Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur | |
---|---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Infrastrukturë |
Komuna e Ferizajt është shkëputur nga dy autostradat kryesore të vendit, ajo që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostrada tjetër, e cila e lidh Prishtinën me Shkupin. Edhe pse autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë ka pasur të kalojë afër Ferizajt, pra
Lexo më shumë
Komuna e Ferizajt është shkëputur nga dy autostradat kryesore të vendit, ajo që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostrada tjetër, e cila e lidh Prishtinën me Shkupin. Edhe pse autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë ka pasur të kalojë afër Ferizajt, pra diku te Shtimja, ka ndërruar kahun, ndërsa në autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin, Ferizaj nuk ka qasje. Dua t’i përkujtoj Qeverisë edhe kryeministrit që Ferizaj jep për Buxhetin e Kosovës 360 milionë në vit, pra 12 herë më shumë se sa që merr nga ky Buxhet, pra merr gjithsej 28 milionë. Pra, jemi fuqia e dytë ekonomike, investitorët e dytë të autostradës dhe në të njëjtën kohë nuk kemi qasje në autostradë. Qasja në autostradë është tek në Sojevë, që është 8 kilometra larg nga Ferizaj. Më afër e ka qasjen në autostradë Lipjani sesa Ferizaj. Duke pasur parasysh fuqinë ekonomike të Ferizajt, duke pasur parasysh prodhuesit e Ferizajt, tregtarët, qytetarët, të cilët kanë nevojë për një qasje të afërt, kjo çështje nuk po ndodh dhe autostrada do të shfrytëzohet kryesisht për mallra që vijnë nga Serbia që kalojnë në Kosovë e shkojnë në Maqedoni dhe anasjelltas, por më së pakti nga prodhuesit e Ferizajt nga qytetarët që jetojnë aty. Pyetja ime është kjo: Cili është projekti i Qeverisë rreth kësaj çështje? Pra, a do të ketë Ferizaj qasje në autostradë, edhe pse qasja për autostradë është krejt 2.9 kilometra dhe nëse po, kur do të fillojë realizimi, respektivisht kyçja drejtpërdrejt e Ferizajt në autostradë. |
Pal Lekaj | Po | |
14/12/2017 | Infrastrukturë |
I nderuar zoti ministër, desha të pyes se çfarë do të bëni në lidhje me hekurudhën e Ferizajt, e cila kalon nëpërmjet, respektivisht nëpër qendër të qytetit. Hekurudhat zakonisht është element, respektivisht komponent i zhvillimit ekonomik, por mjerisht
Lexo më shumë
I nderuar zoti ministër, desha të pyes se çfarë do të bëni në lidhje me hekurudhën e Ferizajt, e cila kalon nëpërmjet, respektivisht nëpër qendër të qytetit. Hekurudhat zakonisht është element, respektivisht komponent i zhvillimit ekonomik, por mjerisht ajo tek ne në Ferizaj nuk po shfrytëzohet si e tillë. Ajo ka ndikuar që qyteti të ndahet në dy pjesë, hekurudha është shpesh fajtore, për arsye se humbin jetë të njerëzve në rastet kur ndihma e shpejtë duhet të kalojë nga një pjesë e qytetit në pjesën tjetër, kjo vështirësohet. Edhe kur zjarrfikësit kanë ndonjë rast urgjent, gjithashtu është problematike për të kaluar nga njëra pjesë në pjesën tjetër të qytetit, ndërsa komunikacioni pikërisht për shkak të hekurudhës është shumë i ngarkuar. Të gjithë ët e komunës gjatë zgjedhjeve deri tani kanë premtuar që do ta zgjedhin çështjen e hekurudhës, megjithatë këto kanë qenë premtime elektorale që nuk zgjidhen, sepse hekurudha në Ferizaj nuk i takon nivelit komunal, por i takon nivelit nacional. Unë do të doja të dija a ka 19 Qeveria e Kosovës ndonjë projekt për ta rregulluar çështjen e hekurudhës në Ferizaj, respektivisht për të mënjanuar problemet, të cilat lidhen me hekurudhën? |
Pal Lekaj | Po | |
14/12/2017 | Infrastrukturë |
Zoti Lekaj, unë po nisem nga mendimi që do të bëni atë që është e mundshme për të bërë më të mirën, por do të kisha dashur megjithatë të di cili është plani i BERZH-it, cili është projekti konkret, apo a ka ndonjë projekt për këtë çështje?
