Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
30/01/2019 | Sociale |
Të nderuar qytetarë, Të nderuar kolegë, Këtë pyetje parlamentare e kam parashtruar në muajin e 11-të të vitit të kaluar. Për shkak të mungesës së ministrit pyetja po përsëritet prapë. Është çështja e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë lu
Lexo më shumë
Të nderuar qytetarë, Të nderuar kolegë, Këtë pyetje parlamentare e kam parashtruar në muajin e 11-të të vitit të kaluar. Për shkak të mungesës së ministrit pyetja po përsëritet prapë. Është çështja e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. E dimë që pas sa vitesh heshtje e stigmatizimi, Parlamenti i Kosovës në vitin 2014 e miratoi ligjin që u njeh statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe u jep mundësinë për të pasur një pension mujor. E dimë që plagët e tyre nuk do të shërohen asnjëherë. Në fund të muajit prill, Qeveria themeloi Komisionin për Verifikim dhe Njohje të Statusit të viktimës së dhunës, duke kryer procedurat nënligjore që mundësojnë nisjen e procesit. Si informatë, kohëve të fundit kemi të njohur që disa kërkesa të aplikantëve janë refuzuar. Ndërsa, gjithashtu kemi të njohur që të drejtën e shqyrtimit të atyre ankesave a ka prapë i njëjti komision. Po ashtu kemi si informatë edhe shqyrtimin e aplikacioneve që po vonohen kur aplikantët kanë aplikuar në muajin mars dhe nuk janë shqyrtuar ende deri në këtë muaj për arsye se anëtarët e Komisionit për Verifikim kanë edhe obligime të tjera. 20 Pyetja i nderuar ministër është: A do të mund të bëhet një zgjidhje apo si do ta zgjidhni këtë situatë nëpër të cilën po kalojnë personat e përjetimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë? |
Skender Reçica | Po |
30/01/2019 | Sociale |
Atëherë, faleminderit ministër për përgjigjen e dhënë. Ne e dimë që komisioni qeveritar brenda përgjegjësive dhe kompetencave që ka, në pajtueshmëri me legjislacionin përkatës në fuqi është duke e kryer punën profesionale me seriozitet dhe përkushtim. Mi
Lexo më shumë
Atëherë, faleminderit ministër për përgjigjen e dhënë. Ne e dimë që komisioni qeveritar brenda përgjegjësive dhe kompetencave që ka, në pajtueshmëri me legjislacionin përkatës në fuqi është duke e kryer punën profesionale me seriozitet dhe përkushtim. Mirëpo, përkundër obligimeve që i ka direkt në punë, ata verifikimin apo shqyrtimin e këtyre kërkesave e bëjnë pas orarit të punës. Pas orës katër. Kështu që si ministri, a keni menduar që ta nxirrni një rregullore që të lirohen nga puna, komisioni që është në punën bazë dy ditë brenda javës dhe gjatë ditë t’i shqyrtojë këto kërkesa apo aplikacione të qytetarëve? Jo pas orës katër, jo ditëve të vikendit. Çfarë mendoni, si do ta zgjidhni këtë situatë? Faleminderit! |
Skender Reçica | Po |
12/04/2019 | Sociale |
Unë kam parashtruar këtë pyetje parlamentare që disa muaj. Kjo çështje është diskutuar me vite. Është një temë shumë e ndjeshme. Fjala është për ndarjen e ndihmës sociale familjeve që kanë fëmijë nën moshën pesë vjeçare. Nëse i referohemi raportit t
Lexo më shumë
Unë kam parashtruar këtë pyetje parlamentare që disa muaj. Kjo çështje është diskutuar me vite. Është një temë shumë e ndjeshme. Fjala është për ndarjen e ndihmës sociale familjeve që kanë fëmijë nën moshën pesë vjeçare. Nëse i referohemi raportit të Avokatit të Popullit të viti 2018. Po ashtu, tani më e kemi në duar secili deputet edhe përmbledhjen e raporteve të Avokatit të Popullit, ku është përsëritur e njëjta kërkesë nga Avokati i Popullit. Është diskutuar dhe është kërkuar nga shumë deputetë në tryeza në komisione e kështu me radhë. Çështja është përkitazi me ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4 të Ligjit nr. 04/L-069 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 2005/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë. Neni 4 i këtij ligji kushtëzon ndarjen e ndihmës sociale familjeve që kanë fëmijë nën moshën 5- vjeçare e që me këtë kufizim po rëndohet shumë jeta dhe mirëqenia e qytetarëve të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike. Ne e dimë se Neni 4 i këtij ligji është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, standardet ndërkombëtare, veçmas Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve e cila është drejtpërdrejt e zbatueshme në Republikën e Kosovës. Andaj, i nderuar ministër pyetja për juve është; çfarë keni ndërmarrë deri më tani, çfarë hapash keni ndërmarrë apo ku keni arritur me proceduar me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Ndihmën e Skemave Sociale në Kosovë, në mënyrë që kufizimi i moshës 5-vjeçare të fëmijës të ngrihet në moshën 18-vjeçare në pajtim... |
Skender Reçica | Po |
30/01/2019 | Mjedis |
Ndërtimi i hidrocentralit 3 ka filluar në vitin 2017 pasi që është publikuar fillimi i fizibilitetit të projektit të Lepencit.Granti është fituar në dhejtor të vitit 2016 projekti më strategjik dhe zhvillimor për Kosovën. Me fillimin e ndërtimit të mini-
Lexo më shumë
Ndërtimi i hidrocentralit 3 ka filluar në vitin 2017 pasi që është publikuar fillimi i fizibilitetit të projektit të Lepencit.Granti është fituar në dhejtor të vitit 2016 projekti më strategjik dhe zhvillimor për Kosovën. Me fillimin e ndërtimit të mini-hidrocentrali në lumin e Lepencit(hidrocentrali Vica dhe hidrocentrali Lepenci 3 afër Firajës që është duke u ndertuar), parashtrohët pyetja se a po vihet në pikëpytje realizimi i projektit të Lepencit.I nderuar Kryeministër:
Ju lutem të na jepni informacione se a janë të paisur me leje përkatëse për ndërtimin e këtyre mini-hidrocentraleve dhe nga kush janë lëshuar këto leje, fjala është në lumin Lepenc. |
Ramush Haradinaj | Jo |