Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Ekonomi |
Në fakt, është e njëjta pyetje që shtroi Abdixhiku pak më parë, por shqetësimi im shkon edhe më tej, sepse një vendim i tillë është marrë në kohë fushate zgjedhore dhe nëse vazhdojmë me vendime të tilla, kjo e para, i diskriminon plotësisht bizneset e pë
Lexo më shumë
Në fakt, është e njëjta pyetje që shtroi Abdixhiku pak më parë, por shqetësimi im shkon edhe më tej, sepse një vendim i tillë është marrë në kohë fushate zgjedhore dhe nëse vazhdojmë me vendime të tilla, kjo e para, i diskriminon plotësisht bizneset e përgjithshme, të cilat i kryejnë detyrimet e tyre ndaj shtetit dhe, e dyta, është një inkurajim për bizneset e papërgjegjshme, të cilat nesër në një kohë tjetër zgjedhore, mund të bëjnë marrëveshje të tilla me kryeministrin, marrëveshje, të cilat ne nuk i dimë detajet dhe pastaj t’i dekurajojë plotësisht bizneset e ndërgjegjshme, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gjallë ekonominë e vendit. Shpresojmë që në seancën e radhës kryeministri do të japë detaje të hollësishme pse dhe si ka ndodhur kjo falje, kur e dimë që Ligji për faljen e borxheve ka pasur afat deri më 31 shtator të këtij viti. Faleminderit! |
Ramush Haradinaj | Jo |
03/10/2017 | Komunikacion |
Ministër Lekaj, më 6 shkurt të këtij viti, do të thotë para 8 muajsh, unë i kisha shtruar të njëjtën pyetje ministrit të atëhershëm Zharku, që ka të bëjë me licencimin e linjave të transportit publik për në aeroportin e Prishtinës. Në atë kohë ai pati de
Lexo më shumë
Ministër Lekaj, më 6 shkurt të këtij viti, do të thotë para 8 muajsh, unë i kisha shtruar të njëjtën pyetje ministrit të atëhershëm Zharku, që ka të bëjë me licencimin e linjave të transportit publik për në aeroportin e Prishtinës. Në atë kohë ai pati deklaruar se kjo çështje do të zgjidhej shumë shpejt, bile brenda ditësh. Megjithatë, ende nuk ka linja të autobusëve as nga Prishtina, po as edhe nga qytetet e tjera. Kur ju mendoni se do ta rregulloni çështjen e transportit publik për në aeroportin e Prishtinës? |
Pal Lekaj | Po |
24/11/2017 | Financa |
Z.Kryeministër, me 3 tetor të këtij viti me një vendim të qeverisë të cilin e keni nënshkruar vet, keni marrë vendim që të falni borxhet e ambalazhuesëve të ujit.Në vendimin I cili është public në faqën e qeverisë nuk keni treguar se kush ka përfituar ng
Lexo më shumë
Z.Kryeministër, me 3 tetor të këtij viti me një vendim të qeverisë të cilin e keni nënshkruar vet, keni marrë vendim që të falni borxhet e ambalazhuesëve të ujit.Në vendimin I cili është public në faqën e qeverisë nuk keni treguar se kush ka përfituar nga kjo falje dhe cila është shuma e përgjitshme. Z. Kryeministër a mund të na tregoni në seancë plenare kush ka përfituar dhe cila është shuma e përgjitshme? |
Ramush Haradinaj | Jo |
24/11/2017 | Administratë |
I nderuar kryeministër, ditë më parë ju keni shkarkuar bordet e tri institucioneve të pavarura. Është më se e vërtet se këto borde kanë qenë krejtësisht të politizuara dhe si pasojë edhe jo profesionale dhe shpeshherë edhe duke i shkelur rregullat d
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, ditë më parë ju keni shkarkuar bordet e tri institucioneve të pavarura. Është më se e vërtet se këto borde kanë qenë krejtësisht të politizuara dhe si pasojë edhe jo profesionale dhe shpeshherë edhe duke i shkelur rregullat dhe procedurat bile edhe ligjet në fuqi. Zotëri kryeministër përveç që kanë qenë krejtësisht borde politike të cilat kanë qenë arsyet e shkarkimit të këtyre bordeve, cilat janë shkeljet ligjore e bëra nga këto borde, ngecjet në kryerjen e detyrave apo ndonjë arsye tjetër që ju keni mund të identifikoni gjatë vlerësimit të punës së tyre dhe mbi të gjitha si planifikoni të depolitizoni këto borde dhe kur dhe si planifikoni të emëroni bordet e reja? |
Ramush Haradinaj | Jo |
25/01/2018 | Infrastrukturë |
