Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Administratë |
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen e krijimit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Unë kam dashur të pyes kryeministrin, edhe pse tanimë dihet, po t’i qartësoj më shumë për publikun, pse është krijuar kjo ministri? Në fakt, të gjitha Qeveritë parapr
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen e krijimit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Unë kam dashur të pyes kryeministrin, edhe pse tanimë dihet, po t’i qartësoj më shumë për publikun, pse është krijuar kjo ministri? Në fakt, të gjitha Qeveritë paraprake e kanë evituar krijimin e një ministre të tillë, e cila ka shumë potencial që të shpije drejt rajonalizimit të vendit. |
Ramush Haradinaj | Jo |
25/10/2017 | Ekonomi |
Unë prapë dua ta ngre si shqetësim, edhe pse jo në formë të pyetjes. Në fakt, ne të gjithë i dimë pazaret dhe kompromiset e dhimbshme që janë për krijimin e kësaj Qeverie, krejt papritmas, zoti Gashi, pa pasur ndonjë përfaqësim politik, pa konkurruar far
Lexo më shumë
Unë prapë dua ta ngre si shqetësim, edhe pse jo në formë të pyetjes. Në fakt, ne të gjithë i dimë pazaret dhe kompromiset e dhimbshme që janë për krijimin e kësaj Qeverie, krejt papritmas, zoti Gashi, pa pasur ndonjë përfaqësim politik, pa konkurruar fare në zgjedhje na bëhet ministër i Diasporës. Përpos tjerash, Ministrisë së Diasporës i shtohet edhe një kompetencë tjetër, ajo e investimeve strategjike. Pyetja ka të bëjë me atë se a do të ndryshohet Ligji për investimet strategjike? Sepse na ka marrë shumë kohë, ka pasur shumë kundërshtarë të ligjit, ligji tanimë është në fuqi. Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, respektivisht Agjencia e Investimeve dhe për përkrahje të ndërmarrjeve është përgjegjëse. Kjo agjenci ka filluar punën me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, është lista e projekteve tanimë e gatshme. Nuk di pse një kompetencë e tillë të kalohet jashtëligjshëm te Ministria e Diasporës dhe në mënyrë që ministri Gashi të jetë kompetent, komplet duhet të ndërrohet ligji dhe kjo nënkupton që do të kemi edhe një humbje të kohës, sigurisht shumë të gjatë, e kjo është e paarsyeshme. |
Dardan Gashi | Jo |
03/10/2017 | Ekonomi |
Tani, i nderuar ministër Beqaj, ministria juaj është e re, e cila u krijua me qeverisjen Haradinaj. Ne kemi marrë programin 2017 - 2021, në bazë të asaj çfarë shkruhet aty, ju keni kompetenca dhe objektiva që sot janë të mbuluara nga institucione të tjer
Lexo më shumë
Tani, i nderuar ministër Beqaj, ministria juaj është e re, e cila u krijua me qeverisjen Haradinaj. Ne kemi marrë programin 2017 - 2021, në bazë të asaj çfarë shkruhet aty, ju keni kompetenca dhe objektiva që sot janë të mbuluara nga institucione të tjera dhe ne si deputetë, por edhe si qytetarë dhe bizneset e vendit ende nuk e dimë fushëveprimtarinë e ministrisë suaj, si dhe buxhetin që ju keni në dispozicion. Ajo çfarë neve na intereson është që saktë se si do t’i ndani detyrat dhe përgjegjësitë, e keni edhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë këtu të pranishëm me agjencinë “KIESA”, e cila mbulon komplet fushën e ndërmarrësisë dhe të inovacionet kur flisni, ajo fushë komplet mbulohet sot nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, sepse krejt çka flitet aty, diku rreth 80% flitet për fushën e TIK-ut dhe një fond të TIK-ut. Na tregoni, ju lutem, sa do të jetë buxheti i ministrisë suaj? Cili do të jetë stafi? Cilat do të jenë detyrat dhe përgjegjësitë, si do të harmonizoheni me agjencinë KIESA, a do të ketë punësime të reja për ministrinë tuaj. |
Besim Beqaj | Po |
03/10/2017 | Ekonomi |
I nderuar ministër, Faleminderit për përgjigjen, por prapëseprapë nuk u përgjigjët. Në fakt, e gjithë fushëveprimtaria juaj që ka të bëjë me ndërmarrjet sot është në kompetencën e Agjencisë KIESA. Si do ia bëni me këtë agjenci? Do e merrni Agjencinë në M
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Faleminderit për përgjigjen, por prapëseprapë nuk u përgjigjët. Në fakt, e gjithë fushëveprimtaria juaj që ka të bëjë me ndërmarrjet sot është në kompetencën e Agjencisë KIESA. Si do ia bëni me këtë agjenci? Do e merrni Agjencinë në Ministrinë e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit apo çfarë do të bëni? Të gjitha këto objektiva, gjithë këtë fushëveprimtari e ka Agjencia KIESA. Mungesa e agjencisë ka qenë mungesë e buxhetit, e cila normalisht ka qenë si rezultat i kufizimeve buxhetore që kemi pasur. Përndryshe, ka qenë shumë më mirë që të forcohen kapacitetet e KIES-ës, që ne e kemi paraparë forcimin e kapaciteteve në kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitin 2017/2021, se sa të dublifikohen të gjitha këto. Prapë nuk na tregove se çka me buxhetin, sa është? Në fakt, ju treguat, por nuk u dëgjua. Sa do të jetë buxheti i ministrisë suaj për këtë vit dhe për vitin 2018? |
Besim Beqaj | Po |
03/10/2017 | Financa |
A do e respektoni Ligjin për plotësim dhe ndryshim të Ligjit të veteranëve gjatë plotësim ndryshimit të Ligjit të Buxhetit për vitin 2017 dhe njëkohësisht, a do të respektohet ky ligj në Ligjin e Buxhetit të vitit 2018?
