Përmes kalkulatorit të projektligjeve ju mund të plotësoni anketën për projektligjet kryesore të cilat janë në fazën e shqyrtimit në Kuvend dhe të jepni komentet tuaja në rast se konsideroni se duhet ndryshime. Kësisoj, synojmë të kemi ndikim dhe informim më të madh të qytetarëve në procesin e hartimit të ligjeve.
Ligji aktual për Familjen i njeh dy institucione të pasurisë, njëri është pasuria e veçantë, e cila ka ekzistuar si pasuri para martesës apo është trashëguar. Propozimi nuk merret me pasurinë e veçantë, por tenton ta rregullojë përcaktimin e pasurisë së përbashkët, të krijuar pas martesës. Pra, bazuar në këtë projektligj, do të ketë njohje të barabartë të vlerës së punës së dy partnerëve në martesë. Po ashtu, ky projektligj do të njohë edhe punën në familje (lindjen, rritjen dhe edukimin e fëmijëve) si punë të barasvlefshme.
Nëpërmjet këtij projektligji, do të amnistohen të gjithë deputetët e legjislaturës së pestë, të cilët janë duke u ndjekur penalisht, pasi që kanë hedhur gaz lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, gjatë viteve 2015-2017.