Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
14/12/2017 | Shëndetësi |
Fjala është për mosnënshkrimin e kontratës për spitalin e Ferizajt. Kjo procedurë ka marrë shumë kohë deri te ardhja në këtë pikë dhe komplet viti 2016 dhe fillimi i vitit 2017 ka qenë edhe periudha kur është hartuar projekti, edhe periudha kur bashkëris
Lexo më shumë
Fjala është për mosnënshkrimin e kontratës për spitalin e Ferizajt. Kjo procedurë ka marrë shumë kohë deri te ardhja në këtë pikë dhe komplet viti 2016 dhe fillimi i vitit 2017 ka qenë edhe periudha kur është hartuar projekti, edhe periudha kur bashkërisht me |
Uran Ismaili | Jo |
25/10/2017 | Punë të Brendshme |
Kryeministër ju jeni të njohur me problemin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta në Kosovën Lindore. Tash po bëhen 18 vite që mijëra qytetarë të dëbuar me dhunë nga Serbia nuk po munden të realizojnë të drejtat e tyre në Republikën e Kosovës. S
Lexo më shumë
Kryeministër ju jeni të njohur me problemin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta në Kosovën Lindore. Tash po bëhen 18 vite që mijëra qytetarë të dëbuar me dhunë nga Serbia nuk po munden të realizojnë të drejtat e tyre në Republikën e Kosovës. Shumica e tyre tashmë kanë krijuar pasuri me djersën e tyre kanë shtëpitë, kanë bizneset, kanë krijuar familje, por nuk kanë mundësi të rregullojnë të drejtën për nënshtetësi, ku e drejta për nënshtetësi nuk po ju njihet edhe fëmijëve që kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë. Z. Kryeministër, meqenëse e keni edhe premtim elektoral, dua të na përgjigjeni se cili është plani juaj dhe cilat hapa i keni ndërmarrë deri tash në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve nga Kosova Lindore për realizimin e të drejtës për nënshtetësi? |
Ramush Haradinaj | Jo |
16/03/2018 | Punë të Brendshme |
I nderuari zoti kryeministër,
Të nderuar deputetë,
Këtë çështje që dua ta ngre faktikisht e përmendët pak më herët në një përgjigje, që ia dhatë një
kolegut tonë deputet, e para. Dhe, e dyta, e kam pas bërë edhe më herët dhe jam menduar shumë
a do të
Lexo më shumë
I nderuari zoti kryeministër, |
Ramush Haradinaj | Po |
02/03/2018 | Shëndetësi |
Reforma në shëndetësi parasheh edhe reformimin e formës së financimit të shëndetësisë dhe krijimin e mundësive të reja për shtimin e buxhetit dhe financim të qëndrushëm. Zhvillimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetsore përpos që është I domosdoshëm është edh
Lexo më shumë
Reforma në shëndetësi parasheh edhe reformimin e formës së financimit të shëndetësisë dhe krijimin e mundësive të reja për shtimin e buxhetit dhe financim të qëndrushëm. Zhvillimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetsore përpos që është I domosdoshëm është edhe obligim ligjor. Një nga hapat e nevojshëm për hapjen e rrugës së këtij procesi është edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit të Sigurimeve Shëndetsore. Z.Ministër cka po ndodh me Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe pse nuk është proceduar deri tash në Parlament? |
Uran Ismaili | Jo |
17/05/2018 | Shëndetësi |
Nevojat e SHSKUK-së dhe institucioneve tjera për aparaturë janë të mëdha përkundër investimeve në të kaluarën. Një investim i tillë prej 1.6 milionë euro ka ndodhur në vitin 2016 përmes Projektit me Bankën Botërore për përmisimin e kushteve të punës në K
Lexo më shumë
Nevojat e SHSKUK-së dhe institucioneve tjera për aparaturë janë të mëdha përkundër investimeve në të kaluarën. Një investim i tillë prej 1.6 milionë euro ka ndodhur në vitin 2016 përmes Projektit me Bankën Botërore për përmisimin e kushteve të punës në Klinikën dhe Repartet e Pediatrisë dhe NEonatologjisë në SHSKUK në nivel terciar dhe sekondar. Në fillim të vitit 2017 patëm avancuar në krijimin e listës së nevojave me prioritet për aparaturë sidomos në radiologji në të dy nivelet. I nderuar Ministër, a i keni këto informata dhe ku ka mbërri procesi i blerjes së asaj aparature. |
Uran Ismaili | Jo |
14/06/2018 | Punë të Brendshme |
Ne këto ditë patëm një debat parlamentar lidhur me respektimin e të drejtave të punëtorëve, u konstatua nga shumë diskutues se ligjet i kemi të mira, por ato nuk po respektohen. Njëra nga shkeljet ishte diskriminimi i punëtorëve me detyrim pune shtesë, p
Lexo më shumë
Ne këto ditë patëm një debat parlamentar lidhur me respektimin e të drejtave të punëtorëve, u konstatua nga shumë diskutues se ligjet i kemi të mira, por ato nuk po respektohen. Njëra nga shkeljet ishte diskriminimi i punëtorëve me detyrim pune shtesë, pa kompensim adekuat material. Sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Policisë, ky lloj diskriminimi po bëhet edhe në Policinë e Kosovës. Policët detyrohen të punojnë edhe gjatë festave dhe gjatë ditëve të vikendit, kur të tjerët pushojnë dhe nuk kompensohen materialisht. Pyetja për ministrin Gashi është: si kompensohen pjesëtarët e Policisë për punën shtesë dhe për punën e ditëve të festës? Faleminderit! |
Bejtush Gashi | Po |
23/07/2018 | Shëndetësi |
I nderuar ministër, sa për rikujtim, në shtator të vitit 2015 në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka filluar së funksionuari Kardiokirurgjia. Gjithashtu, krahas kësaj u punua mjaft edhe në funksionalizimin e Kardiologjisë Invazive. Përpos
Lexo më shumë
I nderuar ministër, sa për rikujtim, në shtator të vitit 2015 në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka filluar së funksionuari Kardiokirurgjia. Gjithashtu, krahas kësaj u punua mjaft edhe në funksionalizimin e Kardiologjisë Invazive. Përpos që ai shërbim u bë 12 orë, patëm filluar edhe blerjen e aparaturës më moderne për kohën, për Kardiologjinë Invazive dhe Kardiokirurgjinë, dhe kemi mbështetur stafin me pagesa shtesë. E gjithë kjo, në mënyrë që të krijojmë një bazë të mirë, të qëndrueshme, që ky sektor, ose ky segment i shëndetësisë të zhvillohet edhe më tutje. Mirëpo, atëherë humbëm shumë kohë, sepse u kontestua mundësia që për 390 mijë euro të rregullohet hapësira, të shtohet mirëmbajtja nga një në dy vite dhe të trajnohet personeli në klinika të Austrisë. Sot pas dy viteve, ende nuk e kemi aparaturën të instaluar e profesionistët e shkëlqyer po detyrohen të punojnë me aparaturë të stërvjetruar dhe të konsumuar tej mase. Zoti ministër, mua më intereson kur do të vendoset koronarografi i ri? |
Uran Ismaili | Po |
23/07/2018 | Shëndetësi |
A do të kushtojë vendosja e koronarografit më shumë se 390 mijë euro, respektivisht përgatitja e hapësirave dhe e procedurave të tjera, që janë përcjellëse?
A do të kushtojë vendosja e koronarografit më shumë se 390 mijë euro, respektivisht përgatitja e hapësirave dhe e procedurave të tjera, që janë përcjellëse? |
Uran Ismaili | Po |