Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
08/02/2018 | Punë të Jashtme |
Aktualisht ku janë të vendosur Policia e Republikës së Kosovës në kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe deri në cilën pikë (koordinatë) ushtrojnë kontrollin e tyre efektiv?
Aktualisht ku janë të vendosur Policia e Republikës së Kosovës në kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe deri në cilën pikë (koordinatë) ushtrojnë kontrollin e tyre efektiv? |
Ramush Haradinaj | Jo |
08/02/2018 | Siguri |
I nderuar z. Ministër Berisha, duke marrë për bazë Pakon e Ahtisarit dhe Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me anë të cilave FSK përcaktohet si forcë e armatosur lehtë, si dhe duke marrë parasysh dokumentet dhe protokollet ndërkombëtare përmes të ci
Lexo më shumë
I nderuar z. Ministër Berisha, duke marrë për bazë Pakon e Ahtisarit dhe Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me anë të cilave FSK përcaktohet si forcë e armatosur lehtë, si dhe duke marrë parasysh dokumentet dhe protokollet ndërkombëtare përmes të cilave definohen armët e lehta atëherë pyetja ime është kjo: Pse nuk është pajisur asnjëherë as me armet që në fakt i ka të lejuara përtej atyre që i ka aktualisht në inventor? |
Rrustem Berisha | Jo |
17/05/2018 | Siguri |
I nderuar ministër, a është duke u zbatuar afati kohor për transformimin e FSK-së, sipas rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë 2014-2024?
I nderuar ministër, a është duke u zbatuar afati kohor për transformimin e FSK-së, sipas rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë 2014-2024? |
Rrustem Berisha | Jo |
16/04/2018 | Siguri |
Bazuar në Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në nenin 10, paragrafi 10.2, nëpërmjet të cilit është themeluar FSK-ja, përcaktohet se Forca e Sigurisë së Kosovës është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda siç janë tanket, artileria e rë
Lexo më shumë
Bazuar në Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në nenin 10, paragrafi 10.2, nëpërmjet të cilit është themeluar FSK-ja, përcaktohet se Forca e Sigurisë së Kosovës është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda siç janë tanket, artileria e rëndë, apo kapacitetet sulmuese ajrore. I nderuar ministër, Duke marrë për bazë Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me anë të të cilit FSK-ja përcaktohet si forcë e armatosur lehtë, si dhe duke marrë parasysh dokumentet dhe protokollet ndërkombëtare nëpërmjet të cilave definohen armët e lehta, atëherë pyetja ime është: Pse nuk është pajisur asnjëherë as me armët që në fakt i ka të lejuara përtej atyre që i ka aktualisht në inventar? |
Rrustem Berisha | Po |
16/04/2018 | Siguri |
Po, zoti ministër, meqë nuk është plotësuar e gjithë ajo që është në formë ligjore, unë po drejtohem kështu se mendoj që nga deklarimi juaj mund të konkludohet se kësaj qeverie i mungon vullneti, sikur edhe aftësia për ta përmbushur misionin aktual që i
Lexo më shumë
Po, zoti ministër, meqë nuk është plotësuar e gjithë ajo që është në formë ligjore, unë po drejtohem kështu se mendoj që nga deklarimi juaj mund të konkludohet se kësaj qeverie i mungon vullneti, sikur edhe aftësia për ta përmbushur misionin aktual që i lejohet. E nëse arsyetimi është se nuk ka bazë ligjore për ta shndërruar FSK-në në forcë të armatosur, atëherë çfarë mungon pos vullnetit dhe aftësisë për ta përmbushur misionin aktual për të cilin kemi bazë ligjore, që t’i kemi ato armë në përdorim? |
Rrustem Berisha | Po |
30/01/2019 | Siguri |
Në ministrinë e sapoformuar, sipas ligjit në fuqi, pra Ministrisë së Mbrojtjes, është deklaruar prej jush, zoti ministër, se menjëherë pas miratimit të ligjit jeni gati të filloni nga puna me strukturën e re të parashikuar me Ligjin e ri për Ministrinë e
Lexo më shumë
Në ministrinë e sapoformuar, sipas ligjit në fuqi, pra Ministrisë së Mbrojtjes, është deklaruar prej jush, zoti ministër, se menjëherë pas miratimit të ligjit jeni gati të filloni nga puna me strukturën e re të parashikuar me Ligjin e ri për Ministrinë e Mbrojtjes dhe dy ligjet e tjera. Aktualisht, institucioni juaj po vijon të ketë 2 apo 3 versione të strukturës zyrtare. Pyetja: a ka mundësi të na saktësoni qartë dhe të na paraqisni në seancë strukturën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës? |
Rrustem Berisha | Po |
30/01/2019 | Sociale |
Udhëzimi administrativ për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut-pagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve stazh pensional nr. 09/2015, në paragrafin 5, neni 5, për kualifikimin e shfrytëzuesve të pen
Lexo më shumë
Udhëzimi administrativ për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut-pagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve stazh pensional nr. 09/2015, në paragrafin 5, neni 5, për kualifikimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut-pagues thotë se të gjitha dëshmitë për kualifikim duhet të jenë para vitit 1.01.1999. Pyetja, zoti ministër: a jeni në dijeni për këtë shkelje, diskriminim dhe mohim që po i bëhet arsimit shqip të periudhës 1991-1999 në Kosovë, kur mijëra studentë janë diplomuar në institucionet shkollore shqip në Kosovë. Nëse po, cilat masa i keni ndërmarrë? |
Skender Reçica | Po |
30/01/2019 | Sociale |
Zoti ministër, sikur ky nen, gjegjësisht paragrafi 5 të Udhëzimit Administrativ numër 9, 215 është sikurse me porosi nga Serbia, po legjitimohet periudha më diskriminuese e aparteidit serb të regjimit të Milosheviqit kundër arsimit shqip, sepse paragrafi
Lexo më shumë
Zoti ministër, sikur ky nen, gjegjësisht paragrafi 5 të Udhëzimit Administrativ numër 9, 215 është sikurse me porosi nga Serbia, po legjitimohet periudha më diskriminuese e aparteidit serb të regjimit të Milosheviqit kundër arsimit shqip, sepse paragrafi 5, neni 5 të Udhëzimit Administrativ 09/2015 i hartuar nga Ministria e juaj është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligji nr. 4/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, konkretisht me nenin 8 të Ligjit 04/L-131, i cili nen periudhën 1989-1999 të arsimit shqip në Kosovë e pranon si stazh të sigurimit pensional. |
Skender Reçica | Po |
12/04/2019 | Arsim |
Zoti ministër, Degradimi i arsimit shqip në Kosovë është rezultat i reformave të fokusuara në formë dhe jo në përmbajtje. Këtë rend të reformës në arsim e kemi hasur që nga paslufta, fillimisht nga të huajt, por edhe pas themelimit të Ministrisë së MASHT
Lexo më shumë
Zoti ministër, Degradimi i arsimit shqip në Kosovë është rezultat i reformave të fokusuara në formë dhe jo në përmbajtje. Këtë rend të reformës në arsim e kemi hasur që nga paslufta, fillimisht nga të huajt, por edhe pas themelimit të Ministrisë së MASHT-it është eksperimentuar në këtë drejtim. Përpjekja për të kopjuar modelet e arsimit nga vendet e zhvilluara, ligjet, rregulloret, e tjera, pa i përshtatur fare me nevojat tona gjendjen e përgjithshme ekonomike, kulturore, sociale, etnopsikologjike dhe shkallën e zhvillimit të përgjithshëm, është vetëm një nga parregullsitë që na është shitur nën logon e reformës. Dihet se pedagogët nga shkollat tona u larguan nga përbërja e parë e udhëheqjes së MASHT-it 2002-2004, pa u bërë një analizë konkrete, por të themi se me një urdhër të çastit të një këshilltari të ministrit. Asokohe u tha se pedagogët do të zëvendësohen me psikologët nëpër shkolla, pavarësisht se pedagogu ka tjetër rol, e psikologu tjetër, mirëpo shkollat tona mbetën në shumicën absolute pa pedagogë dhe psikologë. Zoti ministër, lind pyetja: mungesa e pedagogëve dhe psikologëve ka sjellë pasoja të rënda për shkollat tona. Kur pritet që në shkollat tona të kemi pedagogë dhe psikologë? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
12/04/2019 | Arsim |
Zoti ministër! Është bërë mirë që nxënësit me aftësi të kufizuara gjithnjë e më shumë po shkojnë në shkolla të rregullta, me qëllim që ata të socializohen dhe të mos ndjehen të margjinalizuar dhe kjo është anë e mirë. Mirëpo, kudo në botë që aplikoh
Lexo më shumë
Zoti ministër! Është bërë mirë që nxënësit me aftësi të kufizuara gjithnjë e më shumë po shkojnë në shkolla të rregullta, me qëllim që ata të socializohen dhe të mos ndjehen të margjinalizuar dhe kjo është anë e mirë. Mirëpo, kudo në botë që aplikohet kjo praktikë dihet se mësuesi e ka ndihmësmësuesin ose mësuesen apo asistentin që merret me këta nxënës. Kurse, në shkollat tona nuk po veprohet kështu dhe mësuesi është vënë në pozitë të vështirë. Ajo që më shqetëson akoma më shumë është fakti që ne nuk kemi bërë fare analizë të numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuar në sistemin tonë arsimor. Pyetja: sa prej tyre janë përfshirë në edukimin e rregullt? Sa ndihmësmësues kemi në shkollat tona, nëse ka ndonjë dhe kur pritet të zgjidhet ky problem? |
Shyqeri Bytyqi | Po |