Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/01/2018 | Kulturë |
Pyetja për ministrin është: zoti ministër, kur do të përfundojë ndërtimi i objektit për operën e baletit “Ibrahim Rugova” dhe a ka ndonjë plan konkret që ndahet në faza të përcaktuara kohore finalizimi i këtij objekti?
Pyetja për ministrin është: zoti ministër, kur do të përfundojë ndërtimi i objektit për operën e baletit “Ibrahim Rugova” dhe a ka ndonjë plan konkret që ndahet në faza të përcaktuara kohore finalizimi i këtij objekti? |
Kujtim Gashi | Po |
08/02/2018 | Arsim |
Cka ka ndërmarrë ministri i arsimit për të rritur rezultatin e efikasitetin për rezultatin PISA, që Kosova nuk ka qenë e radhitur mirë?
Cka ka ndërmarrë ministri i arsimit për të rritur rezultatin e efikasitetin për rezultatin PISA, që Kosova nuk ka qenë e radhitur mirë? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
02/03/2018 | Kulturë |
Çështja e pyetjes është adresuar shumë herët, më 18. 1. 2018. Dy shoqata të filmit, Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës dhe Shoqata e Autorëve dhe Producentëve të Filmit Arte7 e kanë akuzuar me një serë akuzash Qendrën Kinematografike të Kosov
Lexo më shumë
Çështja e pyetjes është adresuar shumë herët, më 18. 1. 2018. Dy shoqata të filmit, Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës dhe Shoqata e Autorëve dhe Producentëve të Filmit Arte7 e kanë akuzuar me një serë akuzash Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në letrën e bërë publike këto dy shoqata e denoncojnë qendrën për konkurs të brendshëm për drejtorin e ri dhe për shpalljen e këtij konkursi në periudhën e shkurtër kohore në festat e fundvitit, përkatësisht prej periudhës 29 dhjetor 2017 deri më 5 janar 2018. 28 Me Ligjin për kinematografinë e Kosovës, në nenin 32.1 përcaktohet qartë: për emërimin e drejtorit, Ministria e Kulturës shpall konkurs publik, dhe pyetja konkrete është: Pse nuk e anuloni konkursin e brendshëm që ta shpallni konkursin publik për drejtorin e ri të Qendrës Kinematografike të Kosovës? A do ta shkarkoni edhe Këshillin Drejtues për të mbajtur përgjegjësi për këto zhvillime në Qendrën Kinematografike të Kosovës? |
Kujtim Gashi | Po |
16/04/2018 | Siguri |
Përshëndetje, ju deputetë dhe ju deputete, Pyetja ime për ministrin është: Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 7.3 hektarëve të tokës dhe një shume fillestare prej 600 mijë eurosh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka&rd
Lexo më shumë
Përshëndetje, ju deputetë dhe ju deputete, Pyetja ime për ministrin është: Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 7.3 hektarëve të tokës dhe një shume fillestare prej 600 mijë eurosh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”, i cili është në harmoni të plotë me planin rregullues urban, të aprovuar edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit. Ju si ministër keni bërë një shkresë për pezullimin e këtij vendimi, duke rënë në kundërshtim edhe me Qeverinë, edhe me planin rregullues urban të Komunës së Gjilanit. Çfarë keni bërë konkretisht për ta zgjidhur përplasjen tuaj si ministër me shkresën e pezullimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e kampusit “Kadri Zeka”, në parcelën ku tani më është FSK-ja? |
Rrustem Berisha | Po |
12/07/2018 | Arsim |
Z. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, është bërë tashmë e njohur se Kosova do të duhej të priste edhe 90 ditë apo 3 muaj për fillimin e procedurave të ri-regjistrimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në Regjistrin E
Lexo më shumë
Z. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, është bërë tashmë e njohur se Kosova do të duhej të priste edhe 90 ditë apo 3 muaj për fillimin e procedurave të ri-regjistrimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR). A është ri-regjistruar akoma AKA në EQAR, pas skandalit që e prodhoi ndërhyrja politik e Qeverisë suaj në AKA? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
12/07/2018 | Sociale |
Z. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, çfarë po bëhet nga ministria që e drejtoni ju, për mësimdhënësit me diagnostifikim të kancerit, si dhe a do të bëhet vazhdimi i pagesës së rregullt dhe të plotë për ta që në momentin e dia
Lexo më shumë
Z. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, çfarë po bëhet nga ministria që e drejtoni ju, për mësimdhënësit me diagnostifikim të kancerit, si dhe a do të bëhet vazhdimi i pagesës së rregullt dhe të plotë për ta që në momentin e diagnostifikimit zyrtar me kancer nga mjekët dhe të mos kushtëzohen pagat e tyre të punojnë në këtë gjendje të rëndë shëndetësore ? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
05/07/2018 | Kulturë |
E nderuar kryesuese, Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Pyetja parlamentare është Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në raportin e fundit ka konstatuar, se Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka shkelur Ligjin për trashëgimi kultur
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese, Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Pyetja parlamentare është Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në raportin e fundit ka konstatuar, se Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka shkelur Ligjin për trashëgimi kulturore. Po ashtu, këshilli ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të detyruar MKRS-në që të respektojë Ligjin për trashëgimi kulturore. Pyetja është: Pse nuk jepni përgjegjësi për shkeljet e Ligjit për trashëgimi kulturore dhe për këto dëme që MKRS i shkakton trashëgimisë kulturore? |
Kujtim Gashi | Po |
12/07/2018 | Arsim |
Z. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, a keni ndonjë plan dhe strategji të heqjes së tërësishme të testit të arritshmërisë dhe për provimin përfundimtarë dhe provimin e maturës shtetërore, pasi shpesh po bëhet dekurajim për nxë
Lexo më shumë
Z. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, a keni ndonjë plan dhe strategji të heqjes së tërësishme të testit të arritshmërisë dhe për provimin përfundimtarë dhe provimin e maturës shtetërore, pasi shpesh po bëhet dekurajim për nxënësit me sukses shembullor për të gjitha vitet shkollore dhe inkurajim për nxënësit me sukses të dobët si dhe me kurrikulën e re të bazuar në kompetenca dhe më vlerësim të ri, nxënësit vlerësohen sistematikisht dhe jo vetëm me test arritshmërie apo provim mature; jo për një ditë apo vetëm më një instrument vlerësimi? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
12/07/2018 | Arsim |
Z. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, a keni strategji të krijimit të Këshillit të Sigurisë në Shkollat e Kosovës dhe për të bërë anëtar në cdo Këshillë të Sigurisë, jo vetëm mësimdhënës apo personelin tjetër të shkollës, por
Lexo më shumë
Z. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, a keni strategji të krijimit të Këshillit të Sigurisë në Shkollat e Kosovës dhe për të bërë anëtar në cdo Këshillë të Sigurisë, jo vetëm mësimdhënës apo personelin tjetër të shkollës, por të paktën një profesionist që ka përfunduar studimet universitare dhe parauniversitare në “Shkencat e Sigurisë”, në mënyrë që të krijohen politika edhe më profesionale të rritjes së sigurisë dhe të parandalimit të sjelljeve devijante në shkollat tona? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |