Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/01/2018 | Shëndetësi |
Kjo pyetje ndonëse, thashë, është parashtruar para dy muajve, është aktuale dhe sot e kësaj dite, sepse ka të bëjë me mungesë të barnave, e siç e dimë ne si Kuvend, me rishikim të buxhetit, falë ndërhyrjes së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosov
Lexo më shumë
Kjo pyetje ndonëse, thashë, është parashtruar para dy muajve, është aktuale dhe sot e kësaj dite, sepse ka të bëjë me mungesë të barnave, e siç e dimë ne si Kuvend, me rishikim të buxhetit, falë ndërhyrjes së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kontingjenti prej 11 milionë eurove faktikisht është destinuar për barna esenciale dhe për trajtim jashtë vendit. Mirëpo, çka ka ndodhur në praktikë, në realitet edhe sot e kësaj dite ndonëse kemi buxhetin më të madh për shëndetësi, ndonëse është rritur buxheti për barna, sot në spitalet e Republikës së Kosovës, në Qendrat e mjekësisë familjare mungojnë barnat më esenciale. Paramendojeni nuk ka edhe një vitaminë të vetme që është në protokoll që t’u jepet fëmijëve të porsalindur tash e tre muaj. |
Uran Ismaili | Jo |
25/01/2018 | Sociale |
I nderuar ministër Reçica, Është legjislatura e tretë që deputetët e Republikës së Kosovës bëjnë pyetje në vazhdimësi, pa marrë parasysh se prej cilit subjekt janë, sepse është një çështje, e cila tash po bëhen tetë vjet që nuk po zgjidhet. Besoj se
Lexo më shumë
I nderuar ministër Reçica, Është legjislatura e tretë që deputetët e Republikës së Kosovës bëjnë pyetje në vazhdimësi, pa marrë parasysh se prej cilit subjekt janë, sepse është një çështje, e cila tash po bëhen tetë vjet që nuk po zgjidhet. Besoj se pyetjen e keni marrë, ka të bëjë me pensionet e qytetarëve të Republikës së Kosovës që punojnë në Zvicër, që e dimë se nuk po i marrin, siç janë pensioni i pleqërisë, familjar dhe i invaliditetit, për shkak se Zvicra e ndërpreu njëanshëm marrëveshjen me Kosovën, ndonëse me një vonesë të pajustifikueshme, më 1 qershor të këtij viti u nënshkrua marrëveshja ndërshtetërore për sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Dihet se për t’u bërë e plotfuqishme kjo marrëveshje duhet ratifikuar në të dy parlamentet e shteteve. Pse ka vonesa në këtë drejtim, ministër? |
Skender Reçica | Po |
25/01/2018 | Sociale |
Ministër, pothuajse të njëjtat fjalë në vazhdimësi i kanë thënë edhe ministrat paraprakë, siç e ceka qysh prej vitit 2008. Prandaj, pyetja ime konkrete është kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kur qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë punuar n
Lexo më shumë
Ministër, pothuajse të njëjtat fjalë në vazhdimësi i kanë thënë edhe ministrat paraprakë, siç e ceka qysh prej vitit 2008. Prandaj, pyetja ime konkrete është kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kur qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë punuar në Zvicër do t’i gëzojnë këto të drejta? |
Skender Reçica | Po |
16/03/2018 | Shëndetësi |
Pyetje lidhur me insulinat, ministër, e dimë se kohët e fundit, faktikisht këtë
javë ka insulina, mirëpo nuk ka të mjaftueshme. Po jua jap vetëm një shembull: Në Qendrën e
Mjekësisë Familjare në Gjilan ka nevojë për 2 700 sosh, ndërsa numri faktikisht
Lexo më shumë
Pyetje lidhur me insulinat, ministër, e dimë se kohët e fundit, faktikisht këtë |
Uran Ismaili | Po |
16/04/2018 | Shëndetësi |
I nderuari ministër z.Ismaili,
Ka një kohë të gjatë që çertifikata mjekësore të obligueshme nuk po lëshohen nëpër QKMF-të. Sipas statistikave të hyrat e QKMF-ve nëpër Kosovë kanë rënë me 3-4 fish pasi që tani këto çertifikata lëshohen eksluzivisht nëp
Lexo më shumë
I nderuari ministër z.Ismaili, Ka një kohë të gjatë që çertifikata mjekësore të obligueshme nuk po lëshohen nëpër QKMF-të. Sipas statistikave të hyrat e QKMF-ve nëpër Kosovë kanë rënë me 3-4 fish pasi që tani këto çertifikata lëshohen eksluzivisht nëpër institucione shëndetësore private. Z. ministër, a do të ndërmerrni diçka në mënyrë që çertifikatat mjekësore për patent shoferë të lëshohet edhe nga institucionet publike shëndetësore? |
Uran Ismaili | Jo |
16/04/2018 | Shëndetësi |
Ndërtimi i Spitalit Pediatrik në hapësirën e QKUK-së që do të integrojë shërbimet shëndetësore që kanë të bëj me fëmijët sipas planit do të duhëj të përfundonte në fund të këtij viti. Ky projekt ka vlerë 22 milion euro dhe është donacion nga Emiratet e B
Lexo më shumë
Ndërtimi i Spitalit Pediatrik në hapësirën e QKUK-së që do të integrojë shërbimet shëndetësore që kanë të bëj me fëmijët sipas planit do të duhëj të përfundonte në fund të këtij viti. Ky projekt ka vlerë 22 milion euro dhe është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Z. Ministër pse ende nuk ka filluar së ndërtuari ky spital, ku qëndron problemi kur dihet se Ministria e Shëndetësisë është deklaruar se do t’i jap mbështetjen në të gjitha fazat me qëllim që projekti të përfundojë më kohë. |
Uran Ismaili | Jo |
16/04/2018 | Sociale |
I nderuar ministër Reçica, Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje: Ligjin e punës dhe Ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë. Mirëpo, niveli i sigurisë në punë është ndër faktorët kryesorë që punëtorët po e humbin je
Lexo më shumë
I nderuar ministër Reçica, Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje: Ligjin e punës dhe Ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë. Mirëpo, niveli i sigurisë në punë është ndër faktorët kryesorë që punëtorët po e humbin jetën në vendin e punës, veçanërisht në ndërtimtari, por nuk përjashtohen rastet edhe në sektorë të tjerë. Vetëm vitin e kaluar nga lëndimet e rënda në punë e kanë humbur jetën 16 punëtorë. Edhe këtë vit, për tre muaj nga lëndimet e kanë gjetur vdekjen tre persona në vendin e punës. Ministër, pyetja ime është: A janë hetuar këto raste nga institucionet e drejtësisë? Sa vendpunishte janë inspektuar nga Inspektorati i Punës? Sa gjoba janë vendosur për kompanitë që nuk i plotësojnë kushtet e punës? |
Skender Reçica | Po |
16/04/2018 | Sociale |
Ministër më intereson ta di se çka keni bërë deri më tani për familjet e viktimave, apo çka planifikoni të bëni në këtë drejtim? Dhe, a mjafton kapaciteti i inspektorëve të punës që i keni deri më tani?
Ministër më intereson ta di se çka keni bërë deri më tani për familjet e viktimave, apo çka planifikoni të bëni në këtë drejtim? Dhe, a mjafton kapaciteti i inspektorëve të punës që i keni deri më tani? |
Skender Reçica | Po |
03/05/2018 | Shëndetësi |
Pyetja ka të bëjë me certifikatat mjekësore, të cilat nuk po lejohen të jepen nga institucionet publike.
Pyetja ka të bëjë me certifikatat mjekësore, të cilat nuk po lejohen të jepen nga institucionet publike. |
Uran Ismaili | Jo |
14/06/2018 | Infrastrukturë |
Z. Ministër, Komuna e Gjilanit është një ndër komunat me infrastrukturë rrugore më të dobët në Kosovë, Natyrisht që ndërtimi i autostradës Gjilan-Prishtinë është një lajm i mirë për qytetarët e kësaj ane sepse do të krijohet një lidhje më e shpejtë dhe e
Lexo më shumë
Z. Ministër, Komuna e Gjilanit është një ndër komunat me infrastrukturë rrugore më të dobët në Kosovë, Natyrisht që ndërtimi i autostradës Gjilan-Prishtinë është një lajm i mirë për qytetarët e kësaj ane sepse do të krijohet një lidhje më e shpejtë dhe e sigurtë me kryeqytetin Prishtinën. Por Gjilani ka një lidhje shumë të ngushtë bashkëpunimi ekonomik edhe me komunën e Ferizajit dhe Vitisë, magjistralja që e lidhë Gjilanin dhe Ferizajin është shumë e dëmtuar, nuk mirëmbahet kështu që po vështirëson qarkullimin e automjeteve dhe po rrezikon edhe jetën e qytetarëve.Ministër a keni plane për ta rregulluar apo zgjeruar këtë magjistrale në mënyrë që të ju mundësohet qarkullim më i lehtë dhe i shpejtë qytetarëve të Gjilanit në drejtim të Ferizajit, Vitisë si dhe fshtrave që shtrihen përreth magjistrales? |
Pal Lekaj | Jo |
14/06/2018 | Shëndetësi |
Ka të bëjë me ndërtimin e spitalit të pediatrisë në hapësirën e Qendrës Klinike Universitare, gjegjësisht mes Spitalit të Pediatrisë apo Gjinekologjisë, spital i cili ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, faktikisht në bazë të planit është dashur të për
Lexo më shumë
Ka të bëjë me ndërtimin e spitalit të pediatrisë në hapësirën e Qendrës Klinike Universitare, gjegjësisht mes Spitalit të Pediatrisë apo Gjinekologjisë, spital i cili ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, faktikisht në bazë të planit është dashur të përfundojë në fund të këtij viti. Sa e dimë, nuk ka filluar vetëm është bërë përurimi në vitin 2016 dhe asgjë nuk është bërë rreth këtij ndërtimi të këtij spitali. Pyetja ime është për ministrin: çka ka ndërmarrë në këtë drejtim që ky spital të ndërtohet, meqenëse Ministria e Shëndetësisë ka pasur vetëm të bëjë rregullimin apo hapësirën ta rregullojë dhe t’ia mundësojë, meqë ky spital është donacion prej Emirateve të Bashkuara Arabe me vlerë prej 22 milionë eurosh. Faleminderit! |
Uran Ismaili | Jo |
12/07/2018 | Shëndetësi |
Edhe pse, dje kishim në komision ministrin Ismajli, diku tri orë kemi diskutuar, por aq janë të mëdha problemet në shëndetësi, sa që nuk arritëm edhe të gjitha pyetjet t’ia parashtrojmë edhe dje në komision. Kështu që, ministri Ismajli ka deklaruar
Lexo më shumë
Edhe pse, dje kishim në komision ministrin Ismajli, diku tri orë kemi diskutuar, por aq janë të mëdha problemet në shëndetësi, sa që nuk arritëm edhe të gjitha pyetjet t’ia parashtrojmë edhe dje në komision. Kështu që, ministri Ismajli ka deklaruar me të marrë mandatin si ministër i Shëndetësisë, u ka premtuar specialistëve të papunë, që në fillim të vitit 2018 do të punësohen. Fatmirësisht, në Buxhetin e vitit 2018 janë siguruar mjete financiare për punësimin e 200 mjekëve specialistë. Një pjesë e tyre është punësuar, por ka një numër të madh të specialistëve që presin për t’u punësuar. Në mesin e këtyre specialistëve janë specialistë të fushave të ndryshme janë specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë, sidomos ka të stomatologjisë dhe psikologjisë dhe të psikologjisë klinike. Pyetja për ministrin është: Sa mjekë specialistë janë punësuar në vitin 2018 deri më tani, sa specialistë janë të papunë dhe a do të bëjnë zgjidhje për punësimin edhe të këtyre mjekëve specialistë, që janë të papunë. Faleminderit! |
