Sa është përfshirë publiku në procesin ligjbërës gjatë kësaj legjislature?

Dëgjimet publike janë mekanizëm me anë të secilës Komisioneve Parlamentare u mundësohet të marrin informata dhe ekspertizë nga grupet e shoqërisë civile, grupeve të caktuara të interesit apo edhe vetë qytetarët lidhur me projektligjet të cilat janë në shqyrtim e sipër.

Komisionet parlamentare do të duhej që për secilin projektligj që bie në fushë veprimtarinë e tyre, të organizojnë dëgjime publike me qëllim të përfshirjes dhe konsultimit të një numri sa më të madh të akterëve në procesin legjislativ. Përveç projektligjeve, komisionet mund të organizojnë dëgjime publike edhe për çështje të tjera.

Nga fillimi i legjislaturës së VI-të e deri tani, Kuvendi i Kosovës ka miratuara gjithsej 64 ligje, duke përfshirë edhe 22 marrëveshje ndërkombëtare por që shqyrtimi i të cilave rregullohet me ligj të veçantë. Përjashtim 22 marrëveshjeve ndërkombëtare, për 42 ligje të tjera të miratuara nga Kuvendi vetëm për 8 prej tyre janë organizuar dëgjime publik. Ndërkaq 34 ligje të tjera janë shqyrtuar dhe miratuar pa konsultim me publikun.

Mungesa e konsultimeve publike dhe përfshirjes më të gjerë të akterëve gjatë procesit legjislativ është kritikuar vazhdimisht edhe nga Komisioni Evropian në Raportin për Kosovën. 

*Analiza lidhur me mbajtjen e dëgjimeve publike për ligjet e miratuara në legjislaturën e VI –të nuk përfshinë numrin e përgjithshëm të të gjitha dëgjimeve publike të mbajtura gjatë kësaj legjislature.

 

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!