Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Ekonomi |
Pra, në mbledhjen e Qeverisë të datës 3 tetor 2017, kryeministri ka aprovuar faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit nëpërmjet anulimit të nenit 12 të Udhëzimit Administrativ 02/2016. Ky nen parashihet strukturimin e pagesave për shfrytëzuesit e ujit
Lexo më shumë
Pra, në mbledhjen e Qeverisë të datës 3 tetor 2017, kryeministri ka aprovuar faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit nëpërmjet anulimit të nenit 12 të Udhëzimit Administrativ 02/2016. Ky nen parashihet strukturimin e pagesave për shfrytëzuesit e ujit në mbarë Kosovën. Kujtoj se pagesat për shfrytëzimin e ujit janë detyrime ligjore që rrjedhin nga Ligji për ujërat dhe se çdokush që shfrytëzon pasurinë ujore të Kosovës është i obliguar dhe i detyruar të paguajë taksat respektive. Sipas raportimeve të deritanishme, shuma e falur e borxheve arrin 58 milionë euro, përafërsisht aq sa shpenzojmë ne sot në shëndetësi nga paraja publike. Kjo shumë e barabartë, pra me shpenzimet tona vjetore në shëndetësi, është falur me një vendim prej 3-4 rreshtave, pa ndonjë analizë, pa ndonjë konsultim e vlerësim paraprak të mirëfilltë. Për më tepër dhe ky bëhet rasti i çuditshëm, një numër i madh i rasteve që përfitojnë sot nga kjo amnisti ishte në proces gjyqësor pikërisht për këtë mospagesë, të tjerat veçse kishin marrë vendimin përfundimtar të drejtësisë, vendim që detyronte ambalazhuesit të ujit të paguanin taksën në fjalë. Pra, vendimi i kryeministrit është në kundërshtim të plotë me vendimet e gjyqësisë, si një rast i paprecedent në Kosovë. Pra, një vendim i tillë përveçse është trajtim jo i barabartë dhe tërësisht i padrejtë ndaj taksapaguesve të rregullt, është edhe stimulues për shmangësit eventualë në të ardhmen, është tregues i qartë që ata që nuk paguajnë taksa në Kosovë mund t’ia dalin një ditë. Pyetja ime është: sa është shuma e saktë e falur ndaj këtyre bizneseve? Cilat biznese private me emër të bizneseve pra, kanë përfituar këto 58 milionë euro? Dhe, çfarë është motivi ekonomik i Kosovës për një amnisti të tillë? Unë pres përgjigje nga kryeministri në seancën e ardhshme. Faleminderit! |
Ramush Haradinaj | Jo |