I nderuar ministër, Ndonëse pyetjen e kam parashtruar pothuajse një muaj më herët dhe prej asaj kohe deri më sot kanë ndodhur disa zhvillime sa i përket kësaj çështjeje, ju tashmë e keni nënshkruar, me sa jam njoftuar nga mediet, edhe një kontratë për kr
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Ndonëse pyetjen e kam parashtruar pothuajse një muaj më herët dhe prej asaj kohe deri më sot kanë ndodhur disa zhvillime sa i përket kësaj çështjeje, ju tashmë e keni nënshkruar, me sa jam njoftuar nga mediet, edhe një kontratë për kredi me Bankën për Zhvillim Evropian lidhur me punimet në autostradën Prishtinë - Pejë, përkatësisht me vazhdimin e segmentit të saj prej fshatit Leçan apo Kijevë deri në, sa e di unë, Zahaç. Mirëpo, është një shqetësim i banorëve të disa fshatrave, të cilët kanë kontaktuar edhe me Kabinetin tuaj, se parashihet një devijim i rrugës, do të thotë rruga nuk do të bie nga magjistralja e vjetër, por do të ketë një devijim, i cili do të prekë një pjesë të madhe të tokave bujqësore. E para, ju lutem na njoftoni nëse është ky vendim përfundimtar dhe a ka leje apo miratim edhe prej Ministrisë së Bujqësisë, sepse tani po flasim për shndërrim nga toka, që është e destinuar si tokë bujqësore, në tokë që po përdoret në këtë rast për ndërtim të autostradës me ç’rast ne po ashtu po humbim edhe tokë bujqësore. |
Pal Lekaj | Po |
25/01/2018 | Komunikacion |
U përmend më herët Aeroporti i Prishtinës, unë në shtator kam bërë një pyetje për transportin publik dhe ju patët premtuar se kjo punë do të rregullohet brenda muajit. A janë lëshuar linjat e transportit publik nga aeroporti i Prishtinës dhe nëse po, në
Lexo më shumë
U përmend më herët Aeroporti i Prishtinës, unë në shtator kam bërë një pyetje për transportin publik dhe ju patët premtuar se kjo punë do të rregullohet brenda muajit. A janë lëshuar linjat e transportit publik nga aeroporti i Prishtinës dhe nëse po, në cilat qytete? |
Pal Lekaj | Po |
25/01/2018 | Administratë |
Faleminderit, ministër për prezencën! Në fakt, pyetja që jua kam drejtuar është shumë e thjeshtë, kohët e fundit ne i kemi një sërë vendimesh, përfshirë këtu edhe vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave, edhe pagën e tij personale, por edhe pagën e
Lexo më shumë
Faleminderit, ministër për prezencën! Në fakt, pyetja që jua kam drejtuar është shumë e thjeshtë, kohët e fundit ne i kemi një sërë vendimesh, përfshirë këtu edhe vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave, edhe pagën e tij personale, por edhe pagën e zyrtarëve të lartë politikë. Në anën tjetër janë më shumë qe dy vjet që ne presim Ligjin për pagat, por edhe në këtë legjislaturë nuk ishte në plan që ta sillni si projektligj nga Qeveria. Pra, në planin legjislativ të qeverisë nuk ishte i përfshirë Ligji për pagat. Pyetja ime thjesht është se kur doni ta sillni Ligjin për pagat në Kuvend? |
Mahir Yagcilar | Po |
25/01/2018 | Administratë |
Ministër, ju jeni anëtar i Kabinetit qeveritar, ku merren vendimet, ku natyrisht shumicën e vendimeve i nënshkruan në fund kryeministri, por besoj se ai duhet ta marrë edhe mendimin tuaj. Vendimi i fundit ose ndër vendimet e fundit të kryeministrit ishte
Lexo më shumë
Ministër, ju jeni anëtar i Kabinetit qeveritar, ku merren vendimet, ku natyrisht shumicën e vendimeve i nënshkruan në fund kryeministri, por besoj se ai duhet ta marrë edhe mendimin tuaj. Vendimi i fundit ose ndër vendimet e fundit të kryeministrit ishte ai për rritjen e pagave, a ju ka konsultuar juve? Në bazë të cilit ligj është bërë ky vendim apo edhe ju konstatoni se është një vendim i jashtëligjshëm? |
Mahir Yagcilar | Po |
16/03/2018 | Financa |
I nderuar kryeministër,
Është bërë një praktikë tejet negative, e pothuajse të gjitha institucioneve qeveritare që grupet
punuese për hartimin e dokumenteve publike, qofshin ato projektligje, strategji apo të ngjashme,
zakonisht punëtoritë i mbaj
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, |
Ramush Haradinaj | Po |
