabim I cili ka pasur pasoja edhe të kandidatët të cilët kanë aplikuar në këtë konkurs duke plotësuar edhe aplikacionet sipas kërkesave të konkursit dhe duke kërkuar në mjaft raste edhe nominim nga institucionet ndërkombëtare? Poashtu ju lutem të na njoftoni se a do të rishpallet konkursi conform Ligjit nr. 04/04L për Veprimtarinë e Kërkimore – Shkencore. Nëse po, kur do të rishpallet ky konkurs dhe a të merrni parasyshë aplikacionet që kanë dorëzuar tashmë shkencëtarët e rinjë, apo duhet që ata të riaplikojnë? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
16/03/2018 | Drejtësi |
Zoti Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, më 22 janar 2018, e keni filluar me një minutë heshtje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Veri të Mitrovicës dhe vdekjen e veprimtarit
Jonuz Musliu. Derisa Jonuz Musliu ishte veprimtar i njohur, komand
Lexo më shumë
Zoti Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, më 22 janar 2018, e keni filluar me një minutë heshtje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Veri të Mitrovicës dhe vdekjen e veprimtarit |
Ramush Haradinaj | Po |
16/03/2018 | Arsim |
Zoti ministër,
Gjimnazi i specializuar matematikor në komunën e Prishtinës ka filluar punën, respektivisht
procesin mësimor më 7 tetor 2014.
Themeluesi i këtij gjimnazi është Ministria e Arsimit, sipas Vendimit numër 178/01B të datës 12
dhjetor të vi
Lexo më shumë
Zoti ministër, |
Shyqeri Bytyqi | Po |
17/05/2018 | Financa |
Zoti ministër, Ashtu sikurse besoj se jeni në njohuri, Kontrata Kolektive e arsimit, e nënshkruar më 184.2017 në mes të ish-ministrit Arsimit dhe it të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit parasheh që zbatimi i nenit 35, pika 8 dhe 9 që ka të bëjë me pagesë
Lexo më shumë
Zoti ministër, Ashtu sikurse besoj se jeni në njohuri, Kontrata Kolektive e arsimit, e nënshkruar më 184.2017 në mes të ish-ministrit Arsimit dhe it të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit parasheh që zbatimi i nenit 35, pika 8 dhe 9 që ka të bëjë me pagesën e pagës jubilare dhe tri pagave përcjellëse pas pensionimit, të përfshihen në Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. Kjo marrëveshje nuk është marrë parasysh kur është planifikuar Projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 dhe nuk ishte aprovuar edhe atëherë nga Kuvendi as amendamenti që unë kisha propozuar për këtë çështje. Përkundër kësaj, mësimdhënësit e pensionuar po e realizojnë të drejtën e tyre ligjore për tri pagat jubilare pas pensionimit, me anë të vendimeve të gjykatës. Së fundit, vetëm në Komunën e Ferizajt nëpërmes përmbaruesve privatë së paku 20 mësimdhënës i kanë marrë buxhetit të komunës nga tri paga jubilare pas pensionimit, të cilat në fakt atyre u takojnë me ligj. Në këtë mënyrë po dëmtohet buxheti i taksapaguesve dhe komuna është e obliguar të paguajë edhe kamatën prej 8% të procedurave të përmbaruesve. Zoti ministër, A do të parashihni në rishikimin e buxhetit planifikimin e mjeteve për këtë të drejtë që u takon mësimdhënësve të pensionuar, sepse ajo që po ndodh është që po dëmtohet buxheti i vendit për të paguar taksa dhe kamata për përmbaruesit dhe po ashtu po i obligojmë mësimdhënësi të pensionuar të ndjekin pa nevojë betejat në komuna dhe gjykata për të realizuar një të drejtë, e cila është e garantuar me ligj. |
Bedri Hamza | Po |
16/04/2018 | Arsim |
Zoti ministër, më 15 nëntor 2017, MASHT-i e kishte shpallur konkursin “Shkencëtari i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i ri i vitit 2017”. Në pyetjen time me shkrim në lidhje me këtë çështje, ju keni njoftuar se anulimi i këtyre konkur
Lexo më shumë
