Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/11/2017 | Sociale |
I nderuar ministër Kujtim Gashi, ashtu qysh e kam shprehur edhe herën e kaluar shqetësimin rreth Ligjit për rininë, prandaj sot kam ardhur këtu që t’jua bëj pyetjen parlamentare në lidhje me Ligjin për rininë. Me ligjin aktual për fuqizimin dhe pje
Lexo më shumë
I nderuar ministër Kujtim Gashi, ashtu qysh e kam shprehur edhe herën e kaluar shqetësimin rreth Ligjit për rininë, prandaj sot kam ardhur këtu që t’jua bëj pyetjen parlamentare në lidhje me Ligjin për rininë. Me ligjin aktual për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë janë disa mangësi, të cilat mendoj që duhet të ndryshohen. E para, mosha e rinisë llogaritet nga mosha 15 deri 25- vjeçare, ndërsa pjesa tjetër e rinisë që është nga mosha 25 deri në moshën 30-vjeçare nuk parashihet në këtë ligj dhe rrjedhimisht është një diskriminim i kësaj moshe, do të thotë e cila mbetet jashtë mundësisë për të fituar projekte, për të bërë praktikë dhe po ashtu punë vullnetare. E dyta, e cila është me rëndësi të veçantë për të rinjtë e Kosovës, është puna vullnetare dhe praktika në institucionet dhe ndërmarrjet publike. Kërkoj të faktorizohet dhe të njihet edhe si përvojë e punës puna vullnetare, pasi që shumë të rinj në mungesë të përvojës së punës diskualifikohen në fillim nga e drejta për punësim, pasi që njëri ndër kriteret në konkurse për punësim është edhe përvoja e punës. Prandaj, kërkoj që të krijohet mekanizëm që të kenë lehtësi në lidhje me këtë kriter. Një i ri nuk ka ku të bëjë përvojën e punës nëse ligji nuk ia njeh këto dy kategori, do të thotë punën praktike dhe punën vullnetare. Faleminderit! Do të kërkoj që me plotësim-ndryshim të Ligjit për rininë të ndërhyjmë dhe t’i rregullojmë të dyja kërkesa që i kam parashtruar. |
Kujtim Gashi | Po |
30/01/2019 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, kryesues! Ministri nuk qenka këtu, mirëpo unë po e parashtroj pyetjen dhe besoj që riaktualizohet si temë pastaj. Pyetja ime ka qenë para dy muajve mirëpo po besoj që nuk ka problem edhe nëse parashtrohet sot. Në muajin nëntor, unë së bashk
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesues! Ministri nuk qenka këtu, mirëpo unë po e parashtroj pyetjen dhe besoj që riaktualizohet si temë pastaj. Pyetja ime ka qenë para dy muajve mirëpo po besoj që nuk ka problem edhe nëse parashtrohet sot. Në muajin nëntor, unë së bashku me grupin e të rinjve të Parlamentit të Kosovës, bashkë me zotin Rekaliu e kemi vizituar dhe e kemi pasur një takim në Prizren me mbi njëqind nxënës të shkollave të mesme për ta diskutuar problemin e përdorimit të drogës. Nxënësit atje dhe nxënësit në përgjithësi në Kosovë janë shqetësuar jo vetëm me rritjen e numrit të përdoruesve të drogës dhe qasjen shumë të lehtë, madje edhe në drogat më të rënda, por edhe me faktin se në mesin e përdoruesve të drogës tani ka edhe nxënës të klasave të ulëta. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe raporti i Avokatit të Popullit, ku është theksuar se mosha mesatare e përdoruesve të drogës ka rënë nën moshën 16-vjeçare. Po ua rikujtoj disa raporte të vitit të kaluar edhe të mediave, që vetëm në vitin 2017 janë 80 raste që kanë gjetur vdekjen si pasojë e drogës, ndërsa në vitin 2018 nuk kam parë ende raport të përfunduar, mirëpo e di që vetëm në një regjion, vetëm në rajonin e Gjilanit kanë gjetur vdekjen pesë persona si pasojë e drogës. Prandaj, këto të dhëna janë alarmante dhe institucionet e shtetit duhet ta trajtojnë me shumë seriozitet këtë çështje. Problemi i përdorimit të drogës nga të rinjtë është problem shumë kompleks dhe nuk kufizohet vetëm me parandalimin dhe luftimin e trafikimit të drogës, por edhe me rehabilitimin e të rinjve që tashmë kanë rënë në grackën e drogës. Sot, këta të rinj kanë vetëm një adresë në institucionet e shtetit e që është Klinika e Psikiatrisë në QKUK, përkatësisht reparti i sëmundjeve të varësisë ku shërimi dhe trajtimi i tyre duhet të zhvendoset në një departament t ë veçantë të dedikuar vetëm për fëmijë dhe adoleshentë që janë përdorues, duke qenë i vetëdijshëm që adresimi i këtij problemi kërkon angazhim të shumë institucioneve nga sektorët, shëndetësisë. |
Ekrem Mustafa | Jo |