16/04/2018 | Administratë |
I nderuar ministër, Në kuadër të ministrisë që ju drejtoni vepron edhe Instituti Kosovar për Administratë Publike, i cili, siç e dimë, ka për detyrë trajnimin e shërbyesve civilë për tema të ndryshme, që janë nevojë e shërbyesve civilë. Ata tashmë e dinë
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Në kuadër të ministrisë që ju drejtoni vepron edhe Instituti Kosovar për Administratë Publike, i cili, siç e dimë, ka për detyrë trajnimin e shërbyesve civilë për tema të ndryshme, që janë nevojë e shërbyesve civilë. Ata tashmë e dinë që në kuadër të strategjisë së tyre e kanë hartuar edhe katalogun e trajnimeve që ofrojnë, mirëpo shumë shpesh ne kemi parë që zyrtarë të ndryshëm të institucioneve publike, si ata të ministrive, por edhe të komunave, marrin pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga organizata të ndryshme, e të cilat nuk e dimë nëse janë të certifikuara apo jo për temat për të cilat ofrojnë trajnime, e për të njëjtat tema është përgjegjës dhe ka mundësi t’i ofrojë edhe Instituti Kosovar për Administratë Publike. Ne e kemi shtruar këtë çështje, siç e di, shumë shpesh edhe në komision, por tani do të doja të dija nëse këtë e keni adresuar edhe në kuadër të Qeverisë që zyrtarët tanë të shërbimit civilë për temat të cilat i ofron Instituti Kosovar për Administratë Publike të mos marrin pjesë në trajnime me pagesë, do të thotë trajnime për të cilat paguajnë institucionet tona, e për të cilat nuk mund të dimë se me çfarë kualiteti ofrohen. Faleminderit! |
Mahir Yagcilar | Po |
16/04/2018 | Administratë |
Ministër, Është në rregull që ju konstatoni se gjendja është kështu, por nga Qeveria kërkohet që të rregullohet problemi. Kjo po vazhdon të jetë problem. Nuk ka asgjë të keqe që shërbyesit civilë t’i ngrenë kapacitetet e tyre dhe nëse duan ta
Lexo më shumë
Ministër, Është në rregull që ju konstatoni se gjendja është kështu, por nga Qeveria kërkohet që të rregullohet problemi. Kjo po vazhdon të jetë problem. Nuk ka asgjë të keqe që shërbyesit civilë t’i ngrenë kapacitetet e tyre dhe nëse duan ta bëjnë atë jashtë Institutit Kosovar për Administratë Publike, për këtë ata duhet të paguajnë nga xhepi i vet, apo forma tjera të financimit, e jo të paguajë Qeveria, përkatësisht komunat apo institucionet tjera publike. Dhe, një fenomen tjetër, që po ashtu po ndodh nëpër institucione, shpresoj që është zvogëluar, por, për fat të keq, ende ekziston, është se për pozita të caktuara për të cilat kërkohen kualifikime shtesë në aspektin akademik, shpeshherë njerëzve që janë shkolluar me paratë e tyre u pamundësohet, sepse për këto pozita paguan veç Qeveria, kemi raste kur Qeveria për zyrtarët e vet ka paguar edhe studime master, e këta.. |
Mahir Yagcilar | Po |
05/06/2018 | Aviacion |
Faleminderit, kryesues i seancës! Ndonëse kryeministri nuk është këtu, por edhe pyetja ime ka më shumë të bëjë me ngritjen e një çështje që Qeveria të fillojë të mendojë. Ka të bëjë me hapësirën e lartë ajrore të Kosovës, e cila tash katër vjet menaxhohe
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesues i seancës! Ndonëse kryeministri nuk është këtu, por edhe pyetja ime ka më shumë të bëjë me ngritjen e një çështje që Qeveria të fillojë të mendojë. Ka të bëjë me hapësirën e lartë ajrore të Kosovës, e cila tash katër vjet menaxhohet nga kompania hungareze e navigimit ajror “Hungaro kontroll”, të cilës i skadon kontrata më 1 qershor të vitit të ardhshëm. Në atë kohë vendimi për të kaluar nën menaxhim hapësira e lartë ajrore e Kosovës kësaj kompanie është marrë nga NATO, gjegjësisht nga KFOR-i. Pyetja ime për Qeverinë në përgjithësi, kryeministrin në veçanti, është se çfarë është duke bërë Qeveria që në qershorin e vitit të ardhshëm menaxhimin e hapësirës ajrore ta bëjnë autoritetet tona, gjegjësisht Autoriteti i Aviacioni Civil. A kanë filluar negociatat e nevojshme me autoritetet e NATO-s dhe a janë tejkaluar pengesat e tjera, përfshirë këtu edhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, në mënyrë që hapësira jonë ajrore t’u kalojë nën menaxhim autoriteteve të Kosovës? Faleminderit! |