Zoti ministër, më 15 nëntor 2017, MASHT-i e kishte shpallur konkursin “Shkencëtari i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i ri i vitit 2017”. Në pyetjen time me shkrim në lidhje me këtë çështje, ju keni njoftuar se anulimi i këtyre konkurseve ishte bërë me arsyetimin se Këshilli Shkencor i MASHT-it e kaloi numrin prej 7 anëtarëve siç ishte përcaktuar me ligj. Pyetja ime është: A mund të na tregoni se çfarë keni ndërmarrë në raport me këtë shkelje, pra me faktin se komisioni ishte i jashtëligjshëm dhe a mban dikush përgjegjësi për këtë rast, kur kihet parasysh se ky është dështim i ministrisë, por nga ky gabim kanë pësuar kandidatët, të cilët kanë aplikuar në këtë konkurs duke plotësuar edhe aplikacionet sipas kërkesave të konkursit dhe duke kërkuar dhe në mjaft raste edhe nominim nga institucionet ndërkombëtare. Po ashtu, ju lutem, a mund të na njoftoni se kur do të rishpallet konkursi, konform Ligjit 4-04/L për veprimtari kërkimore shkencore, pasi në konkursin e kaluar theksohej se ministria e kishte krijuar një fond për çmimet vjetore. Pra, mjetet për shpërblimin e shkencëtarëve ekzistojnë dhe nuk do të ketë implikime financiare në këtë drejtim dhe a do t’i merrni parasysh aplikacionet që i kanë dorëzuar tashmë shkencëtarët e rinj apo duhet që ata të riaplikojnë? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
16/04/2018 | Arsim |
Do të thotë ministër, për shkak të gabimit të ish-ministrit, përkatësisht të ministrisë, të gjitha aplikacionet dhe puna e shkencëtarëve të rinj nuk do të merret parasysh dhe fondi që ishte ndarë për këtë destinacion nuk do të shfrytëzohet fare?
Do të thotë ministër, për shkak të gabimit të ish-ministrit, përkatësisht të ministrisë, të gjitha aplikacionet dhe puna e shkencëtarëve të rinj nuk do të merret parasysh dhe fondi që ishte ndarë për këtë destinacion nuk do të shfrytëzohet fare? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
23/07/2018 | Arsim |
Zoti ministër, sivjet u zhvilluan punimet konferencës jubilare “Java e Shkencës 2018”, e cila synon të paraqesë të arriturat e Kosovës dhe të rajonit në fushën e shkencës në periudhën njëvjeçare. Në fjalën që ju mbajtët me rastin e hapjes së
Lexo më shumë
Zoti ministër, sivjet u zhvilluan punimet konferencës jubilare “Java e Shkencës 2018”, e cila synon të paraqesë të arriturat e Kosovës dhe të rajonit në fushën e shkencës në periudhën njëvjeçare. Në fjalën që ju mbajtët me rastin e hapjes së kësaj konference deklaruat se këtë vit fokusi është përqendruar në rritjen e cilësisë së punimeve shkencore të paraqitura dhe në ndërkombëtarizimin e kësaj ngjarjeje me vlera të prezantimit. Përkundër kësaj që ju deklaruat dhe paraqitët se do të ndodhë, lajmet që u publikuan në media në lidhje me Javën e Shkencës dëshmuan se një numër i konsiderueshëm i prezantuesve, kryesisht nga lëmi i mjekësisë, ishin autorë që kanë publikuar punime shkencore në revistat boshnjake dhe ato maqedonase, të cilat po konsiderohen si mashtruese, tashmë të njohura si “revista të gjysheve”. Duhet theksuar se ndonëse në Kosovë nuk realizohet mjaft shkencë, ka akoma autorë të mirëfilltë seriozë e të mirëpërgatitur që kanë botuar edhe në revistat prestigjioze ndërkombëtare, të cilët jo vetëm që shumë shpesh nuk po e gjejnë përkrahjen institucionale, por edhe po ofendojnë hapur duke lejuar që Java e Shkencës të mbizotërohet nga persona jokompetentë. Pyetja parlamentare për ju, zoti ministër, është: a mund të na njoftoni çfarë keni ndërmarrë për të siguruar paraprakisht që të ruhet autoriteti i kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme dhe që punimet të jenë vërtet serioze dhe të paraqesin një shkencë të mirëfilltë dhe a keni krijuar ndonjë komision profesional për të hetuar rastet e raportuara? Nëse po, cilat janë gjetjet dhe nëse jo, a i keni në plan të merreni me këto raste apo do të lejoni që edhe në të ardhmen të ketë improvizime dhe joseriozitet të këtyre ngjarjeve kaq të rëndësishme për shkencën dhe për vendin. Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |
30/01/2019 | Kulturë |
Zoti ministër, vitin e kaluar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka marrë vendim për ndarjen e 400 mijë eurove për bartjen në Prizren të një pjese të Ministrisë, dhe Komuna e Prizrenit e ka miratuar propozimin për dhënien në shfrytëzim të dy objek
Lexo më shumë
Zoti ministër, vitin e kaluar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka marrë vendim për ndarjen e 400 mijë eurove për bartjen në Prizren të një pjese të Ministrisë, dhe Komuna e Prizrenit e ka miratuar propozimin për dhënien në shfrytëzim të dy objekteve, në mënyrë që të realizohet ky qëllim. Ashtu siç e pamë, ceremonia formale e bartjes ka ndodhur javën e kaluar, përderisa në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës që nga qershori i vitit të kaluar, pra gjashtë muaj përpara janë hapur konkurset për pranimin e personelit, gjegjësisht stafit që do të punojë në Prizren në këtë ministri. Dhe, po ashtu janë shpallur edhe emrat e personave që janë përzgjedhur. A mund të na tregoni se sa pozita të lira për punë në kuadër të Ministrisë në Prizren janë hapur? Sa persona janë punësuar tashmë? Dhe, a kanë filluar punën, gjegjësisht a ka filluar realizimi i pagesave? Dhe, mundësisht na tregoni se prej cilës kohë ka filluar realizimi i pagesave për personat e punësuar? |
Kujtim Gashi | Po |
30/01/2019 | Kulturë |
Pra, ministër ju thatë se janë punësuar 12 zyrtarë, të cilët edhe pse zyrtarisht puna ka filluar në janar të këtij viti, ata kanë filluar të marrin pagesa qe gjashtë muaj, dhe si e arsyetoni këtë fakt, shtuar kësaj edhe faktin që mjaft prej tyre janë per
Lexo më shumë
Pra, ministër ju thatë se janë punësuar 12 zyrtarë, të cilët edhe pse zyrtarisht puna ka filluar në janar të këtij viti, ata kanë filluar të marrin pagesa qe gjashtë muaj, dhe si e arsyetoni këtë fakt, shtuar kësaj edhe faktin që mjaft prej tyre janë persona, të cilët janë shumë të afërt me PDK-në, duke filluar prej vetë it të Degës së PDK-së aty, dhe të tjerët se nuk po dua t’i përmend kështu me emra. Pra, si e arsyetoni faktin që janë paguar gjashtë muaj, edhe pse nuk kanë punuar? |
Kujtim Gashi | Po |
30/01/2019 | Arsim |
Zoti ministër, ashtu siç e dini, Ligji për arsimin parauniversitar parasheh që të gjithë drejtorët, zëvendësdrejtorët e institucioneve edukative–arsimore dhe cilido person tjetër që dëshiron të aplikojë për këtë pozitë, është i obliguar sipas ligji
Lexo më shumë
Zoti ministër, ashtu siç e dini, Ligji për arsimin parauniversitar parasheh që të gjithë drejtorët, zëvendësdrejtorët e institucioneve edukative–arsimore dhe cilido person tjetër që dëshiron të aplikojë për këtë pozitë, është i obliguar sipas ligjit që të ketë të përfunduar një program për udhëheqje arsimore, i cili është i autorizuar nga ministria, sipas vendimit të rekomandimeve të Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve. Në kuadër të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, ashtu siç ju besoj jeni në njohuri, MASHT-i, në bashkëpunim me organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ka ofruar edhe mbajtjen në organizimin e trajnimeve të mësimdhënësve, prej të cilave ka pasur mundësi të ofrohen edhe trajnime me vetëfinancim dhe në mesin e tyre ka qenë edhe trajnimi për udhëheqje 36 arsimore. A mund të na tregoni, ju lutem, se a keni marrë ndonjë vendim, me të cilët ndalohet kjo formë e zhvillimit profesional? Nëse po, mundësisht na tregoni numrin e vendimit dhe datën e marrjes së tij, pasi në faqen zyrtare të MASHT-it nuk ka ndonjë vendim të tillë, të paktën unë nuk kam mundur të