Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/07/2018 | Infrastrukturë |
Unë e kam bërë një pyetje dhe në seancën e kaluar nuk kam mundur ta parashtroj, kështu që po e shfrytëzoj rastin që në këtë seancë të jua bëj një pyetje me shkrim: Çështja për të cilën unë e kam parashtruar pyetjen ka të bëjë lidhur me autostradën
Lexo më shumë
Unë e kam bërë një pyetje dhe në seancën e kaluar nuk kam mundur ta parashtroj, kështu që po e shfrytëzoj rastin që në këtë seancë të jua bëj një pyetje me shkrim: Çështja për të cilën unë e kam parashtruar pyetjen ka të bëjë lidhur me autostradën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë - Shkup. Ferizaj është qyteti i tretë për nga numri i banorëve, ndërsa është qyteti i dytë për nga kontributi në Buxhetin e Kosovës, kurse e ka vetëm një kyçje në këtë autostradë, e cila është në fshatin Bibaj. Është e padrejtë dhe nuk është në rregull që banorët dhe qytetarët e Ferizajt, veçanërisht bizneset, të cilat kanë bërë kërkesa edhe me shkrim dhe ua kanë dorëzuar edhe juve gjithashtu, të mos e kenë edhe kyçjen e dytë në këtë autostradë. Dhe është menduar se kjo kyçje mund të bëhet nëpërmjet rrugës “Driton Islami”, që është rrugë e bizneseve, nëpërmjet fshatrave Talinoc i Muhaxhirëve, Sazli dhe kyçja të bëhet në Papaz. Do të thotë, pyetja është: I nderuar ministër, kur do të fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti jetik për bizneset dhe qytetarët e Ferizajt? |
Pal Lekaj | Po |