Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/10/2017 | Punë të Brendshme |
Zoti Rikalo, sidoqoftë unë po e bëj pyetjen për hir të qytetarëve të Kosovës, të cilëve u kam premtuar se do ta bëj këtë pyetje. Qytetarët e lagjes “Dardania” kanë dhënë dëshmi që ju keni bërë tortura dhe dhunime gjatë luftës. Jo vetëm këta q
Lexo më shumë
Zoti Rikalo, sidoqoftë unë po e bëj pyetjen për hir të qytetarëve të Kosovës, të cilëve u kam premtuar se do ta bëj këtë pyetje. Qytetarët e lagjes “Dardania” kanë dhënë dëshmi që ju keni bërë tortura dhe dhunime gjatë luftës. Jo vetëm këta qytetarë, ka edhe qytetarë të tjerë, të cilët kanë deponuar dëshmitë e tyre edhe në prokurori, por i kanë thënë edhe publikisht. Ju, zoti ministër, keni deklaruar që keni bërë një jetë të qetë dhe keni pasur raporte të mira me fqinjët tuaj. Për ne është e paqartë atëherë pse fqinjët tuaj, ish-fqinjët tuaj të lagjes “Dardania” i kanë këto ankesa, pse nuk po bëhen këto ankesa ndaj asnjë përfaqësuesi tjetër të komunitetit serb, sepse ne nuk kemi problem me komunitetin serb, nuk kemi problem me serbët që jetojnë në Kosovë, por pse pikërisht me ju po kanë problem? Cili ka qenë roli juaj gjatë luftës së fundit në Kosovë? Nuk keni dhënë asnjëherë përgjegjësi, nuk keni treguar asnjëherë cili ka qenë roli i familjes suaj gjatë kësaj lufte dhe çka nënkuptoni ju me frazën që e keni thënë që keni bërë jetë të qetë gjatë vitit ‘99 në kohën kur ndaj shqiptarëve po 20 ushtrohej represion i përmasave të spastrimit etnik. Çka nënkupton për ju ‘jeta e qetë’? A përfshihet në ‘jetën e qetë’ edhe torturat, edhe rrahjet që banorët ju akuzojnë se i keni bërë gjatë kësaj kohe në lagjen “Dardania”? Faleminderit! |
Nenad Rikalo | Jo |
25/10/2017 | Arsim |
Përshkrimi paragjykues dhe diskriminues në librat shkollorë i personave me Sindromin Down. A jeni informuar mbi raportimet e mediave në lidhje me përshkrimin paragjykues dhe diskriminues që u bëhet personave me Sindromin Down, në librat shkollorë dhe a k
Lexo më shumë
Përshkrimi paragjykues dhe diskriminues në librat shkollorë i personave me Sindromin Down. A jeni informuar mbi raportimet e mediave në lidhje me përshkrimin paragjykues dhe diskriminues që u bëhet personave me Sindromin Down, në librat shkollorë dhe a keni ndërmarrë diçka në lidhje me këtë çështje? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
24/11/2017 | Drejtësi |
Z. Ministër çfarë mendoni ju për procesin e montuar gjyqësor për terrorizëm, kundër aktivistëve të LVV-së? Personalisht a keni informacione lidhur me këtë rast?
Z. Ministër çfarë mendoni ju për procesin e montuar gjyqësor për terrorizëm, kundër aktivistëve të LVV-së? Personalisht a keni informacione lidhur me këtë rast? |
Abelard Tahiri | Jo |
18/10/2018 | Drejtësi |
I nderuar ministër, Unë e kam parashtruar një pyetje lidhur me mbylljen apo shuarjen e Institutit të Krimeve të Luftës që është bërë, nëse nuk gaboj, në qershor të këtij viti. Kisha dashur nga ministri që të japë sqarime se pse u mbyll ky institut dhe ci
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Unë e kam parashtruar një pyetje lidhur me mbylljen apo shuarjen e Institutit të Krimeve të Luftës që është bërë, nëse nuk gaboj, në qershor të këtij viti. Kisha dashur nga ministri që të japë sqarime se pse u mbyll ky institut dhe cilat janë arsyet që të mbyllet një institut kaq i rëndësishëm siç është Instituti i Krimeve të Luftës, sepse nuk di që ka pasur ndonjë shpjegim publik, ose së paku unë nuk e kam parë. |
Abelard Tahiri | Po |