Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur | ||
---|---|---|---|---|---|---|
16/03/2018 | Punë të Jashtme |
Zoti kryeministër,
Deri më tani janë mbajtur katër mbledhje të përbashkëta ndërmjet qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Nga mbledhja e fundit, e mbajtur në Korçë, më 27 nëntor 2017, ju njoftuat se u nënshkruan 12 marrëveshje. Pyetj
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, |
Ramush Haradinaj | Po | ||
16/03/2018 | Punë të Jashtme |
Republika e Shqipërisë e ka hequr lejen e punës për qytetarët e Republikës së Kosovës atje. Kur do ta bëni ju të njëjtën, për shkak se është një rezultat i marrëveshjeve që u përmendën më herët?
Republika e Shqipërisë e ka hequr lejen e punës për qytetarët e Republikës së Kosovës atje. Kur do ta bëni ju të njëjtën, për shkak se është një rezultat i marrëveshjeve që u përmendën më herët? |
Ramush Haradinaj | Po | ||
23/07/2018 | Drejtësi |
Në interpelancën e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës keni theksuar se do të hetoni rastin e kthimit në punë të drejtorit të
Lexo më shumë
Në interpelancën e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës keni theksuar se do të hetoni rastin e kthimit në punë të drejtorit të Departamentit të Prokurimit, zotit Nexhat Krasniqi, i cili ishte dënuar me aktgjykim të formës së prerë për shkak të kryerjes së veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje. I nderuar zoti kryeministër, çfarë masash keni ndërmarrë në lidhje me këtë rast, kur dihet fare mirë rëndësia e pozitës, të cilën e mban dhe ushtron aktualisht i dënuari me aktgjykim të formës së prerë, zoti Nexhat Krasniqi? |
Ramush Haradinaj | Po | ||
30/01/2019 | Financa |
Zoti ministër, edhe pse prej 21 nëntorit është në fuqi taksa ndaj Serbisë, ende në tregun e Kosovës ka tepër shumë produkte me këtë origjinë. Nga Doganat raportohet për ulje drastike të importit prej Serbisë, por nuk ka rritje të ndjeshme të importeve ng
Lexo më shumë
Zoti ministër, edhe pse prej 21 nëntorit është në fuqi taksa ndaj Serbisë, ende në tregun e Kosovës ka tepër shumë produkte me këtë origjinë. Nga Doganat raportohet për ulje drastike të importit prej Serbisë, por nuk ka rritje të ndjeshme të importeve nga ndonjë vend tjetër. Pyetja ime është: çfarë masash konkrete janë marrë kundër kontrabandës së produkteve të Serbisë në Kosovë dhe sa raste keni raportuar për kontrabandë gjatë dhjetorit 2018 dhe janarit 2019 për mallrat me origjinë nga Serbia. |
Bedri Hamza | Po | ||
30/01/2019 | Financa |
Zoti ministër, faktet e ndryshme, disa i keni parë edhe nëpër media, dëshmojnë se në treg ka prodhime serbe me datë prodhimi pas 21 nëntorit, d.m.th. pas vendosjes së taksës me çmime të njëjta, nëse jo edhe më të ulëta si pjesë të aksioneve promocionale.
Lexo më shumë
Zoti ministër, faktet e ndryshme, disa i keni parë edhe nëpër media, dëshmojnë se në treg ka prodhime serbe me datë prodhimi pas 21 nëntorit, d.m.th. pas vendosjes së taksës me çmime të njëjta, nëse jo edhe më të ulëta si pjesë të aksioneve promocionale. Nëse për taksë 10 për qind do të mund të mendohej për subvencionim nga shteti serb, për taksën 100 për qind nuk është aspak e besueshme. Nëse Kryeministri dhe të tjerët lavdërohen për këtë masë, kurse ne jemi në thumb të kritikës nga shtetet mike, a nuk do të ishte dështim katastrofal që ne të paguajmë çmim politik, kurse ekonomikisht mos të kemi kurrfarë përfitimi? |
Bedri Hamza | Po | ||
30/01/2019 | Energji |
Kontrata me ContourGlobal është në disfavor të interesit të Kosovës,po ashtu Kuvendi nuk i ka dhënë miratim në asnjë version këtij projekti. Ju keni shpallur konkurs për bordin e një ndërmarrje të re energjetike që planifikohef sipas projektit tuah të bl
Lexo më shumë
Kontrata me ContourGlobal është në disfavor të interesit të Kosovës,po ashtu Kuvendi nuk i ka dhënë miratim në asnjë version këtij projekti. Ju keni shpallur konkurs për bordin e një ndërmarrje të re energjetike që planifikohef sipas projektit tuah të blej 100% të energjisë që supozohet të prodhojë contour global, mbi cilën bazë po themeloni Ndërrmarrje e re energjetike? |
Ramush Haradinaj | Jo | ||
30/01/2019 | Punë të Brendshme |
Ministër, kur do të miratohet struktura e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kur do të filloj nga zbatimi?
Ministër, kur do të miratohet struktura e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kur do të filloj nga zbatimi? |
Rrustem Berisha | Jo |