Pyetjet drejtuar deputetit Faton Topalli

  • 09/04/2018 Pyet: Qytetar Prishtinë

    Pyetja ime konkrete dhe që mendoj se duhet të merret me seriozitet kjo çështje, për faktin që shumë profesionist po ngelin shkaku i një kushti shumë të panevojshëm. Pra, po qasem direkt në pyetje. Ҫdo konkurs publik nëpër institucione publike që del, zakonisht kërkohet përvojë e punës po supozoj 2,3,4,5 vite profesionale (në varësi të pozitës), por përvoja po konsiderohet MBAS DIPLOMIMIT, realisht kjo gjë në udhëzim administrativ nuk është, por këta po thirren në një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese, ju lutem a mundeni të punoni në këtë aspekt që të rregullohet kjo çështje, pasi që shumë profesionist po eleminohen në fillim pikërisht shkaku i përvojës MBAS DIPLOMIMIT. Unë për shembull kam përvojë tamam profesionale mbi 13 vite, por nuk i kam mbas diplomimit dhe realisht ajo përvojë po hidhet poshtë sepse nuk merret në konsideratë. Shpresoj për përgjigje pozitive nga ana e juaj. Gjithë të mirat!

    17/04/2018 Pas 8 ditëve

    I nderuar qytetar, fillimisht më lejoni t’iu falënderoj për pyetjen që keni shtruar. Kushti i përvojës së punës, ashtu siç e thoni edhe ju, është edhe diskriminues edhe në shumicën e rasteve i paarritshëm. Aplikimi i këtij kushti, përjashton nga konkurrenca këdo që ka përfunduar shkollimin dhe dëshiron të hyjë për herë të parë në tregun e punës. Në ekonominë private nuk mund të përcaktojmë se kënd punëson punëdhënësi dhe me cilat kritere, por në institucionet publike ky rregull mund të ndryshohet, së paku për fusha të caktuara ku përvoja e punës nuk shtrohet si kriter, pasi që është përjashtues dhe diskriminues. Unë ju siguroj se do ta trajtoj si temë. Po patët dëshirë mund të ma dërgoni kontaktin privat për t’iu njoftuar më vonë se cilat veprime kam ndërmarr. Edhe një herë faleminderit për pyetjen dhe angazhimin tuaj për të rregulluar çështje me interes të përgjithshëm. Ju dëshiroj shëndet dhe çdo të mirë!