Pyetjet drejtuar deputetit Driton Selmanaj

  • 12/03/2018 Pyet: Halil Kurmehaj Deçan

    Deputeti Selmanaj, kur do të munden personat e verbër, katergoria e parë të mos i nënshtrohen Komisioneve Mediko/Sociale shpesh përderisa ata nuk e dallojnë as dritën nga errësira? Kur personave të verbër do t’iu mundësohet pajisja me libreza të Verbërisë si në vendet e tjera të rajonit dhe të BE- së? A do të ndihmoni që Kushtetuta e Kosovës të zbatohet sa i përket lirisë së asocimit, gjegjësisht që të verbërit të mos detyrohen të asocojnë? A do të ndihmoni që të verbërit të punësohen sipas kualifikimeve e jo sipas listave? Nëse po, si?