Pyetja ka të bëjë me 93 ish-punëtorë të KEDS-it, të cilët kanë pasur kontrata të përhershme dhe atyre u është ndërprerë kontrata e punës pa asnjë lloj shpjegimi në vitin 2016. Punëtorët e larguar të KEDS-it kanë ngritur rastin në gjykatë, Inspektorati i
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me 93 ish-punëtorë të KEDS-it, të cilët kanë pasur kontrata të përhershme dhe atyre u është ndërprerë kontrata e punës pa asnjë lloj shpjegimi në vitin 2016. Punëtorët e larguar të KEDS-it kanë ngritur rastin në gjykatë, Inspektorati i Punës, me vendim ekzekutiv ka dhënë vendim për kthimin e tyre në punë. Dhe, ajo çka neve na intereson është se çka do të bëhet me fatin e këtyre punëtorëve dhe në këtë rast kryeministri ka pritur këta 93 punëtorë në zyrën e tij, u ka premtuar që do të angazhohet së paku ta shtyjë çështjen e tyre përpara, sepse e drejta është në anën e punëtorëve. Këto korporata, edhe pse janë privatizuar, nuk duhet t’i mundojnë punëtorët qoftë me punë të ndryshme, sidomos me këtë çështjen e largimit, prandaj unë përgjigjen e pres në seancën e ardhshme.
Show less...
Ramush Haradinaj
Po
08/02/2018
Ekonomi
Unë po e përmend për ministrin çështjen, është fjala për rezervarin “Kalaja”, i cili është ndërtuar në vitin 1945, përgjatë kalasë, një trashëgimi historike. Të dy komorat e rezervarëve janë të lidhura për shkak të kapacitetit shumë të vogël
Lexo më shumë
Unë po e përmend për ministrin çështjen, është fjala për rezervarin “Kalaja”, i cili është ndërtuar në vitin 1945, përgjatë kalasë, një trashëgimi historike. Të dy komorat e rezervarëve janë të lidhura për shkak të kapacitetit shumë të vogël të akumulimit prej 480 metra kub, rezervuari përdoret vetëm si strukturë për balancimin e rrjedhjes. Deri te rezervuari mund të arrihet vetëm në këmbë, gjë që ka vështirësuar rehabilitimin në vitin 2004. Në vitin 2004 janë zëvendësuar pajisjet përbrenda komorës së valvulës. Gjatë këtyre punëve është dëmtuar kontrolli i nivelit dhe uji ka hyrë në komoren e valvulës, gypat për kapërderdhje, derdhja e ujit të tepërt, nuk mund të funksionojnë pasi që gypi për kapërderdhje në komoren e djathtë është më e lartë se muri i rezervuarit dhe të dy komorat janë të lidhurat në mënyrë hidraulike. Zëvendësimi i pajisjeve është bërë në mënyrë joprofesionale, nuk janë gjetur as vizatime, e as skica për zëvendësimet, ndërrimet. Nuk janë instaluar gypat për ajrosje në pjesën e poshtme të valvulës hyrëse të vijës së gravitetit. Gypi kryesor që shkon lart nga stacioni i pompimit ka nevojë për një valvulë ajri me funksion të dyfishtë në pjesën e poshtme të valvulës hyrëse. Duket se rezervuari nuk e lëshon ujin. Rezervuari është tërësisht i mbuluar me dhe, por nuk është i rrethuar dhe, në fakt vizitorët e Kalasë i tërheq struktura, rekomandohet përreth rezervuarit të rrethohet një truall prej 400 metra katror. Zoti Lluka, a mund të na tregoni se a jeni në dijeni për këtë çështje dhe kur do të intervenoni për rregullimin e këtij problemi?
Show less...