gjej një vendim të tillë dhe sa jam në njohuri këto trajnime po vazhdojnë në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Dhe, ju lutem të na njoftoni çfarë keni ndërmarrë në mënyrë që të siguroni mundësinë për të gjithë kandidatët që janë të interesuar të aplikojnë për pozitat udhëheqëse në institucionet edukativo-arsimore që të plotësojnë këtë kriter ligjor, pasi që është evidente fakti se përkundër që janë organizuar mjaft trajnime, jo gjithmonë kanë pasur mundësi t’i ndjekin këto trajnime të gjithë ata që kanë qenë të interesuar për shkak se përcaktimi i vijuesve ka shkuar qoftë nëpërmes drejtorëve të shkollave, qoftë nëpërmes të drejtorive komunale të arsimit. Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |
30/01/2019 | Arsim |
Zoti ministër, ju lutem edhe një herë, thatë se është një vendim i brendshëm, a mund të më tregoni a ka datë ai vendim, a ka numër, a është i publikuar diku? Si mund ta gjejmë një vendim të tillë dhe çka decidivisht thuhet në vendim, sepse siç ju thashë,
Lexo më shumë
Zoti ministër, ju lutem edhe një herë, thatë se është një vendim i brendshëm, a mund të më tregoni a ka datë ai vendim, a ka numër, a është i publikuar diku? Si mund ta gjejmë një vendim të tillë dhe çka decidivisht thuhet në vendim, sepse siç ju thashë, trajnimet janë duke vazhduar dhe nëse keni marrë vendim për ndërprerjen e tij, ju lutem nëse mund të na tregoni, po e përsëris datën apo numrin e vendimit, apo e keni publikuar diku. Jam plotësisht dakord me këtë çështjen e vijimit të programeve në fakultet dhe rregullimit me Udhëzim administrativ. |
Shyqeri Bytyqi | Po |
30/01/2019 | Ekonomi |
Jemi dëshmitarë se muajt e fundit , më skatësisht vitin e fundit kanë vazhduar goditje të rënda në Telekomin e Kosovës që kanë shkaktuar gjendje të krizës në këtë ndërmarrje.
Ndonëse Kompanitë e Telekomunikacionit gjithandej janë shumë fitimëprurs
Lexo më shumë
Jemi dëshmitarë se muajt e fundit , më skatësisht vitin e fundit kanë vazhduar goditje të rënda në Telekomin e Kosovës që kanë shkaktuar gjendje të krizës në këtë ndërmarrje.
Ndonëse Kompanitë e Telekomunikacionit gjithandej janë shumë fitimëprurse, madje për disa vite edhe vet Telekomi Kosovës ka qenë shembull për të mirë për të hyrat dhe avancimet e produkteve, tashmë ai qëllimishtë është sjellë në gjendje sa nuk mund t’i mbulojë as shpenzimet e veta rrjedhëse;
Ndër metodat dhe sulmet më agresive në shkatërrime te Telekomit nga Qeveria aktuale, është rritja e numrit të të punësuarve, kryesisht me punësim të familjarëve dhe militantëve partiakë në Telekomin e Kosovës.
Përveç tjerash këtu mund të ketë ndikuar dhe deklarimit i ministrit të MZHE-së që pas privatizimit, punëtorët do tu ofrohet një pako sociale për ata që e lënë punën me vetë dëshirë, e që do të përfitojnë 5 deri në 20 mijë euro. Pas ngritjes së shqetësimit për nivelin alarmues të punësimeve në Telekom nga LV! si dhe një varg raportimesg të mediav, ja e Bordit të Drejtorëve, i ka dërguar një raport ministrit të Zhvillimit Ekonomik, për të arsyetuar rritjen e numrit të punëtorve, ku në tabelën e punësimeve vërehet rritja e numrit të punëtorve për 234 persona në periudhen shkurt 2018- shkurt 2019. Në total në këtë periudhë Telekomi i ka 2540 punëtorë, për dallim prej 2295 sa kishte në vitin 2016.
Përkundër këtyre punësimeve masive, ku vetëm vitin e fundit janë punësuar mbi 200 persona dhe është rritur 8.5% numri i të punësuarve në ndërmarrje, gjatë 2018 në bazë të publikimeve të ARKEP-it , dëshmohet se sipas të hyrave dhe përdoruseve, Telekomi ka shënuae rënie
Z.Ministēr, a mund të na tregoni se çfarë keni ndërmarrë gjegjësisht do të ndërrmerrni në raport me këtë shkelje?
Për më shumë si do ta adresoni përgjegjësinë për këto shkelje? |
Valdrin Lluka | Jo |