16/09/2019
Mungesat dhe vonesat të deputetëve në mbledhjet e komisioneve kanë qenë shumë te theksuara në këtë sesion dhe shpesh kanë pamundësuar kuorumin dhe mbarëvajtjen e punimeve. Në tërësi, gjatë sesionit pranveror 2019 të Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Kosovës, deputetët në 238 takime të komisioneve parlamentare (227 mbledhje të rregullta dhe 11 dëgjime publike) kanë realizuar gjithsej 775 mungesa vetëm në angazhimin e tyre në komisione parlamentare.
Sa i përket komisioneve me më së shumti mungesa, prin Komisioni për Arsim me 101 mungesa të deputetëve, i pasuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik me 98 mungesa si dhe ai për Legjislacion me 68 mungesa.
Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!