11 mbledhje të dështuara të komisioneve për mungesë kuorumi vetëm gjatë muajit maj

Mungesa e kuorumit vazhdon ta pamundësoj marrjen e vendimeve në seancat e Kuvendit. Ngjashëm si nëseanca ashtu edhe në komisione, mungesa e kuorumit, ndonëse më pak e theksuar se në seanca, ka bërë që disa mbledhje të dështojnë. Numri i mbledhjeve të dështuara të komisioneve për mungesë kuorumi është rritur dukshëm gjatë muajit maj. Për vetëm një muaj, 11 mbledhje të planifikuara kanë dështuar të mbahen si rezultat i mungesës së deputetëve, që janë anëtarë të komisioneve përkatëse duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm për të mbajtur mbledhje.  

Ndonëse Rregullorja e Punës së Kuvendit obligon Komisionet Parlamentare të mbajnë së paku dy mbledhje brenda muajit, kjo dispozitë nuk është respektuar nga pesë komisione, të cilat kanë mbajtur më së shumti nga një mbledhje gjatë muajit maj. 

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!