Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/11/2017 | Financa |
Zoti kryeministër, në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016 janë konstatuar shumë rekomandime të pazbatueshme nga njësitë buxhetore. Gjithashtu, është konstatuar se disa ndërmarrje publike vazhdojnë të operojnë me humbje financia
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016 janë konstatuar shumë rekomandime të pazbatueshme nga njësitë buxhetore. Gjithashtu, është konstatuar se disa ndërmarrje publike vazhdojnë të operojnë me humbje financiare, me ç’ rast vazhdimisht mbështeten nga Buxheti i Kosovës dhe donatorët. Cilat janë ato ndërmarrje publike që punojnë me humbje financiare dhe çfarë masash keni ndërmarrë për bordet dhe menaxhmentin e këtyre ndërmarrjeve? |
Ramush Haradinaj | Po |
08/02/2018 | Punë të Brendshme |
Flitet, zoti ministër, se Inspektorati Policor ka gjetur një numër të madh të pjesëtarëve të policisë që janë kategorizuar si invalidë. A keni informata, sa është numri i tyre dhe cila është shkalla e invaliditetit të atyre zyrtarëve, pasi dyshohet se ka
Lexo më shumë
Flitet, zoti ministër, se Inspektorati Policor ka gjetur një numër të madh të pjesëtarëve të policisë që janë kategorizuar si invalidë. A keni informata, sa është numri i tyre dhe cila është shkalla e invaliditetit të atyre zyrtarëve, pasi dyshohet se ka edhe zyrtarë të lartë të Policisë që në të njëjtën kohë janë invalidë. Faleminderit! |
Bejtush Gashi | Po |
08/02/2018 | Punë të Brendshme |
Në anën tjetër, zoti ministër, unë po mendoj se ju e dhatë një shifër që unë dyshoj sipas burimeve të mia t’i informacionit, se numri duhet të jetë më i madh, po pak rëndësi ka, me rëndësi se ka invalidë. Dyshohet se disa prej atyre që janë invalid
Lexo më shumë
Në anën tjetër, zoti ministër, unë po mendoj se ju e dhatë një shifër që unë dyshoj sipas burimeve të mia t’i informacionit, se numri duhet të jetë më i madh, po pak rëndësi ka, me rëndësi se ka invalidë. Dyshohet se disa prej atyre që janë invalidë, janë edhe të lajmëruar si invalidë që nga lufta kanë dalë me pasoja të krizave psikike. Në rast se një zyrtar i lartë i Policisë ka edhe atë shkallë të invaliditetit, sa jemi të sigurt se ai zyrtar mund të bëjë ndonjë skandal që nuk përjashtohen në Kosovë dhe thjesht të mos japë përgjigje para organeve të drejtësisë, sepse në fund të fundit i ka letrat që s’është në terezi. Faleminderit! |
Bejtush Gashi | Po |
16/04/2018 | Planifikim Hapesinor |
Siç e dimë të gjithë, ka kohë që Serbia në pjesën veriore të Kosovës është duke e ndërtuar një koloni që quhet “Lugina e Diellit”. Në bazë të një prononcimi publik të kryeinspektorit, del se komuna përgjegjëse për atë hapësirë të Kosovës nuk
Lexo më shumë
Siç e dimë të gjithë, ka kohë që Serbia në pjesën veriore të Kosovës është duke e ndërtuar një koloni që quhet “Lugina e Diellit”. Në bazë të një prononcimi publik të kryeinspektorit, del se komuna përgjegjëse për atë hapësirë të Kosovës nuk bashkëpunon me ministrinë dhe nuk ofron dokumente të mjaftueshme se çka është duke ndodhur. Ministre, çfarë masash shtesë jeni duke marrë që të mos realizohet një projekt i financuar nga Serbia që mendojmë se i takon të kaluarës për kolonizimin e asaj pjese dhe në cilën situatë gjendet ajo hapësirë, për të cilën ka vjet që është duke u folur dhe përfolur publikisht, po nuk ka ndonjë të dhënë detale as Kuvendi dhe as opinioni i gjerë? |
Fatmir Matoshi | Po |
16/04/2018 | Planifikim Hapesinor |
Ministre, siç e dimë edhe nga praktika në të kaluarën, në momentin që komuna nuk bashkëpunon ju keni bërë një kallëzim penal, i cili do të myket në sirtar të gjykatave. Çfarë masash konkrete keni marrë, meqë organet e nivelit të dytë të pushtetit
Lexo më shumë
Ministre, siç e dimë edhe nga praktika në të kaluarën, në momentin që komuna nuk bashkëpunon ju keni bërë një kallëzim penal, i cili do të myket në sirtar të gjykatave. Çfarë masash konkrete keni marrë, meqë organet e nivelit të dytë të pushtetit nuk bashkëpunojnë, nuk funksionojnë, ju keni kompetenca që të ndërmerrni masa të drejtpërdrejta për t’ua rikujtuar diçka të ngjashme. Në komunën të Prizrenit drejtpërdrejt ministria në të kaluarën ka ndërmarrë masa të veprimit për t’i ndalë punimet pa leje në zonat e caktuara. A keni plan apo keni bërë veprime konkrete pa Komunën e Zveçanit? Se në fund të fundit, Komuna e Zveçanit është ajo që i zbaton politikat e Vuçiqit. |
Fatmir Matoshi | Po |
03/05/2018 | Mjedis |
Ministrin nuk di ku mund ta gjejmë, po sido që të jetë, unë pyetjen po e bëj, është kryeministri, është një çështje që i përket Qeverisë. Fjala është për Ligjin rreth pyjeve, për shkak se Agjencia për Menaxhimin e Pyjeve menaxhon rreth 50% të territorit
Lexo më shumë
Ministrin nuk di ku mund ta gjejmë, po sido që të jetë, unë pyetjen po e bëj, është kryeministri, është një çështje që i përket Qeverisë. Fjala është për Ligjin rreth pyjeve, për shkak se Agjencia për Menaxhimin e Pyjeve menaxhon rreth 50% të territorit të Kosovës dhe është me një ligj, i cili tash ka defekte dhe thjesht koha e ka bërë demode atë ligj. Në anën tjetër, informatat tregojnë se nga Legjislatura IV ky ligj sillet dhe mbështillet nëpër duar të Qeverisë dhe nuk vjen në Kuvend. Jam shumë i interesuar si deputet dhe si qytetar të di arsyen pse Ligji për pyjet e Kosovës nuk po procedohet nga Qeveria dhe t’u adaptohet rrethanave të reja për të qenë më funksional dhe thjesht t’i shërbejë territorit dhe qytetarëve të Kosovës |
Ramush Haradinaj | Po |