Valdrin Lluka
Po
12/07/2018
Sociale
Faleminderit, kryesues! Unë edhe para kësaj, në një interpelancë, e pata ngrehur çështjen e të riut 17-vjeçar nga Lugishta e Prizrenit, pra Selldin Alia, dhe kërkoj të di se a është në dijeni për këtë rast ministri, unë e di që është në dijeni, dhe se pa
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesues! Unë edhe para kësaj, në një interpelancë, e pata ngrehur çështjen e të riut 17-vjeçar nga Lugishta e Prizrenit, pra Selldin Alia, dhe kërkoj të di se a është në dijeni për këtë rast ministri, unë e di që është në dijeni, dhe se paraprakisht, pra ky i ri 17-vjeçar ka vdekur në vendin e punës. Po t’i shihte ministri fotografitë, ashtu siç i kam parë unë, sigurisht që do ta kishte shqetësim dhe se nuk do të mjaftohej me ato që ka thënë që Inspektorati ka shkuar në vendin e punës ku ka punuar ky djalosh në vitin 2015, sepse prej vitit 2015 kanë kaluar shumë vite. Dhe se sot ka deklaruar shifra, të cilat me gjasë nuk janë shumë reale. Ka thënë që tërësisht në krejt territorin e Republikës së Kosovës punojnë 52 fëmijë, pra e kam fjalën për punë të rënda, e prej këtyre 38 fëmijë, pra kërkojnë lëmoshë, 38 fëmijë ne i kemi në Prishtinë, 11 fëmijë punojnë në rrugë, 3 fëmijë në eksploatimin e pasurive natyrore, 11 fëmijë në rrugë pra kryesisht dalin duke mbledhur kënaçe, pastrojnë xhama, 3 fëmijë eksploatojnë pra pasuri të ndryshme, mbledhje të kërpudhave, të metaleve e tjera. Dhe, ministër, vetëm në gjashtë muajt e fundit kanë vdekur shtatë punëtorë, qoftë të rinj, apo edhe të vjetër.
Show less...
Skender Reçica
Po
12/07/2018
Sociale
Ministër! Ju po flisni për fushata vetëdijësuese, e këtu po thoni siguria dhe shëndeti i punëtorëve mbi të gjitha, dhe unë po jua them që vetëm në gjashtë muajt e fundit i kemi shtatë punëtorë të vdekur. Për çfarë fushatash po flisni dhe po debatoni këtu
Lexo më shumë
Ministër! Ju po flisni për fushata vetëdijësuese, e këtu po thoni siguria dhe shëndeti i punëtorëve mbi të gjitha, dhe unë po jua them që vetëm në gjashtë muajt e fundit i kemi shtatë punëtorë të vdekur. Për çfarë fushatash po flisni dhe po debatoni këtu? Për ato, të cilat marrin fonde e i harxhojnë kot së koti! Po thoni që punëtorët duhet t’i lajmërojnë organet kompetente, por a e dini që një punëtor i sektorit privat, pra po ta lajmërojë, ai më nuk do të jetë në vendin e punës. Për këtë juve ju nevojitet me njëfarë forme që ta ngrehni nivelin e përgjegjësisë në Inspektoratin e Punës, e kur thoni që në rastin e fundit pra të vdekjes së këtij djaloshi, Inspektorati e ka inspektuar këtë firmë në vitin 2015, ministër, në cilin vit jemi sot?
Show less...
Skender Reçica
Po
12/07/2018
Financa
zoti ministër, para disa javësh Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri u është drejtuar juve me një kërkesë për shtim të numrit të punëtorëve të zjarrfikësve, mirëpo kërkesa është refuzuar dhe meqenëse kjo pyetje është bërë
Lexo më shumë
zoti ministër, para disa javësh Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri u është drejtuar juve me një kërkesë për shtim të numrit të punëtorëve të zjarrfikësve, mirëpo kërkesa është refuzuar dhe meqenëse kjo pyetje është bërë shumë më parë, sot rastësisht e patëm edhe një protestë të zjarrfikësve të cilët kërkonin më shumë të drejta, rritje të pagës, gjë që u përmend nga shumë kolegë deputetë këtu, e s’po dua ta përsëris. Mendoj që kërkesat e tyre janë legjitime dhe meqenëse i dini të gjitha specifikat, unë do të mundohem ta shkurtoj paksa. Ju e dini që më KFOR-i Gjerman po largohet dhe nuk është në Prizren, prandaj mbeten në përgjegjësinë e atyre 25 zjarrfikësve të Prizrenit, kur numri është shumë i vogël, përderisa në komunat në regjion, për shembull, Gjakova ka 55, Komuna e Prishtinës ka 155 zjarrfikës dhe se Komuna e Prizrenit dhe e Prishtinës nuk dallojnë shumë në numër. Prandaj, përveç asaj, në Prizren janë të rregulluar tashmë tre stacione të zjarrfikësve, është fjala për Zhur, Gjonaj dhe Reçan, të cilat janë të ndërtuara mirëpo ka mungesë të burimeve njerëzore. Prandaj, shpresoj në reflektimin tuaj dhe në përgjegjësinë që ta shtoni këtë numër në atë çfarë mund të përfundoj kërkesa.