A do e respektoni Ligjin për plotësim dhe ndryshim të Ligjit të veteranëve gjatë plotësim ndryshimit të Ligjit të Buxhetit për vitin 2017 dhe njëkohësisht, a do të respektohet ky ligj në Ligjin e Buxhetit të vitit 2018? |
Besim Beqaj | Po |
24/11/2017 | Administratë |
Qeveritë e Kosovës që nga paslufta janë shquar për nga numri i madh i ministrive, ju Kryeministër shtuat edhe dy ministri të reja për arsye tashmë të njohura për të gjithë. Sipas Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 fare nuk kuptohet
Lexo më shumë
Qeveritë e Kosovës që nga paslufta janë shquar për nga numri i madh i ministrive, ju Kryeministër shtuat edhe dy ministri të reja për arsye tashmë të njohura për të gjithë. Sipas Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 fare nuk kuptohet cilat janë kompetencat dhe përgjegjësit e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Ҫka saktësisht do të punoj kjo ministri? Sa do të jetë buxheti i kësaj ministrie? Nga vjen ky buxhet, kush do të ketë më pak buxhet si rrjedhojë? Sa staf do të ketë kjo ministri dhe a do të jenë transfere ndërinstitucionale apo punësime të reja? |
Ramush Haradinaj | Jo |
24/11/2017 | Ekonomi |
Në Qeverinë Haradinaj Ministrisë së Diasporës krejt ad hoc dhe për arsye tashmë të njohura ju shtua edhe një përgjegjësi apo kompetencë, ajo e Investimeve Strategjike. Në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 te pjesa ku flitet për Mini
Lexo më shumë
Në Qeverinë Haradinaj Ministrisë së Diasporës krejt ad hoc dhe për arsye tashmë të njohura ju shtua edhe një përgjegjësi apo kompetencë, ajo e Investimeve Strategjike. Në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 te pjesa ku flitet për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike shkruan: Qeveria e Republikës së Kosovës duke pasur si një ndër prioritetet kryesore shtimin e investimeve të huaja në vend, implementimin e Ligjit për Investime Strategjike do të përforcoj duke i bashkërenduar veprimtaritë për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve në një ministri përkatëse. A do ta ndryshoni Ligjin për Investimeve Strategjike dhe kur planifikoni ta bëni një gjë të tillë? |
Dardan Gashi | Jo |
17/05/2018 | Komunikacion |
Në senacën e 17.05.2018, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, kam ngritë çështjen e UA 02/2018 për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore, UA ky i MI, të cilin ju e keni nënshkruar me 12.04.2018 dhe ka hyrë në fuqi sh
Lexo më shumë
Në senacën e 17.05.2018, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, kam ngritë çështjen e UA 02/2018 për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore, UA ky i MI, të cilin ju e keni nënshkruar me 12.04.2018 dhe ka hyrë në fuqi shtatë ditë më vonë d.m.th. me19.04.2018. Nene të cekura të këtij UA kanë përshtatë kushtet që monopoli në këtë fushë të vazhdojë në pafundësi. Meqenëse UA 02/2018 është në kundërshtim edhe me nenin 199 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me Ligji nr.05/L-132, nga i cili derivon, Grupi Parlamentar I LDK-së ka kërkuar që menjëherë ky UA të shfuqizohe dhe të hartohet një i ri, i cili përcakton kushte të barabarta për të gjithë operatorët që janë të interesuar të angazhohen në ketë fushë. A keni marrë masa deri më tani rreth kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së për shfuqizimin e këtij UA? Nëse jo. A planifikoni ta shfuqizoni ketë UA dhe kur? |
Pal Lekaj | Jo |
17/05/2018 | Arsim |
Gjatë dy leximeve të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018, si deputete kam paraqit amandamentet për ndarjen e mjeteve, për ndërtimin e shkollës në fshatin Sfarkë, komuna e Pejës, shkollë kjo, paralele e shkollës së Kliqinës "Naum Veqilfarxhi". Me
Lexo më shumë
Gjatë dy leximeve të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018, si deputete kam paraqit amandamentet për ndarjen e mjeteve, për ndërtimin e shkollës në fshatin Sfarkë, komuna e Pejës, shkollë kjo, paralele e shkollës së Kliqinës "Naum Veqilfarxhi". Me mbështetjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe të Ministrit të Financave, mjetet janë ndarë sipas një parallogaritje që e ka bërë Komuna e Pejës në shumën prej 127,178 Euro. Këto mjete janë ndarë të buxheti i MASHT-it, për vitin 2018, konkretisht të investimeve kapitale, në arsim para universitar. Projekti me kod 1571. Qëllimi i projektit ka qenë dhe është që në shtator të vitit 2018 fëmijët të zhvillojnë mësimin në shkollën e re, pasi që ajo aktuale paraqet rrezik permanent për nxenësit. A keni filluar procedurat për ndërtimin e shkollës, pasi që shkolla është projekt një vjecar dhe se ka gjasa që shkolla të jetë gati në shtator? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |