Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/10/2017 | Punë të Brendshme |
I nderuar, jam i bindur se jeni të njoftuar me praktikën e marrjes dhe mos pranimit të dokumenteve personale të lëshuara në Serbi për qytetarët të cilët jetojnë në Kosovë dhe pamundësisë së qarkullimit brenda dhe jashtë Kosovës më këto dokumente dhe në k
Lexo më shumë
I nderuar, jam i bindur se jeni të njoftuar me praktikën e marrjes dhe mos pranimit të dokumenteve personale të lëshuara në Serbi për qytetarët të cilët jetojnë në Kosovë dhe pamundësisë së qarkullimit brenda dhe jashtë Kosovës më këto dokumente dhe në këtë mënyrë pengohet lëvizja e lirë dhe pamundësohet hyrja dhe dalja e personave të shpërngulur. Gjithashtu nuk pranohet as patentë shoferi. Sa jemi të njoftuar vendimi i Qeverisë dhe i ministrive kompotente lidhur me këtë nuk ekziston. Ajo çka ne e dimë është se ekzistojnë instruksione jozyrtare verbale. Marrëveshjet mbi lëvizjen e lirë dhe dokumentet teknike në kuadër të dialogut askund nuk theksojnë se përdorimi i këtyre dokumenteve është i paligjshëm në Kosovë. Aq më tepër, marrëveshja kërkon që të dy palët t’iu sigurojnë lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve. Për shkak të mospranimit të dokumenteve personale qytetarëve të nacionalitetit serb iu shkelen të drejtat e njeriut, por shkelen edhe disa marrëveshje të Brukselit. Kështu p.sh kur janë në pyetje patentë shoferit dimë shembuj të shumtë ku policët e integruar janë dënuar për shkak të patentë shoferit, kinse kanë vozitur “automjetin pa patente shofer” ndonëse posedojnë patent shoferin e lëshuar në Serbi. Cili është ligji i saktë dhe cilat dispozitat janë shkelur në Kosovë? Në asnjë udhëzim apo ligj nuk parashihet që përdorimi I këtyre dokumenteve është jo legal. Gjithashtu marrëveshja për telekomunikacionin me të cilën MTK- DOO i është mundësuar që të regjistrojnë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme në Kosovë dhe është aprovuar licensa për punë, që do të thotë se marrëveshja nuk është përmbushur në tërësi me qenë se MPB e Kosovës nuk ka lëshuar patent shoferët për punëtorët e MTK dhe me këtë u është pamundësuar puna në terren. Marrëveshje për lëvizjen e lirë nga viti 2016, parasheh që njerëzve në pjesën veriore të Kosovës t’iu mundësohet qasje në dokumentet e Kosovës në mënyrë që të kenë mundësi për t’i ri-regjistruar automjetet e tyre në qoftë se këtë e dëshirojnë. Sipas ligjit të ri për trafikun i Kosovës regjistrimi i automjeteve nuk është i mundur në qoftë se personi nuk posedon patent shofer? Pastaj si të regjistrohet automjeti pa patentë shoferi, dhe në disa raste edhe pa letërnjoftim meqë nuk iu mundësohet qytetarëve regjistrimi në librat amzës. Në qoftë së askush nuk mund të pajiset me letërnjoftim, si është e mundur pastaj që të merr patentë shoferi ose ta regjistroi automjetin? Kur bëhet fjalë për problemin e letërnjoftimeve kemi raste që deputetja në Zubin Potok, nuk ka letërnjoftim pasi që ka lindur në Serbi, ndërsa është martuar për qytetarin që jeton në Kosovë, e i cili i ka të gjitha dokumentetet. Pas disa orvatjeve të pasuksesshme ka hequr dorë nga procedura që martesa është lidhur me suaza të sistemit serb i cili nuk pranohet. Ministria e Punëve të Brendshme po pamundëson përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe drejtpërsedrejti po ndikon në lëvizjen e lirë të qytetarëve tonë. Përkitazi me këtë problem që po përballen qytetarët tonë, kemi pyetje për ministrin z.Flamur Sefaj. Z. Ministër, si mendoni që ta zgjidhni këtë problem dhe qytetarëve të nacionalitetit serb t’ia mundësoni marrjen e dokumenteve të Kosovës (letërnjoftimet dhe patent shoferin) meqë sipas Kushtetutës për këtë kanë të drejtë? |
Bejtush Gashi | Jo |