Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Financa |
Më 25 tetor 2017, Auditori i Përgjithshëm raportoi ndër të tjera se borxhi publik i Republikës së Kosovës ka kaluar shifrën prej 850 milionë euro. Në raportin vjetor të Bankës Qendorore të Republikës së Kosovës për vitin 2016 thuhet se prej këtij borxhi
Lexo më shumë
Më 25 tetor 2017, Auditori i Përgjithshëm raportoi ndër të tjera se borxhi publik i Republikës së Kosovës ka kaluar shifrën prej 850 milionë euro. Në raportin vjetor të Bankës Qendorore të Republikës së Kosovës për vitin 2016 thuhet se prej këtij borxhi publik, mbi 420 milionë euro burojnë nga letra me vlerë (bona të thesarit) të lëshuara nga Republika e Kosovës. Z. Ministër, pasë parasysh këtë vlerë të lartë të letrave me vlerë të lëshuara nga Republika e Kosovës, a mendoni që ka bazë të mjaftueshme të duhur ligjore (I vetëdijshëm për Rregulloren MF-BQK 01/2014 dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve) për të lëshuar për të lëshuara këso letrash me vlerë deri në këtë nivel? Nëse nuk mjafton, a keni në plan futjen në agjendën legjislative të një ligji për letrat me vlerë, që do të mbulonte edhe letrat me vlerë nga sektori publik, por potencialisht edhe për ato në sektorin privat? |
Bedri Hamza | Po |
25/10/2017 | Financa |
Z. Ministër, poashtu lidhur me letrat me vlerë të lëshuara nga Republika e Kosovës dhe duke pasë parasysh se Kosova është një prej pak shteteve që nuk ka “vlerësim kreditor” nga ndonjë agjenci vlerësuese, a planifikoni që të ndërmerrni hapat
Lexo më shumë
Z. Ministër, poashtu lidhur me letrat me vlerë të lëshuara nga Republika e Kosovës dhe duke pasë parasysh se Kosova është një prej pak shteteve që nuk ka “vlerësim kreditor” nga ndonjë agjenci vlerësuese, a planifikoni që të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të siguruar një vlerësim kreditor të Republikës së Kosovës, që të sigurohen kushte sa më të favorshme për Republikën e Kosovës kur lëshon letra me vlerë? |
Bedri Hamza | Po |
25/10/2017 | Punë të Brendshme |
Ditëve të kaluara, dy media kredibile në Kosovë kanë raportuar se Mali i Zi ka filluar me ushtrimin e pushtetit faktik mbi një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, duke zbatuar marrëveshjen e demarkacionit të nënshkruar nga palët por e cila marr
Lexo më shumë
Ditëve të kaluara, dy media kredibile në Kosovë kanë raportuar se Mali i Zi ka filluar me ushtrimin e pushtetit faktik mbi një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, duke zbatuar marrëveshjen e demarkacionit të nënshkruar nga palët por e cila marrëveshje nuk ka efekt juridik për arsye të mos-ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Sipas këtyre mediave, ky fakt është konfirmuar edhe nga një anëtarë i Komisionit Shtetëror. Këtë çështje e kam ngritur edhe në seancën plenare të Kuvendit të datës 25 tetor 2017 por nuk kam marrë përgjigje nga kabineti qeveritar. Z.Ministër, pasur parasysh këtë informatë shumë shqetësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës, a keni ndërmarrë ndonjë hap konkret për të konfirmuar nëse këto informata janë të sakta? Nëse jo, çfarë hapash konkret do të ndërmerrni për t’i verifikuar këto informata dhe nëse dalin të vërteta, çka do të ndërmerrni për të evituar cënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. |
Bejtush Gashi | Jo |
25/10/2017 | Drejtësi |
Kosova është paditur në arbitrazh lidhur më dështimin e transaksionit me AXOS për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës – rasti ACP Axos Capital GmbH v. Republic of Kosovo (ICSID Case No. ARB/15/22). Kjo padi ekspozon Kosovën, përkatësisht
