16/09/2019
Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e VI-të të saj ka shqyrtuar dhe miratuar gjithsej 109 ligje, që nënkupton që është legjislatura me më së paku ligje të miratuara për dallim nga të gjitha legjislaturat e pas pavarësisë. Po thuajse gjysma e këtyre ligjeve i takojnë vetëm dy sektorëve, atij për financa (24 ligje) dhe drejtësi (18 ligje).
Ndërkaq ligjet e tjera të miratuara i takojnë 22 sektorëve të tjerë si në vijim: Ekonomi – 4, Shëndetësi – 1, Tregti – 5, Arsim – 8, Kulturë – 4, Administratë – 7, Infrastrukturë – 2, Punë të Brendshme – 6, Punë të Jashtme – 2, Komunikacion – 5, Metalurgji – 2, Siguri – 3, Sociale – 3, Mjedis -2, Inixhineri – 1, Energji – 1, Planifikim Hapësinor – 2, Qeverisje Lokale – 2, Shërbime Publike – 3, Anti korrupsion – 1, Sport – 2, Drejta të Njeriut – 1.
Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!