Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
05/06/2018 | Bujqësi dhe Blegtori |
Siç e dimë të gjithë, gjatë këtyre tre muajve vazhdojnë të konfiskohen tonelata të tëra mish në komuna të ndryshme nga inspektoratet komunale, jo nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës që është përgjegjësi kryesor për këtë situatë të rëndë të shëndetit
Lexo më shumë
Siç e dimë të gjithë, gjatë këtyre tre muajve vazhdojnë të konfiskohen tonelata të tëra mish në komuna të ndryshme nga inspektoratet komunale, jo nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës që është përgjegjësi kryesor për këtë situatë të rëndë të shëndetit publik. Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një debat parlamentar, siç ju kujtohet, në lidhje me këtë çështje, më 18 prill dhe është votuar një rezolutë me rekomandime më 26 prill. Mirëpo, deri më sot nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Situata aktuale e sigurisë ushqimore paraqet kërcënim serioz të shëndetit publik në Republikën e Kosovës, qytetarët vazhdojnë të jenë të ekspozuar çdo ditë ndaj këtij rreziku për shëndetin e tyre, shpesh edhe pa vetëdije, për shkak të mungesës së informacionit. Megjithatë, deri më sot nuk kemi pasur asnjë masë të ndërmarrë nga kryeministri, pika e parë, rekomandimi i parë i kësaj rezolute është që të merren masa emergjente ndaj përgjegjësve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, drejtorit dhe menaxhmentit të kësaj organizate. |
Ramush Haradinaj | Po |
18/10/2018 | Bujqësi dhe Blegtori |
Zoti Kryeministër, Për 20 vjet me radhë Republika e Kosovës ballafaqohet me një rrezik permanent dhe shumë serioz të shëndetit publik. Fjala është për mbetjet apo nënproduktet shtazore dhe ushqimore të patrajtuara, të cilat paraqesin një burim tepër të r
Lexo më shumë
Zoti Kryeministër, Për 20 vjet me radhë Republika e Kosovës ballafaqohet me një rrezik permanent dhe shumë serioz të shëndetit publik. Fjala është për mbetjet apo nënproduktet shtazore dhe ushqimore të patrajtuara, të cilat paraqesin një burim tepër të rrezikshëm të infeksioneve dhe intoksikimit, si dhe cenojnë në mënyrë të rëndë shëndetin publik dhe atë të kafshëve. Aktualisht të gjitha këto mbetje që vijnë nga thertore të ndryshme, restorante dhe biznese të tjera, përfundojnë në deponi të rëndomta nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës, pa iu nënshtruar asnjë trajtimi apo asgjësimi të domosdoshëm, duke rrezikuar kështu në vazhdimësi shëndetin e banorëve përreth tyre, por edhe kontaminuar tokën dhe ujërat nëntokësore. Mungesa e një sistemi funksional për trajtimin dhe asgjësimin e nënprodukteve shtazore dhe ushqimore vazhdon të rrezikojë jetën e qytetarëve tanë. Në vitin 2016 mediat patën raportuar për këtë çështje. Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, një fabrikë e përpunimit të nënprodukteve të kafshëve është planifikuar të ndërtohej me një investim prej 7.7 milionë eurosh, ku 5.7 milionë ishin investim i Bashkimit Evropian. Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci, aso kohe pati deklaruar se përfundimi i ndërtimit do të jetë më së largu në fillim të vitit 2017. Deri më sot kjo fabrikë nuk ka filluar funksionimin. Pyetja ime për ju, zoti Kryeministër, cilat janë arsyet që një projekt kaq i rëndësishëm dhe kaq i kushtueshëm vazhdon të mbetet ende i parealizuar, duke rrezikuar jetët e qytetarëve tanë në mënyrë të përditshme dhe të vazhdueshme |
Ramush Haradinaj | Po |
30/01/2019 | Arsim |
Pyetja është shtruar më 30 tetor. Sidoqoftë vazhdon, ose është riaktualizuar me gjetjet e fundit të Agjencisë për Akreditim dhe reagimin e rektorëve të universiteteve publike, kryesisht këtyre të hapura pas luftës. Pas marrjes së mandatit tuaj, zoti mini
Lexo më shumë
Pyetja është shtruar më 30 tetor. Sidoqoftë vazhdon, ose është riaktualizuar me gjetjet e fundit të Agjencisë për Akreditim dhe reagimin e rektorëve të universiteteve publike, kryesisht këtyre të hapura pas luftës. Pas marrjes së mandatit tuaj, zoti ministër ju keni formuar një grup këshillëdhënës të caktuar pra nga ministria juaj për hartimin e një koncept-dokumenti për fizibilitetin e universiteteve publike në Kosovë. Ky grup ka përfunduar punën në prill të vitit 2018 me një dokument të cilin ju na e pat prezantuar në Komisionin për Arsim. Siç e dini, edhe ju edhe anëtarë të tjerë të Komisionit, të gjeturat e këtij dokumenti kanë qenë tepër shqetësuese. Problemet me të cilat ballafaqohet arsimi i lartë në Kosovë, e këtu fjala është për universitetet publike të hapura pas luftës, janë tepër serioze dhe nga natyrat më të ndryshme, nga mungesa e strategjisë së përgjithshme në punën e tyre, pra në arsimin e lartë, mungesa e harmonizimit të punës, vështirësitë menaxhuese, ngarkesa e madhe me studentë dhe me staf tepër të ulët. Pyetja ime në lidhje me këtë pas një kohe kaq të gjatë, kanë kaluar diku nëntë muaj nga ky dokument, është se cilët kanë qenë ose cilët vazhdojnë të jenë hapat e juaj që do të ndërmerrni, ose që keni ndërmarrë në lidhje me rekomandimet dhe të gjeturat e këtij grupi punues, e sidomos tash edhe nga konflikti për të gjeturat nga Agjencia e Akreditimit, nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, reagimi i rektorëve. Por desha të them që ne kemi pasur përfaqësuesit e agjencisë dhe kanë qenë mjaft argumentues, po na intereson qëndrimi juaj në këtë situatë. |
Shyqeri Bytyqi | Po |