16/09/2019
Kuvendi i Kosovës ka realizuar gjithsej 32 debate parlamentare gjatë legjislaturës së VI-të, ku shumicën dërmuese të debateve parlamentare i kanë iniciuar subjektet në opozitë. Grupi parlamentar i LVV-së ka qenë më aktiv në këtë drejtim, duke iniciuar gjithsej 15 debate parlamentare ((4 prej tyre janë iniciuar bashkë me LDK) e pasuar nga grupi parlamentar i LDK-së që ka iniciuar gjithsej 10 debate (4 prej tyre janë iniciuar bashkë me LVV). Katër debate të tjera janë iniciuar nga PSD-ja, tre nga AAK-ja,me nga një debat të iniciuar janë NISMA dhe PDK dhe dy debate të tjera janë përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare.
Mishi i prishur, ajri i ndotur, siguria e fëmijëve në internet, dialogu me Serbinë e mos-liberalizimi i vizave, heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës, gjendja në arsim, gjendja në Telekomin e Kosovës ishin disa nga arsyet e organizimit të një numri të madh të debateve parlamentare në Kuvend gjatë kësaj legjislature.
Shumica e debateve parlamentare janë karakterizuar me pjesëmarrje të vogël të deputetëve në seanca, dhe shpeshherë këto debate kanë përfunduar pa u arritur të miratohen rezolutat e propozuara nga këto debate ose rekomandimet e dala nga diskutimet. Nga këto 32 debate parlamentare janë miratuar vetëm 11 rezoluta/rekomandime.
Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!