16/09/2019
Gjatë legjislaturës së VI-të, numri i përgjithshëm i pyetjeve parlamentare të parashtruara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është 439, prej të cilave 258 ose 58% e tyre kanë marrë përgjigje nga Qeveria ndërkaq për 181 ose 42% e tyre anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kishin përgjigje.
Shikuar në bazë të sektorëve ku janë parashtruar pyetjet parlamentare shohim se numri më i madh i pyetjeve kanë qenë të koncentruara më shumë në tri sektorë, atij për Arsim ku janë parashtruar 64 pyetje parlamentare, sektorin e shëndetësisë me 56 pyetje parlamentare dhe Sociale janë parashtruar 40 pyetje parlamentare.
Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!