Lexo më shumë
Kosova është paditur në arbitrazh lidhur më dështimin e transaksionit me AXOS për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës – rasti ACP Axos Capital GmbH v. Republic of Kosovo (ICSID Case No. ARB/15/22). Kjo padi ekspozon Kosovën, përkatësisht buxhetin e shtetit, ndaj një vendimi potencialisht shkatërrues, në qoftë se rasti i Kosovës nuk mbrohet denjësisht. Në një procedurë që lë shumë për të dëshiruar, Qeveria ka përzgjedhur Squire Patton Boggs (“SPB”) si përfaqësues juridik të Kosovës në kontest. Z. Ministër, pasë parasysh burimet e kufizuara njerëzore të Ministrisë së Drejtësisë (“MeD”), përkatësisht Avokaturës së Shtetit, kush është duke e përcjellur punën e përfaqësuesve juridik të Republikës së Kosovës dhe a ka MeD kapacitete për të vlerësuar nëse strategjia/puna e ndjekur nga SPB siguron që interest e Kosovës janë duke u mbrojtur në mënyrë të duhur? Nëse jo, atëherë, cili është plani i MeD për të mbrojtur interesat e Kosovës? |
Abelard Tahiri | Po |
25/01/2018 | Financa |
Kohëve të fundit, jemi dëshmitarë të paarqitjes së kriptovalutave në tregjet financiare ndërkombëtare, me ç’rast ka një përqëndrim të madh të investitorëve në këto produkte financiare. Njëkohësisht, jemi dëshmitarë të një trendi të pjesëmarrjes mas
Lexo më shumë
Kohëve të fundit, jemi dëshmitarë të paarqitjes së kriptovalutave në tregjet financiare ndërkombëtare, me ç’rast ka një përqëndrim të madh të investitorëve në këto produkte financiare. Njëkohësisht, jemi dëshmitarë të një trendi të pjesëmarrjes masive të qytetarëve të Republikës së Kosovës në këto investime të dyshimta, përfshirë edhe shumë të cilët po shesin edhe asetet më elementare personale për të investuar në kriptovaluta. Z. Ministër, pasur parasyshë se disa analistë me renome ndërkombëtare kanë paralajmëruar lidhur me rrezikun e investimit në kriptovaluta dhe kanë vlerësuar kriptovalutat si fluska apo skema piramidale që do të përfundojnë në debakël për investitorët, si dhe dukë pasur parasyshë pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve tanë në këto investime, a ka Ministria e Financave ndonjë plan konkret për të adresuar kriptovalutat dhe për të parandaluar pasojat potencialisht shkatërruesë për ekonominë tonë delikate. Dhe nëse po, atëherë cilat janë ato veprime që Ministria e Financave planifikon të ndërrmarrë, veçanarishtë duke pasur parasyshë urgjencën e trajtimit të kësaj çështje. |
Bedri Hamza | Jo |
14/06/2018 | Ekonomi |
Kohë më parë në kuadër të veprimeve që MTI ka ndërmarrë për të përmirësuar ambientin e biznesit në Kosovë si dhe reformat e nevojshme për rangim sa më të lartë në “doing business index” të Bankës Botërore, MTI ka hartuar kornizën ligjore që u
Lexo më shumë
Kohë më parë në kuadër të veprimeve që MTI ka ndërmarrë për të përmirësuar ambientin e biznesit në Kosovë si dhe reformat e nevojshme për rangim sa më të lartë në “doing business index” të Bankës Botërore, MTI ka hartuar kornizën ligjore që ua ndalon qeverive locale, përktësisht komunave, të drejtën për të imponuar taksa apo tarifa për shoqëritë tregtare për ndërmarrjen e veprimtarisë afariste. Mirpo, kemi pranuar ankesa nga bizneset që veprojnë në Komunën e Gracanicës, të cilat na njoftojnë se Komuna e Gracanicës ka filluar me imponimin e taksave për veprimatari afarise për këto biznese që veprojnë në këtë Komunë. Z. Ministër, çfarë hapa urgjent do të ndërmerrni si ministër i MTI, por edhe në koordinim me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, për ta ndërprerë këtë praktikë të jashtëligjshme dhe shumë të dëmshme për bizneset nga Komuna e Gracanicës por edhe për reputacionin e Kosovës si vend që po synon joshjen e investimeve të huaja. |
