Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Shëndetësi |
Pyetja ime ka të bëjë me ministrin e Shëndetësisë. Pacientët me leukemi akute kanë nevojë imediate për trajtimin e sëmundjes me preparatin ‘Glivek’, që një kohë ka mungesë të madhe në trajtimin e këtyre pacientëve. Ky preparat kushton qindra
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me ministrin e Shëndetësisë. Pacientët me leukemi akute kanë nevojë imediate për trajtimin e sëmundjes me preparatin ‘Glivek’, që një kohë ka mungesë të madhe në trajtimin e këtyre pacientëve. Ky preparat kushton qindra euro dhe po e dëmton shumë buxhetin familjar të pacientëve. Çfarë po ndodh me furnizimin me këtë bar për trajtimin e pacientëve që kohët e fundit ka mungesa dhe çfarë masash janë duke u ndërmarrë që të mos prolongohet furnizimi dhe të mos ketë mungesa, sepse ky bar është shumë vital për trajtimin e pacientëve me leukemi akute? |
Uran Ismaili | Po |
25/10/2017 | Shëndetësi |
Pyetja ime shtesë për ministrin Ismajli: A keni plan të ndërmerrni masa që të mos vazhdohet me prolongime të tilla në sistemin e prokurimit dhe cilat janë planet tuaja që këto vonesa në furnizim të zvogëlohen minimalisht, e që pacientët tanë të mos vuajn
Lexo më shumë
Pyetja ime shtesë për ministrin Ismajli: A keni plan të ndërmerrni masa që të mos vazhdohet me prolongime të tilla në sistemin e prokurimit dhe cilat janë planet tuaja që këto vonesa në furnizim të zvogëlohen minimalisht, e që pacientët tanë të mos vuajnë nga mungesa e këtyre barnave? |
Uran Ismaili | Po |
25/10/2017 | Infrastrukturë |
Rruga për Prevallë që lidh fshatrat e rajonit të Zhupës dhe Brezovicës është një rrezik i vazhdueshëm për banorët e kësaj zone që udhëtojnë çdo ditë në këtë rrugë, si për banorët, por edhe për turistët e shumtë. Terreni i saj malor ka rrezik të shembjes
Lexo më shumë
Rruga për Prevallë që lidh fshatrat e rajonit të Zhupës dhe Brezovicës është një rrezik i vazhdueshëm për banorët e kësaj zone që udhëtojnë çdo ditë në këtë rrugë, si për banorët, por edhe për turistët e shumtë. Terreni i saj malor ka rrezik të shembjes së gurëve, bllokadës së rrugës që në kohë të dimrit shkakton shumë telashe, por edhe ka rrezik për lëndime edhe të qytetarëve. Më herët është ndarë një buxhet për fillimin e sanimit të gjendjes së kësaj rruge, por deri më tani nuk është vërejtur që ka filluar diçka. Çfarë mase ka marrë Ministra e Infrastrukturës për fillimin e punëve të rregullimit të kësaj rruge dhe për mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i shembjes së gurëve? 24 Ministria e kaluar ka ndarë një buxhet, është planifikuar fillimi i punës, cilat janë planet tuaja për vazhdimin e këtij projekti, rregullimin e kësaj rruge, e cila ka një rëndësi vitale për qytetarët e Zhupës, por edhe për të gjithë turistët, edhe për të gjithë banorët e shumët që e frekuentojnë këtë rrugë për qëllime edhe turistike, por edhe qëllime të tjera. Faleminderit! |
Pal Lekaj | Po |
25/01/2018 | Mjedis |
Unë dua ta shpreh një shqetësim të banorëve të Përdrinisë, është lumi Topllua, i cili kalon rajonin e Përdrinisë që derdhet në Drinin e Bardhë dhe kalon në fshatrat e Suharekës, në fshatrat e Prizrenit, siç janë: Medves, Zojz, Piranë dhe është i degradua
Lexo më shumë
Unë dua ta shpreh një shqetësim të banorëve të Përdrinisë, është lumi Topllua, i cili kalon rajonin e Përdrinisë që derdhet në Drinin e Bardhë dhe kalon në fshatrat e Suharekës, në fshatrat e Prizrenit, siç janë: Medves, Zojz, Piranë dhe është i degraduar tej mase nga eksploatimi i paligjshëm i zhavorrit, aq shumë është i degraduar sa që gjatë verës i përngjan një përroske të ujërave të zeza, ndërsa gjatë dimrit e në vjeshtë ka dalje nga shtrati dhe dëmtim të fushave të mbjella të këtij regjioni, i cili kryesisht është bujqësor. Banorët e kësaj zone, domethënë banorët e këtyre fshatrave e kanë bërë një peticion dhe në emër të 30 mijë banorëve të Përdrinisë, edhe pse ministrja nuk është këtu dhe vjen nga ai regjion, 20 besoj që ajo do ta marrë këtë shqetësim edhe përmes Kuvendit dhe përmes mediave si kërkesë dhe si pyetje dhe çka do të ndërmerret në sanimin, në pastrimin dhe në zgjerimin e shtratit të lumit dhe a ka ndonjë plan konkret që të financohet sanimi i gjendjes së këtij lumi, si dhe a ka plan që të gjendet zgjidhja edhe për derdhjet e ujërave të zeza, të cilat po ndodhin në lumin Topllua dhe i cili ky lumë ka rëndësi shumë të madhe për këtë regjion, duke i dëmtuar edhe fushat e mbjella, të cilat e furnizojnë edhe Kosovën me produktet e tyre. Prandaj, unë si kërkesë, por edhe si pyetje dhe si apel për Ministrinë e Ambientit që të ndërmerret, që të sanohet gjendja e këtij lumi, i cili për momentin jo që ka qenë një lumë me rëndësi, po tash po shkakton edhe më shumë dëme se sa që ka shkaktuar përpara në ujitje, është shfrytëzuar për ujitje, por edhe për gjëra të tjera. |
Fatmir Matoshi | Jo |
02/03/2018 | Mjedis |
Unë këtë pyetje e kam bërë, edhe pse s’ka qenë ministrja, por po e përsëris edhe një herë. Ka të bëjë me një lumë që kalon nga Suhareka në disa fshatra të Anadrinisë dhe derdhet në Drinin e Bardhë, është lumi Toplluha, i cili gjatë sezonit të vjesh
Lexo më shumë
Unë këtë pyetje e kam bërë, edhe pse s’ka qenë ministrja, por po e përsëris edhe një herë. Ka të bëjë me një lumë që kalon nga Suhareka në disa fshatra të Anadrinisë dhe derdhet në Drinin e Bardhë, është lumi Toplluha, i cili gjatë sezonit të vjeshtës, për shkak edhe të keqpërdorimit të zhavorrit dhe ndotjes, për shkak të derdhjes së ujërave të zeza gjatë sezonit të vjeshtës dhe pranverës po shkakton dëme të mëdha në këto fshatra, të cilat janë kryesisht bujqësore dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë lumë. 16 Pyetja ime ka qenë për ministren: a keni plan të ndërmerrni diçka për revitalizimin e këtij lumi? Çka do të ndërmerrni që të ndaloni derdhjen e ujërave të zeza dhe shkatërrimin e mëtutjeshëm të këtij lumi, i cili meqenëse edhe ministrja vjen edhe ajo zonë, e njeh mirë këtë lumë. Faleminderit! |
Fatmir Matoshi | Po |
08/02/2018 | Shëndetësi |
Profesionistët shëndetsor edhe përkundër shkollimit dhe përgjegjësisë vazhdojnë të paguhen shumë ulët. Para një kohë për shkak edhe veprimeve të pamenduara të Kryeministrit me rritjen e pagave për qeveritar është shkaktuar tension social gjë që shumë kir
Lexo më shumë
Profesionistët shëndetsor edhe përkundër shkollimit dhe përgjegjësisë vazhdojnë të paguhen shumë ulët. Para një kohë për shkak edhe veprimeve të pamenduara të Kryeministrit me rritjen e pagave për qeveritar është shkaktuar tension social gjë që shumë kirurg janë futurnë greve. Cka është bërë për harmonizimin e pagave në sektorin e shëndetësisë dhe si planifikoni të bëni kategorizimin e pagave në këtë sektor. |
Uran Ismaili | Jo |
08/02/2018 | Shëndetësi |
Edhe pse për shumë vite me radhë janë iniciuar projekte për instalimin e Sistemit Informativ Shëndetësor në institucionet shtetëore. Janë bërë hapa të nevojshëm në pilot projekte në Prishtinë dhe Prizren por ska arrit deri tani në funksionalizimin e saj
Lexo më shumë
Edhe pse për shumë vite me radhë janë iniciuar projekte për instalimin e Sistemit Informativ Shëndetësor në institucionet shtetëore. Janë bërë hapa të nevojshëm në pilot projekte në Prishtinë dhe Prizren por ska arrit deri tani në funksionalizimin e saj të plotë edhe në këto komuna dhe në tërë sektorin shëndetësor në Kosovë. Duke e ditur që pa fillimin e sistemit informative shëndetësor nuk do të mund të themelojmë fondin e qëndrueshëm të sigurimeve shëndetësore, pyetja ime ka të bëj më atë se sa keni mund të skanoni dhe të planifikoni fillimin e funksionalizimin e sistemit të informimit shëndetësor, sa keni staf, sa keni bërë për trajnimin e personelit shëndetësor, me cilat programe kompjuterike dhe sa keni arrit me shtri rrjetin nëpër institucione shëndetësore? |
Uran Ismaili | Jo |
05/06/2018 | Sociale |
Ka raportime që komisioni për riverifikimin e shkallës së paaftësisë së invalidëve të luftës, etj, I është nënshtruar presioneve nga jashtë, nga grupe të ndryshëm politike e partiake, për të mos rrëzuar shkallën e invaliditetit të personave të paraqitur
Lexo më shumë
Ka raportime që komisioni për riverifikimin e shkallës së paaftësisë së invalidëve të luftës, etj, I është nënshtruar presioneve nga jashtë, nga grupe të ndryshëm politike e partiake, për të mos rrëzuar shkallën e invaliditetit të personave të paraqitur rrejshëm si invalid. Pse po zvogëlohet pagesa e këtij komisioni dhe pse s’po paguhen anëtarët e saj a është kjo një presion shtesë për të shtyrë ta për tërheqje nga ky komision? |
Skender Reçica | Jo |
14/06/2018 | Shëndetësi |
Ligji për shëndetësi si ligji bazik i shëndetësisë është paraparë në strategjinë legjislative 2018 se do sjellët për plotësim ndryshim. Duke parë nevojën për reformën e sektorit shëndetësor e cila duhet të bëhet përmes këtij ligji deri më tani nuk kemi p
Lexo më shumë
Ligji për shëndetësi si ligji bazik i shëndetësisë është paraparë në strategjinë legjislative 2018 se do sjellët për plotësim ndryshim. Duke parë nevojën për reformën e sektorit shëndetësor e cila duhet të bëhet përmes këtij ligji deri më tani nuk kemi parë një lëvizje nga ana M.SH. dhe juaj për sjelljen e këtij ligji në komision dhe mekanizma tjerë për diskutim dhe vërejtje.Çfarë po ndodh me këtë proces? Deri ku keni arrit me harmonizimin e ndryshimeve të këtij ligji? Kur planifikohet dhe cilat janë ndryshimet e parapara nga ana juaj për plotësim ndryshimin e këtij ligji? |
Uran Ismaili | Jo |
05/06/2018 | Shëndetësi |
I nderuar ministër, Besoj që jeni në dijeni për numrin e madh të mjekëve, të cilët sot e kësaj dite po vazhdojnë ikjen e tyre nga Kosova për një jetë më të mirë, për kushte më të mira të punës dhe janë me qindra mjekë të rinj, të cilët po ikin jashtë Kos
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Besoj që jeni në dijeni për numrin e madh të mjekëve, të cilët sot e kësaj dite po vazhdojnë ikjen e tyre nga Kosova për një jetë më të mirë, për kushte më të mira të punës dhe janë me qindra mjekë të rinj, të cilët po ikin jashtë Kosovës. Pyetja ime ka të bëjë direkt me juve: çka jeni duke ndërmarrë që ta ndalni këtë fluks? Çka jeni duke ndërmarrë për përmirësimin e kushteve të punës së mjekëve, duke përfshirë edhe premtimin që e keni bërë më herët dhe si pasojë e një greve që ka ekzistuar në fillim të këtij viti për rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë dhe është premtuar që punëtorëve shëndetësorë do t’u rregullohet paga e tyre me kategorizimin e pagave. Sa keni arritur që t’i harmonizoni dhe ta bëni kategorizimin e pagave, e cila do të ishte një pagë meritore për një jetë të dinjitetshme të punëtorëve shëndetësorë? Faleminderit! |
Uran Ismaili | Po |
05/06/2018 | Shëndetësi |
Faleminderit, për përgjigje! Vetëm desha ta bëj një pyetje shtesë, kur është ajo datë që planifikohet, a planifikohet me rishikim të buxhetit, a planifikohet vitin tjetër dhe dua ta shpreh edhe një shqetësim të punëtorëve shëndetësorë për konkurset e dre
Lexo më shumë
Faleminderit, për përgjigje! Vetëm desha ta bëj një pyetje shtesë, kur është ajo datë që planifikohet, a planifikohet me rishikim të buxhetit, a planifikohet vitin tjetër dhe dua ta shpreh edhe një shqetësim të punëtorëve shëndetësorë për konkurset e drejtorëve në shumë institucione shëndetësore, për politizimin e skajshëm që po ndodh në zgjedhjen e drejtorëve në institucione shëndetësore, në spitale rajonale dhe në klinika dhe a do ta luftoni politizimin, i cili kryesisht këta drejtorë janë nga Partia Demokratike e Kosovës, si njerëz të lidhur me Partinë Demokratike apo familjarë të tyre. Faleminderit! |
