Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/05/2018 | Punë të Jashtme |
Duke aluduar në takimet sekrete ndërmjet presidentit Thaçi dhe Vuçiq më 18 mars 2018, gazeta prestigjioze vjeneze “Der Standard” ka shkruar rreth bisedimeve për ndarjen e Kosovës. Sipas kësaj të përditshmeje, gjermanët e kanë parandaluar ndar
Lexo më shumë
Duke aluduar në takimet sekrete ndërmjet presidentit Thaçi dhe Vuçiq më 18 mars 2018, gazeta prestigjioze vjeneze “Der Standard” ka shkruar rreth bisedimeve për ndarjen e Kosovës. Sipas kësaj të përditshmeje, gjermanët e kanë parandaluar ndarjen e Kosovës, të cilën e kanë favorizuar serbët, por edhe pala kosovare, për shkak të lodhjes me çështjen e veriut të Kosovës. Kjo, sipas diplomatëve, edhe ka bërë që të ndërhyjë Berlini. Gjithmonë sipas këtij shkrimi, thuhet se diplomatët perëndimorë kanë frikë se Thaçi dhe Vuçiq mund të flasin në kanale tjera rreth ndarjes së Kosovës. Për t’i shtuar edhe më shumë shqetësimet për këtë çështje, më 24 mars, ju zoti kryeministër, në emisionin “Argument Plus” në RTV-21 keni thënë se që nga koha sa jeni në krye të Qeverisë nuk e keni lexuar fare marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ani pse çështja e asociacionit ka qenë kauza e dytë e juaja në kohën sa ishit në opozitë. Po ju citoj: “Për besë, s’jam marrë me këtë temë. Beso që hiç s’jam marrë, prej që është negociuar një herë kjo temë e që kam bërë kundërshtime opozitare. Prej vendimit pastaj të Gjykatës Kushtetuese, më kurrë s’jam marrë me këtë temë. E kam ndie në raste të caktuara, por kurrë s’e kam këqyr çka është kjo”. Pyetja, zoti kryeministër: A keni informata që presidenti i vendit, Thaçi, po negocion me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çështjen e veriut të vendit me rrezik dhe shkëmbim territoresh? A jeni në dijeni që Kuvendi me Rezolutën e miratuar 18 tetor 2012, në pikën 4 të saj, ekskluzivisht e autorizon Qeverinë e Republikës së Kosovës që ta udhëheqë procesin e bisedimeve me pjesëmarrje të komisioneve të nevojshme të Kuvendit, por jo ndonjë institucion tjetër? |
Ramush Haradinaj | Po |
03/05/2018 | Punë të Jashtme |
Në fakt, kryeministër, pyetja ime është edhe pak më e qartë. Mos po hiqni dorë vullnetarisht prej një mandati kushtetues që e keni? Ne deri sot nuk kemi mandatuar asnjë institucion tjetër pos juve, po mendoj Qeverinë e Kosovës, një kohë ka qenë Isa Musta
Lexo më shumë
Në fakt, kryeministër, pyetja ime është edhe pak më e qartë. Mos po hiqni dorë vullnetarisht prej një mandati kushtetues që e keni? Ne deri sot nuk kemi mandatuar asnjë institucion tjetër pos juve, po mendoj Qeverinë e Kosovës, një kohë ka qenë Isa Mustafa, kur s’e keni lënë as të flasë këtu me ve e me sprej e me gjithçka tjetër, duke e sulmuar po për këtë temë, dhe tash ju për këtë temë thoni ‘unë nuk di sen’, ndërkohë thoni ‘le të merret presidenti, se unë sun po merrem me këtë punë’. Tash ju po thoni që ka ardhur një dokument te ju që s’është imi, po i Qeverisë. Nuk ka mandat tjetër tjetërkush të flasë në emër të Qeverisë pos juve. Unë e shoh dokument me nënshkrim të kryeministrit Haradinaj, nëse e ka sjellë dikush tjetër te ti dhe ti nuk je në dijeni, kjo është shqetësim tjetër më pas për mua. Që ty të bien dokumente njerëzit të cilët ti as vetë nuk e di çka po të bien, e më pas thoni ‘po ju deputetët merreni me këtë’. Mos po heq dorë prej mandatit kushtetues që e ke? Nuk po them nga frika, sepse nuk e besoj që ti ke frikë, po nga dilemat e tua që mund t’u dalësh në ballë temave të mëdha. |
Ramush Haradinaj | Po |
03/05/2018 | Financa |
Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar procedurën e hetimeve paraprake lidhur me kompensimet shtesë, të cilat janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë për punonjësit, shërbyes civilë ose zyrtarë të
Lexo më shumë
Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar procedurën e hetimeve paraprake lidhur me kompensimet shtesë, të cilat janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë për punonjësit, shërbyes civilë ose zyrtarë të autoriteteve publike ose organizatave buxhetore të caktuara me vendim të caktuar, si kryesues, anëtarë në komisione, borde ose organe të caktuara. Kjo temë ka nxjerrë përfundim se vendime të caktuara të marra nga ministra të caktuar, apo edhe nga vetë Qeveria nuk kanë bazë ligjore për kompensime të tilla apo për vlerën e këtyre kompensimeve. Nuk është përcaktuar ndonjë procedurë e përzgjedhjes së punonjësve, shërbyesve civilë ose zyrtarëve të një autoriteti publik ose organizate buxhetore adekuat si kryesues në komisione, borde ose organe të caktuara. Nuk dihet koha në të cilën këto komisione borde ose organe të caktuara kryejnë këto funksione, në kuadër të orarit të rregullt të punës apo jashtë tij. Pyetja është: Çfarë hapash ka marrë Ministria e Financave për të zbatuar në plotëni nenin 80 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i cili qartazi e rregullon këtë çështje? |
Bedri Hamza | Po |