Bajram Hasani | Jo |
23/07/2018 | Drejtësi |
Kohë më parë(mars 2018), keni publikuar fillimjn e iniciativës për "Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit" në Kosovë. Lidhur me këtë keni mbajtur edhe një Konferencë, ku të ftuarit janë informuar lidhur me këtë iniciativë të M
Lexo më shumë
Kohë më parë(mars 2018), keni publikuar fillimjn e iniciativës për "Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit" në Kosovë. Lidhur me këtë keni mbajtur edhe një Konferencë, ku të ftuarit janë informuar lidhur me këtë iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë. Z.Ministër, tani që kanë kaluar disa muaj nga fillimj i kësaj iniciative, a mund të na tregoni se çka është ndërmarrë në këtë drejtim nga Ministria që ju drejtoni? Cili është plani i veprimit dhe çfarë orari të veprimit keni planifikuar për këtë sfidë? Kur pritni që ky rishikim të përfundojë? Çfarë rezultati pritni nga rishikimi( çka do të jetë produkti final) dhe a është pjesë e planifikuar e rishikimit edhe hartimi i një plani gjithëpërfshirës për reformë në sistemin e drejtësisë në Kosovë? Për më tepër, kush është i përfshirë në këtë rishikim kaq të madh dhe sfidues? |
Abelard Tahiri | Jo |
23/07/2018 | Infrastrukturë |
Kohë më parë, keni përuruar fillimin e zgjerimit të rrugësPrishtinë-Podujevë,përkatësisht,pjesës në mes të fshtatrave Gllamnik dhe Lluzhan, në gjatësi prej 4 km. Jeni deklaruar në Maj 2018 se punët planifikohen të kryhen për 200 ditë. Tani që kanë kaluar
Lexo më shumë
Kohë më parë, keni përuruar fillimin e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Podujevë,përkatësisht,pjesës në mes të fshtatrave Gllamnik dhe Lluzhan, në gjatësi prej 4 km. Jeni deklaruar në Maj 2018 se punët planifikohen të kryhen për 200 ditë. Tani që kanë kaluar përafërsisht tre muaj nga fillimi i punimeve, nga dukja e punëbve në terren, merret përshtypja se punët kanë ngecur, me që rast po krijohen vështirësi qarkullimi jo vetëm për qytetarët e kësaj ane,mirëpo edhe për bashkëatdhetarët tanë që qarkullojnë në këtë rrugë gjatë rrugëtimit për në vendlindje. Z. Ministër,a mund të na shpjegoni nëse ky projekt është duke ecur sipas orarit të planifikuar të punimeve ? A vlerësoni se projekti në fjalë do të kryhet brenda afateve kohore të parapara në kontratë? Nëse punët kanë ngecur,që duket se po, çfarë hapa do të ndërrmerrni për të siguruar që operatori ekonomik i ngarkuar me realizimin e këtij projekti të përfundojë punët brenda afateve kohore? |
Pal Lekaj | Jo |
30/01/2019 | Ekonomi |
Ndërmarrjet publike qëndrore vazhdojnë të raportojnë humbje, që në fakt po rriten me kalimin e kohës dhe janë më të theksuara në vitin 2018. Këto humbje po rrezikojnë qëndrueshmërinë e këtyre ndërrmarrjeve dhe po krijojnë një situatë kun ë vend që ato të
Lexo më shumë
Ndërmarrjet publike qëndrore vazhdojnë të raportojnë humbje, që në fakt po rriten me kalimin e kohës dhe janë më të theksuara në vitin 2018. Këto humbje po rrezikojnë qëndrueshmërinë e këtyre ndërrmarrjeve dhe po krijojnë një situatë kun ë vend që ato të kontribuojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës, atop o shndërrohen në barrë të vazhdueshme. Z. Ministër duke pasur parasysh se ju drejtoni Ministrinë përgjegjëse për mbikëqyrjen e këtyre ndërrmarrjeve publike, na tregoni ju lutem se çfarë hapa konkret këni ndërrmarrë ose do të ndërrmerrni që të kërkoni përgjegjësi personale (përfshirë këtu edhe përgjegjësi civile dhe/ose penale)ndaj menaxhmentit të këtyre ndërrmarrjeve (drejtorëve të bordit dhe menaxhmentit të lartë) për rikuperimin e humbjeve të shkaktuara në vazhdimësi kryesisht nga keqmenaxhimi, cilët janë ata hapa dhe brenda çfarë afate kohore? |