Uran Ismaili | Po |
05/07/2018 | Administratë |
E nderuar kryesuese! I nderuar kryeministër, Pyetja ime ka të bëjë për agjencitë apo komitetet për reforma shtetërore, ku e keni emëruar një koordinator nacional për reforma shtetërore. Një organizim ende i paqartë dhe i pakuptueshëm në kompetenca dhe pë
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese! I nderuar kryeministër, Pyetja ime ka të bëjë për agjencitë apo komitetet për reforma shtetërore, ku e keni emëruar një koordinator nacional për reforma shtetërore. Një organizim ende i paqartë dhe i pakuptueshëm në kompetenca dhe përgjegjësitë, për mua. Pyetja ka të bëjë jo vetëm për këtë koordinator, por edhe për shumë koordinatorë të tjerë, të cilët janë krijuar: cila është veprimtaria e këtyre organizimeve paralele, konkretisht për reforma? Kur dihet që reformat sektoriale bëhen në secilën ministri dhe pse po i duhet Qeverisë të krijojë poste të tjera për zyrtarët, apo ndoshta po e shihni këtë si mënyrë për të punësuar dhe rehatuar zyrtarët tuaj të pasistemuar në poste ministrore dhe zëvendësministra? Mendoj që në këtë drejtim duhet të na jepni sqarim, cilat janë kompetencat e tyre dhe në cilat fusha bie ndesh me fushën e ministrive adekuate, të cilat i mbulojnë këto fusha? Faleminderit! |
Ramush Haradinaj | Po |
05/07/2018 | Administratë |
A do të thotë kjo, kryeministër, që ministri i Administratës ka dështuar në reforma, kanë dështuar ministrat e tjerë dhe duhet që përmes një koordinatori t’i koordinoni reformat përmes tij, apo ku është problemi? Sepse ne e dimë që bartësi i reform
Lexo më shumë
A do të thotë kjo, kryeministër, që ministri i Administratës ka dështuar në reforma, kanë dështuar ministrat e tjerë dhe duhet që përmes një koordinatori t’i koordinoni reformat përmes tij, apo ku është problemi? Sepse ne e dimë që bartësi i reformave në administratë është ministria gjegjëse, bartës i reformës në shëndetësi është Ministria e Shëndetësisë, bartës i reformës në Administratë Lokale janë ministritë gjegjëse dhe pse po duhet që tash dikush t’i koordinojë këto? Kjo nuk m’i përmbush ato sqarimet e mia, por sidoqoftë faleminderit për sqarimin tuaj. |
Ramush Haradinaj | Po |
14/06/2018 | Kulturë |
Gjatë vitit 2017 në Prizren ka qenë debat i gjerë për rindërtimin e Xhamisë në Kala të Prizrenit, si dhe për këtë edhe është organizuar një peticion ku mijëra qytetarë janë nënshkruar për rindërtimin e saj.
Sa jeni të informuar për këtë problematikë d
Lexo më shumë
Gjatë vitit 2017 në Prizren ka qenë debat i gjerë për rindërtimin e Xhamisë në Kala të Prizrenit, si dhe për këtë edhe është organizuar një peticion ku mijëra qytetarë janë nënshkruar për rindërtimin e saj. Sa jeni të informuar për këtë problematikë dhe cili është qëndrimi juaj dhe Ministrisë së Kulturës për Xhaminë në Kala, deri ku ka arritur ky proces dhe cilat janë pengesat për rindërtimin e saj? |
Kujtim Gashi | Jo |
30/01/2019 | Shëndetësi |
Z.Ministër, siç e dini ka një numër të madh të prekurve nga gripi në Kosovë, ka edhe raste te vdekjeve nga kjo epidemi. Sa ju si Ministër dhe institucionet jeni preokupar me zbutjet e pasojave të kësaj epidemie. Pse nuk është siguruar asnjë dozë e medika
Lexo më shumë
Z.Ministër, siç e dini ka një numër të madh të prekurve nga gripi në Kosovë, ka edhe raste te vdekjeve nga kjo epidemi. Sa ju si Ministër dhe institucionet jeni preokupar me zbutjet e pasojave të kësaj epidemie. Pse nuk është siguruar asnjë dozë e medikamentit Tamfilu, që ordinohet për këto raste. Pse jeni vonuar me sigurimin e vaksinave kundër gripit , si dhe pse Klinika infektive dhe mushkërive në pikën e epidemisë janë në renovim?
|
Uran Ismaili | Jo |