Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/01/2018 | Punë të Brendshme |
Zoti ministër, i kemi disa qytetarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, të cilët që nga paslufta jetojnë në Kosovë dhe tash pas rregullimit të një ligji në Serbi, ata pasi nuk banojnë në pjesën e Serbisë andej, kanë mbetur këndej nuk po kanë mundësi
Lexo më shumë
Zoti ministër, i kemi disa qytetarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, të cilët që nga paslufta jetojnë në Kosovë dhe tash pas rregullimit të një ligji në Serbi, ata pasi nuk banojnë në pjesën e Serbisë andej, kanë mbetur këndej nuk po kanë mundësi të regjistrohen në vendbanimet e tyre, kanë mbetur pa dokumentacione edhe në Kosovë, edhe në Serbi. Si qëndron puna me këta? A ka mundësi që pasi kanë qenë banorë, kanë banuar në Kosovë që 18 vjet, a ka mundësi që t’u rregullohen dokumentacionet? |
Bejtush Gashi | Po |
17/05/2018 | Sociale |
Zoti ministër, jemi të vetëdijshëm se respektimi i të drejtave të punëtorëve, kushtet jo të mira në punë, siguria dhe shëndeti mbesin ende ndër sfidat kryesore me të cilat përballen punonjësit në përgjithësi. Pyetja: i nderuar zoti ministër, tashmë ke la
Lexo më shumë
Zoti ministër, jemi të vetëdijshëm se respektimi i të drejtave të punëtorëve, kushtet jo të mira në punë, siguria dhe shëndeti mbesin ende ndër sfidat kryesore me të cilat përballen punonjësit në përgjithësi. Pyetja: i nderuar zoti ministër, tashmë ke lansuar strategjinë sektoriale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2018-2022. Më intereson të di nëse keni paraparë hapa konkretë në këtë strategji sa i përket respektimit të të drejtave të punëtorëve, përmirësimit të kushteve të punës, si dhe shëndetin në punë? Faleminderit! |
Skender Reçica | Po |