18/05/2018
Pyetjet parlamentare janë një nga mekanizmat përmes së cilave deputetët ushtrojnë rolin e tyre mbikëqyrës ndaj ekzekutivit. Rregullorja e Kuvendit parasheh 60 minuta kohë për pyetje parlamentare për çdo seancë. Deputetët mund të parashtrojnë deri në dy pyetje brenda një seance.
Për periudhën shtator – mars të kësaj Legjislature, prej 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës vetëm 45 prej tyre kanë parashtruar pyetje parlamentare përderisa 75 deputetë të tjerë nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare. Prej 45 deputetëve që kanë parashtruar pyetje parlamentare në bazë të grupeve parlamentare, me nga 12 janë nga LDK dhe LVV, 8 janë nga PDK, 5 nga GDP, 4 nga AAK, 2 nga NISMA, dhe nga 1 pyetje nga LS dhe 6+. Gjithsej janë parashtruar 159 pyetje parlamentare, prej të cilave 99 (62 %) kanë marrë përgjigje kurse 60 (38 %) janë refuzuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
Pjesa më e madhe e pyetjeve parlamentare janë parashtruar nga opozita, më konkretisht nga LVV-ja, e cila ka parashtruar 52 pyetje parlamentare, e pasuar nga LDK-ja me 45 pyetje, GDP-ja me 25 pyetje, për të vazhduar më tutje me pozitën ku PDK-ja ka parashtruar 21 pyetje parlamentare, AAK me 10 pyetje, NISMA me 4 pyetje dhe SL- dhe 6+ me nga 1 pyetje.
Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!