Valdrin Lluka | Jo |
30/01/2019 | Shëndetësi |
Ligji Nr 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit, që ka hyrë në fuqi më 22 maj 2013, ndër të tjera në Nenin 11 ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike, që definohen në Nenin 2.1.11 si “hapësirë e mbyllur e cika i dedikohet qëndrimit të dy apo më shum
Lexo më shumë
Ligji Nr 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit, që ka hyrë në fuqi më 22 maj 2013, ndër të tjera në Nenin 11 ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike, që definohen në Nenin 2.1.11 si “hapësirë e mbyllur e cika i dedikohet qëndrimit të dy apo më shumē njerzëve dhe përfshin hapsirat në të cilat kryhen aktivitetet nga lëmi i shëndëtësis ,sociale,edukative,arsimore,sportive dhe reaktive,kukturore,artisitike,lokaleve hoteliere e shërbyese ,hapsirave për pritje, mbledhjen e takimeve,vende të punës me pronësi publike ose private, të gjitha sallat për tubimin e njerëzeve dhe mjetet e transportit publik.”Me perjashtim të shumë pak hapësirave publike, kjo ndalesë ligjore nuk zbatohet po thuajse askund(përfshirë këtu edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës), veçanarisht në lokalet hoteliere dhe shërbyese. Ky problem bëhet edhe më evident gjatë muajve të dimrit, duke rritur dukshëm dëmin që i shkaktohet personav të pranishëm në këto hapsira publike.
Z.Ministër , duke pasë parasyshë se pjesa kryesore e zbatimit të këtij obligimi ligjor bie mbi Minitrinë që ju drejtoni,çfarë hapa konkret keni ndërmarr ose do të ndërmerrni, që ti siguroheni që ligji në fjalë të zbatohet në plotni(me shpresē që përgjigjia juaj të mos inkorporojë ankesën se nuk keni inspektorë të mjaftushëm, pasi që përgjegjësia e juaj përfshinë edhe sigurimin e kapaciteteve të mjaftushme për funksionimin adekuat të Ministrisë që drejtoni), cilët janë ata hapa, dhe brenda çfarë afateve kohore? |
Uran Ismaili | Jo |
16/05/2019 | Komunikacion |
Ndonëse ka kaluar më shumë se një dekadë nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shumë agjencione udhëtimesh vazhdojnë që ta listojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, si aeroport me lokacion në qytet në Serbi.
Lexo më shumë
Ndonëse ka kaluar më shumë se një dekadë nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shumë agjencione udhëtimesh vazhdojnë që ta listojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, si aeroport me lokacion në qytet në Serbi. Këto agjenci arsyetohen ngase informatat lidhur me lokacionin e aeroporteve IATA, që është Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, dhe kjo shoqatë i ka informuar se aeroporti në fjalë, pra ‘Adem Jashari’ gjendet në Seri. Kështu që pyetja ime është: Zoti Ministër, a mund të na e shpjegoni pse shteti ynë lejon që kjo shoqatë dhe organizatat e tjera të mos kenë tash e më shumë se 10 vjet të dhëna të përditësuara. Pra, duke e pasur parasysh se ju drejtoni ministrinë përgjegjëse lidhur me këtë çështje, na tregoni ju lutem, se çfarë hapash konkretë keni ndërmarrë ose do të ndërmerrni që të kërkoni që tash e tuje lokacioni i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ të listohet si Prishtinë, Kosovë. Faleminderit! |
Pal Lekaj | Jo |