Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/07/2018 | Infrastrukturë |
Atëherë pyetja për ministrin Lekaj është: kur do të udhëtojnë në rrugën e premtuar banorët e Llapit dhe të Gollakut, ndërsa çështja është se në muajin shtator të vitit 2016 ka filluar zgjerimi i rrugës nacionale Podujevë-Prishtinë, respektivisht deri te
Lexo më shumë
Atëherë pyetja për ministrin Lekaj është: kur do të udhëtojnë në rrugën e premtuar banorët e Llapit dhe të Gollakut, ndërsa çështja është se në muajin shtator të vitit 2016 ka filluar zgjerimi i rrugës nacionale Podujevë-Prishtinë, respektivisht deri te rreth rrotullimi në Besi. Pesë segmentet e kësaj rruge, e cila ka qarkullim më së shumti në Kosovë, janë paraparë të përfundojnë brenda tri ose katër vjetësh, mirëpo buxheti i ndarë për të është i pamjaftueshëm për t’i përmbushur afatet e parapara. |
Pal Lekaj | Po |
23/07/2018 | Infrastrukturë |
A e vlerësoni, zoti ministër, si ndarje proporcionale të buxhetit, kur për vitin 2018 janë ndarë 2.5 milionë, më 2019 5 milionë, ndërsa për vitin 2020, 16 milionë euro. Si mendoni të kryhet në afatin e paraparë në vitin 2020, pesë segmente të rrugës, kur
Lexo më shumë
A e vlerësoni, zoti ministër, si ndarje proporcionale të buxhetit, kur për vitin 2018 janë ndarë 2.5 milionë, më 2019 5 milionë, ndërsa për vitin 2020, 16 milionë euro. Si mendoni të kryhet në afatin e paraparë në vitin 2020, pesë segmente të rrugës, kur buxheti nuk është i ndarë mjaftueshëm, për shembull, për këtë vit që të punohet në segmentin e dytë dhe të tretë. 28 Edhe një pyetje shtesë: a keni menduar për ndërtimin e stacioneve të autobusëve përgjatë kësaj rruge? Sepse tashmë po shkaktojnë shumë telashe mungesa e stacioneve të autobusëve përgjatë rrugës. Faleminderit! |
Pal Lekaj | Po |
12/04/2019 | Punë të Brendshme |
Çështja për ministrin Ekrem Mustafa është se muajve të fundit në Kosovë janë shtuar grabitjet e armatosura, me ç ‘rast janë shënuar edhe viktima. Qytetarët janë shumë të shqetësuar për uljen e nivelit të sigurisë, për shkak se grabitësit nuk
Lexo më shumë
Çështja për ministrin Ekrem Mustafa është se muajve të fundit në Kosovë janë shtuar grabitjet e armatosura, me ç ‘rast janë shënuar edhe viktima. Qytetarët janë shumë të shqetësuar për uljen e nivelit të sigurisë, për shkak se grabitësit nuk i kanë kursyer as pronat private. Pyetja do të ishte se, çfarë plani ka Ministria e Punëve të Brendshme për uljen e nivelit të grabitjeve dhe çfarë masash do të ndërmerren lidhur me këtë? |
Ekrem Mustafa | Jo |
12/04/2019 | Drejtësi |
Ndërkaq pyetja për ministrin Abelard Tahiri ka lidhje me mungesën e noterëve në Komunën e Istogut e cila komunë i ka rreth 50 mijë banorë, të cilët po përballen me probleme të shumta për shkak të mungesës së noterëve për t’i kryer shërbimet e noter
Lexo më shumë
Ndërkaq pyetja për ministrin Abelard Tahiri ka lidhje me mungesën e noterëve në Komunën e Istogut e cila komunë i ka rreth 50 mijë banorë, të cilët po përballen me probleme të shumta për shkak të mungesës së noterëve për t’i kryer shërbimet e noterisë? Banorëve të Istogut do t’u duhet të udhëtojnë mbi 20 kilometra sepse noterët e autorizuar për të kryer shërbimet për istogasit ndodhen në Pejë. Ministria e Drejtësisë disa herë ka premtuar që menjëherë pas miratimit të ligjit do ta bëjë zgjidhjen e këtij problemi, por kjo nuk ka ndodhur ende. Pyetja do të ishte; Pse po diskriminohen banorët e Istogut nga kjo e drejtë ligjore? Faleminderit! |
Abelard Tahiri | Jo |