Zoti Lekaj, unë po nisem nga mendimi që do të bëni atë që është e mundshme për të bërë më të mirën, por do të kisha dashur megjithatë të di cili është plani i BERZH-it, cili është projekti konkret, apo a ka ndonjë projekt për këtë çështje? |
Pal Lekaj | Po | |
14/12/2017 | Punë të Jashtme |
Kam parasysh që edhe kryeministri ka qenë dikur vetë mërgimtar dhe e di sa të ndjeshëm janë mërgimtarët. Kanë kaluar 18 vjet pas luftës dhe ne akoma nuk e kemi Kartonin e Gjelbër. Akoma vazhdohet të plaçkiten mërgimtarët e Kosovës për shkak se disa kompa
Lexo më shumë
Kam parasysh që edhe kryeministri ka qenë dikur vetë mërgimtar dhe e di sa të ndjeshëm janë mërgimtarët. Kanë kaluar 18 vjet pas luftës dhe ne akoma nuk e kemi Kartonin e Gjelbër. Akoma vazhdohet të plaçkiten mërgimtarët e Kosovës për shkak se disa kompani të sigurimeve dëshirojnë t’i shumëfishojnë fitimet e tyre, deri më tani kanë qarkulluar mbi 200 milionë euro. Sjellja e kompanive të sigurimit është në kundërshtim me ligjin, sepse Ligji nuk lejon që të krijohen monopole, nuk lejon që të kurdisen çmimet, prandaj edhe pyetja ime për ju është se çfarë do të bëni dhe a keni mundësi të bëni ndonjë gjë për implementimin e Kartonit të Gjelbër? Ka edhe disa arsyetime pak a shumë banale që Kartoni i Gjelbër nuk mund të bëhet për shkak se Kosova nuk është pjesë e OKB-së. Kjo nuk qëndron. Ka plot vende të tjera që e kanë rregulluar në mënyrë bilaterale këtë çështje. Ministri Hamza, në njërin prej diskutimeve tha se njëra prej arsyeve pse s’e kemi Kartonin e Gjelbër është për shkak se 25% e automjeteve nuk janë të regjistruara, respektivisht nuk kanë sigurime. Pra, e vë theksin kryesor në çështjen e këtij 25%-shi, për çka edhe ne nuk kemi marrëveshje për Kartonin e Gjelbër. Pra, do të doja të di a ka Qeveria ndonjë plan dhe a mund të bëjë Qeveria ndonjë gjë në këtë drejtim, që mërgimtarët nga Kosova të mos paguajnë mjete për Kartonin e Gjelbër, të cilat në njëfarë mënyre keqpërdoren nga kompanitë e sigurimeve. |
Ramush Haradinaj | Po | |
14/12/2017 | Punë të Jashtme |
Do të doja të di në qoftë se kjo është e mundshme, a ka ndonjë afat kohor kur ne si Kuvend mund të marrim ndonjë përgjigje se çfarë është bërë në këtë drejtim dhe a ekziston ndonjë ekip i caktuar që merret me këtë çështje dhe në qoftë se ekziston, cila ë
Lexo më shumë
Do të doja të di në qoftë se kjo është e mundshme, a ka ndonjë afat kohor kur ne si Kuvend mund të marrim ndonjë përgjigje se çfarë është bërë në këtë drejtim dhe a ekziston ndonjë ekip i caktuar që merret me këtë çështje dhe në qoftë se ekziston, cila është, në mënyrë që të kemi mundësi t’i drejtohemi qoftë edhe për pyetje sqaruese. |
Ramush Haradinaj | Po | |
20/09/2018 | Infrastrukturë |
I nderuar ministër, ka kohë që banorët e fshatit Tërn ballafaqohen me problemet që lidhin rrugën magjistrale Prishtinë - Ferizaj. Deri tash janë bërë jashtëzakonisht shumë premtime, por nuk kanë ndodhur asgjë konkrete. Do të doja të di nga ju si qëndron
Lexo më shumë
I nderuar ministër, ka kohë që banorët e fshatit Tërn ballafaqohen me problemet që lidhin rrugën magjistrale Prishtinë - Ferizaj. Deri tash janë bërë jashtëzakonisht shumë premtime, por nuk kanë ndodhur asgjë konkrete. Do të doja të di nga ju si qëndron çështja tani dhe kur do të fillojë ndërtimi i kësaj rruge? |
Pal Lekaj | Po | |
20/09/2018 | Infrastrukturë |
I nderuar ministër, Procedurat e tenderimit dhe ankesat mund të vazhdojnë edhe më tutje. Ky është bërë një problem serioz për Qeverinë, por edhe për qytetarët, sepse nuk po arrijnë t’i zgjidhin problemet që ata i kanë. A ka Qeveria ndonjë projekt a
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Procedurat e tenderimit dhe ankesat mund të vazhdojnë edhe më tutje. Ky është bërë një problem serioz për Qeverinë, por edhe për qytetarët, sepse nuk po arrijnë t’i zgjidhin problemet që ata i kanë. A ka Qeveria ndonjë projekt apo a ka për projekt ndryshimin e ligjit i cili do të mundësonte që projektet e caktuara të mos shtyhen për shkak të tenderimit? |
Pal Lekaj | Po | |
14/06/2018 | Aviacion |
Në vitin 2017 përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë fluturuar rreth 1,9 milion pasagjer. Ky është një numër i madh dhe ka tendencë që numri i pasagjerëve të dyfishohet. 15 Megjithatë, Aeroporti i Prishtinës,
Lexo më shumë
|
Pal Lekaj | Po |