Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/03/2018 | Punë të Brendshme |
I nderuar kryeministër,
Në Marrëveshjen e 26 gushtit 2015, të nënshkruar në atë kohë nga ministri i Jashtëm Hashim
Thaçi dhe ministri për Punë të Brendshme, Skënder Hyseni, shënohen të detajuara koordinatat e
vijës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Ko
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, |
Ramush Haradinaj | Po |
08/02/2018 | Punë të Jashtme |
Z.Zëvendëskryeministër, ju keni deklaruar dhe poashtu zyrtarisht është konfirmuar se keni zhvilluar biseda me autoritetet e Malit të Zi, respektivisht me autoritetet e Qeverisë së Malit të Zi lidhur me çështjen e marrëveshjes së demarkacionit.
Në cilë
Lexo më shumë
Z.Zëvendëskryeministër, ju keni deklaruar dhe poashtu zyrtarisht është konfirmuar se keni zhvilluar biseda me autoritetet e Malit të Zi, respektivisht me autoritetet e Qeverisë së Malit të Zi lidhur me çështjen e marrëveshjes së demarkacionit. Në cilën cilësi i keni zhvilluar këto biseda? Cili u ka pajisur me këtë autorizim? Presidenti i Republikës apo Ministri i Jashtëm? A mund të na paraqisni shkresën zyrtare, numrin e saj dhe përmbajtjen, ku ju ipet autorizimi sipas ligjit për marrëveshje ndërkombëtare? Cfarë keni biseduar në këto takime dhe sa të tilla janë mbajtur? A mund të na i dorëzoni zyrtarisht në Kuvend procesverbalet e këtyre takimeve? |
Fatmir Limaj | Jo |
23/07/2018 | Punë të Jashtme |
Pyetja ime është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me Zyrën e Kosovës në Greqi dhe në Sllovaki. 35 Pra, këto dy shtete ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe është e rëndësishme, sepse këto dy shtete kanë dërguar sinjale te Republika e Kosovës se janë të ga
Lexo më shumë
Pyetja ime është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me Zyrën e Kosovës në Greqi dhe në Sllovaki. 35 Pra, këto dy shtete ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe është e rëndësishme, sepse këto dy shtete kanë dërguar sinjale te Republika e Kosovës se janë të gatshme t’i hapin zyrat e Kosovës në vendet e tyre, mirëpo fatkeqësisht as Qeveria e kaluar, as kjo e tashme nuk ka ndonjë interes. Ne e kemi me rëndësi që Kosova të thellojë marrëdhëniet bilaterale me shtetet, të cilat e kanë njohur Kosovën, e sidomos me ato, të cilat nuk e kanë njohur. Pra, pyetja ime është kështu: më 22 mars të këtij viti ministri ka deklaruar se në një të ardhme të afërt Kosova do të hapë zyrat e saj në Greqi dhe Sllovaki. Dhe ne nuk e dimë nëse janë gati që të hapin këto zyra, sepse kështu është paralajmëruar edhe në vitin 2015, e sot jemi në vitin 2018. A është Qeveria ose Ministria për Punë të Jashtme duke zhvilluar diskutime me zyrtarë të të dyja vendeve? Nëse po, ku ka arritur procesi? Dhe, të na tregojë nëse janë në diskutime për të hapur zyrat, pra me zyrtarët e Greqisë dhe Sllovakisë? Atëherë, nëse janë në diskutime, duhet të na tregojnë se deri ku kanë arritur dhe a bëhet fjalë për zyrë diplomatike apo për zyrë ekonomike? |
Ramush Haradinaj | Po |