Uran Ismaili | Po |
23/07/2018 | Qeverisje Lokale |
I nderuar kryeministër, Në vitin 2013, Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr në atë kohë nga kryeministri Hashim Thaçi, nëpërmjet një njoftimi për medie na është bërë e ditur se është marrë vendimi për krijimin e Komunës së Zhegrës. Zoti kryeminis
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Në vitin 2013, Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr në atë kohë nga kryeministri Hashim Thaçi, nëpërmjet një njoftimi për medie na është bërë e ditur se është marrë vendimi për krijimin e Komunës së Zhegrës. Zoti kryeministër, a mund të na tregoni çka keni ndërmarrë ju për të ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme për themelimin e kësaj komune? |
Ramush Haradinaj | Po |
23/07/2018 | Qeverisje Lokale |
Vendimin, të cilin e thatë ju, kryeministër, e kam edhe unë në dorë, është i datës 17.07.2013, që do të thotë se është një vendim që është marrë para fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Po më intereson të di a është anuluar ky vendim dhe cili ës
Lexo më shumë
Vendimin, të cilin e thatë ju, kryeministër, e kam edhe unë në dorë, është i datës 17.07.2013, që do të thotë se është një vendim që është marrë para fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Po më intereson të di a është anuluar ky vendim dhe cili është statusi i këtij vendimi? |
Ramush Haradinaj | Po |
18/10/2018 | Shëndetësi |
I nderuar ministër, Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Në bazë të të dhënave në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës për vitin 2016 janë raportuar 24 092 lindje. Prej tyre, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike janë kryer gjithsej 10
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Në bazë të të dhënave në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës për vitin 2016 janë raportuar 24 092 lindje. Prej tyre, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike janë kryer gjithsej 10 139 lindje, apo 42.1%. Në spitalet e përgjithshme në nivel vendi janë kryer 12 810 lindje, apo 53.2% të lindjeve. Në maternitete janë kryer gjithsej 654 lindje, apo vetëm 2.7% e totalit të përgjithshëm të lindjeve. Shqetësimi im që po e përcjell përmes kësaj pyetjeje, e që është shqetësim edhe i shumë grave dhe mamive në nivel vendi, ka të bëjë me pamundësinë e grave shtatzëna që të marrin shërbime dhe që të lindin në maternitetin më të afërm ku jetojnë. Një gjë e tillë po ndodh, sepse në disa maternitete nuk ka mjekë e gjinekologë, e disa edhe janë mbyllur. Pyetja ime, ministër, është: cili është plani i Ministrisë së Shëndetësisë në këtë drejtim? A do t’i funksionalizoni dhe fuqizoni maternitetet apo do të vazhdohet me mbylljen e tyre, siç po ndodh tani? Faleminderit! |
Uran Ismaili | Po |
18/10/2018 | Tregti |
I nderuar ministër, Në sesionin pranveror, në njërën nga seancat, nga deputetët e Kuvendit me plotë të drejtë është ngritur si shqetësim përmbajtja e lodrave të plastikës për fëmijë, që shiten në dyqanet tona. Ishministri Hasani pati premtuar se do të dë