Ramush Haradinaj | Po |
05/07/2018 | Aviacion |
Po, faleminderit! Kryeministër, konstatimet që ju i thatë, që ndërrojnë do të thotë, por çështja është se disa prej arsyeve se nuk i ka kaluar nën menaxhim autoritetit tonë civil, gjegjësisht organeve përgjegjëse në Kosovë, janë edhe disa prej çështjeve
Lexo më shumë
Po, faleminderit! Kryeministër, konstatimet që ju i thatë, që ndërrojnë do të thotë, por çështja është se disa prej arsyeve se nuk i ka kaluar nën menaxhim autoritetit tonë civil, gjegjësisht organeve përgjegjëse në Kosovë, janë edhe disa prej çështjeve teknike përfshirë këtu edhe investimin në ngritjen e kapaciteteve të stafit tonë, një detyrë të cilën institucionet tona mund ta bëjnë, sepse Kosova afërsisht humb rreth 20 milionë në vit nga që nuk arrin ta mbledhë atë tarifën që do të duhej ta paguanin aeroplanët që kalojnë transit nëpër hapësirën tonë ajrore. Pyetja ime kishte të bënte me këtë, do të thotë a jemi ne duke i kryer përgjegjësitë tona, a janë ngritur kapacitetet, a janë plotësuar kushtet teknike, në mënyrë që nesër kur të shkohet për t’u negociuar edhe me NATO-n, por edhe me autoritetet hungareze, të paktën nga ne të jenë përgjegjësitë të përmbushura. Faleminderit! |
Ramush Haradinaj | Po |
20/09/2018 | Punë të Jashtme |
E nderuara ministre, para disa vitesh Qeveria e Kosovës kishte aplikuar për t’u bërë anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership) por nuk është pranuar. A e keni ripërsëritur kërkesën për anëtarësim në OGP dhe cilat
Lexo më shumë
E nderuara ministre, para disa vitesh Qeveria e Kosovës kishte aplikuar për t’u bërë anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership) por nuk është pranuar. A e keni ripërsëritur kërkesën për anëtarësim në OGP dhe cilat janë përgatitjet që jeni duke i bërë për të aplikuar sërish |
Dhurata Hoxha | Jo |
30/01/2019 | Komunikacion |
Pyetja ime ka pasur të bëjë me rregullimin e çështjes së transportit publik për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ministri Lekaj më ka telefonuar për të treguar se nuk do të jetë sot këtu, dhe më ka dhënë përgjigjen duke thënë se tas
Lexo më shumë
Pyetja ime ka pasur të bëjë me rregullimin e çështjes së transportit publik për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ministri Lekaj më ka telefonuar për të treguar se nuk do të jetë sot këtu, dhe më ka dhënë përgjigjen duke thënë se tashmë është nënshkruar një marrëveshje me Komunën e Prishtinës që kjo çështje do të zgjidhet, kështu që unë e falënderoj ministrin. Megjithatë, kërkesa ime vazhdon të mbetet që kjo marrëveshje të jetësohet sa më shpejtë, që qytetarët të mund të udhëtojnë me transport publik, pra mos të paguajnë çdoherë taksi për të shkuar nga dhe prej Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Faleminderit! |
Pal Lekaj | Jo |
30/01/2019 | Punë të Brendshme |
I nderuar Kryeministër,
Qyteti i Klinës është ndër të paktët e ndoshta i vetmi qytet i cili ende nuk e ka të rregulluar çështjen e ujit të pijshëm.Përkundër investimeve milionësh cshtja e ujit të pijshëm ende nuk është zgjidhur.Komuna vetë nuk ka kapa
Lexo më shumë
I nderuar Kryeministër, Qyteti i Klinës është ndër të paktët e ndoshta i vetmi qytet i cili ende nuk e ka të rregulluar çështjen e ujit të pijshëm.Përkundër investimeve milionësh cshtja e ujit të pijshëm ende nuk është zgjidhur.Komuna vetë nuk ka kapacitet për ta zgjidhur këtë problem prandaj i duhet ndihma e qeverisë. A ka qeveria plan të rregulloj problemin e ujit të pijshëm në Klinë, nëse po cili është plani dhe kur pritet të realizohet? |
Ramush Haradinaj | Jo |
12/04/2019 | Administratë |
I nderuar Kryeministër, kur do ta sillni në Kuvend Ligjin për Qeverinë?
I nderuar Kryeministër, kur do ta sillni në Kuvend Ligjin për Qeverinë? |
Ramush Haradinaj | Jo |