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Në sesionin pranveror, në njërën nga seancat, nga deputetët e Kuvendit me plotë të drejtë është ngritur si shqetësim përmbajtja e lodrave të plastikës për fëmijë, që shiten në dyqanet tona. Ishministri Hasani pati premtuar se do të dërgojë mostra të lodrave të plastikës jashtë vendit dhe nëse rezulton se përmbajtja e materieve është e dëmshme, atëherë do të ndërmarrë masa. Me sa kemi dëgjuar përmes medieve, rezultatet janë shqetësuese, sepse nga 15 mostra të dërguara në Laboratorin SGS në Holandë, 12 prej këtyre mostrave kanë përmbajtje të materieve të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Pyetja është: cilat masa janë ndërmarrë dhe a janë konfiskuar lodrat me përbërje të dëmshme për shëndetin? |
Endrit Shala | Po |
18/10/2018 | Tregti |
Ministër, 10 vjetët e fundit, Kosova ka importuar rreth 80 milionë euro me vlerë lodra apo 20 milionë kilogramë, lodra të cilat kanë qenë me prejardhje nga Kina. Ju thatë se vetëm dy mostra kanë rezultuar që përbërja e tyre kimike të jetë e dëmshme që ës
Lexo më shumë
Ministër, 10 vjetët e fundit, Kosova ka importuar rreth 80 milionë euro me vlerë lodra apo 20 milionë kilogramë, lodra të cilat kanë qenë me prejardhje nga Kina. Ju thatë se vetëm dy mostra kanë rezultuar që përbërja e tyre kimike të jetë e dëmshme që është shumë e rrezikshme, duke pasur parasysh se ndikojnë në shëndetin, qoftë edhe në paraqitjen e sëmundjeve të rënda, siç janë kanceri te fëmijët, apo edhe në shëndetin reproduktiv. Sa është kjo sasi, po më duhet ta di sa keni konfiskuar që do të merrni masa? Sa është sasia që do të konfiskohet? Faleminderit! |
Endrit Shala | Po |
12/04/2019 | Shëndetësi |
Pyetja ka të bëjë me studentët e Luginës së Preshevës, të cilët i kanë përfunduar studimet në lëmine e mjekësisë dhe infermierisë në Universitetin e Prishtinës të cilëve nuk po iu mundësohet marrja e licencës nga odat e profesionistëve shëndetësorë. Paji
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me studentët e Luginës së Preshevës, të cilët i kanë përfunduar studimet në lëmine e mjekësisë dhe infermierisë në Universitetin e Prishtinës të cilëve nuk po iu mundësohet marrja e licencës nga odat e profesionistëve shëndetësorë. Pajisja me licencë siç dihet është obliguese për të filluar punën, qoftë si mjek apo infermier. 30 Mjekët dhe infermierët nga Lugina e Preshevës shumë herë iu kanë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për të bërë një zgjidhje në këtë drejtim, por ka vite që po presin. Prandaj, ne kërkojmë nga ministri që t’ju bëjë zgjidhje këtyre studentëve të cilët po janë të diskriminuar si në Luginën e Preshevës po ashtu edhe në Kosovë. Faleminderit! |
Uran Ismaili | Jo |
30/01/2019 | Shëndetësi |
I nderuar ministër Ismajli, në programin qeverisës 2017-2021, objetivë e ministrise së shëndetësis është ruajtja dhe përmisimi i shëndetit të populates. Në këtë drejtim keni potencuar ndër të tjera të zbatoni programet e Skreningut që është njëra ndër me
Lexo më shumë
I nderuar ministër Ismajli, në programin qeverisës 2017-2021, objetivë e ministrise së shëndetësis është ruajtja dhe përmisimi i shëndetit të populates. Në këtë drejtim keni potencuar ndër të tjera të zbatoni programet e Skreningut që është njëra ndër metodat më të shpejta dhe të hershme të zhvillimit të sëmundjes. Çka keni nderrmarrë në këtë drejtim? Në veçanti a është duke u punuar që të bëhet skreningu neonatal sepse është shumë e rëndesishme që permes Skreningut neonatal të zbatohet prezenca e te disa sëmundjeve apo çrregullimeve matabolike të lindura të cilat nëse nuk diagnostifikohen dhe trajtohen me kohë mund të japin dëmtime të rënda organike e në raste të renda qojne edhe vdekje te hershme? |
Uran Ismaili | Jo |