Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/11/2017 | Arsim |
Pyetja ime, i nderuar ministër, ka të bëjë me Ligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve të ’90- ta. Është përmendur që ky ligj vërtet është me nevojë të veçantë për punëtorët, duke e ditur edhe sakrificën e tyre ndër vite. Pyetja ime ësht
Lexo më shumë
Pyetja ime, i nderuar ministër, ka të bëjë me Ligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve të ’90- ta. Është përmendur që ky ligj vërtet është me nevojë të veçantë për punëtorët, duke e ditur edhe sakrificën e tyre ndër vite. Pyetja ime është se a është e gatshme ministria juaj që të nxjerrë këtë ligj, ngase qysh në mbledhjen e komisionit të vitit 2013 është nxjerrë një përfundim edhe nga Kryesia e Kuvendit me nr. 04 P/140 dhe ka nxjerrë rekomandimet, ku obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës të nxjerrë ligjin dhe njëkohësisht t’u njihet stazhi i punës së mësimdhënësve dhe personelit të punësuar në arsimin shqip nga vitet 1990-1991. 18 Ndërsa, për të njëjtën çështje ky Kuvend, po ashtu në vitin 2013, nxori tri rekomandime, ndër të tjera, pra ishte obligimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që ta hartojë ligjin në afat kohor prej tre muajsh. Sot, pra, kanë kaluar katër vjet që nga viti 2013 dhe ai afat prej 3 muajsh është stërzgjatur. Pra, kur do ta sjellë këtë ligj ministria juaj? Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |
02/03/2018 | Arsim |
Pyetja ime drejtuar ministrit të Arsimit është: i nderuar ministër, ju keni formuar një komision për vlerësimin, kështu e keni quajtur, vlerësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së universiteteve publike. Pyetja ime është a keni në plan ju si ministri të
Lexo më shumë
Pyetja ime drejtuar ministrit të Arsimit është: i nderuar ministër, ju keni formuar një komision për vlerësimin, kështu e keni quajtur, vlerësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së universiteteve publike. Pyetja ime është a keni në plan ju si ministri të formoni një komision profesional a politik, për të matur edhe performansën e kolegjeve private? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
02/03/2018 | Arsim |
Po, i nderuar ministër, por Agjencia për Akreditim mat cilësinë jo vetëm në programet në kolegjet private, por edhe në universitete publike. Megjithatë, ju e keni përmendur që keni formuar një komision për vlerësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë në uni
Lexo më shumë
Po, i nderuar ministër, por Agjencia për Akreditim mat cilësinë jo vetëm në programet në kolegjet private, por edhe në universitete publike. Megjithatë, ju e keni përmendur që keni formuar një komision për vlerësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë në universitetet publike, kjo agjenci është edhe për universitet publike, edhe për kolegjet private. Pyetja ime është edhe një herë: a keni menduar, pra a keni formuar një komision për vlerësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë në universitetet publike, edhe për kolegjet private, sepse janë institucione brenda Republikës së Kosovës në arsimin e lartë. |
Shyqeri Bytyqi | Po |
02/03/2018 | Arsim |
Pyetja e dytë për ju ministër është: pse ka zgjatur me vite procesi i nostrifikimit të diplomave të mësimdhënësve? Ka mësimdhënës që me vite të tëra nuk marrin përgjigje nga zyra, pra në kuadër të ministrisë suaj, ministër. Pse zgjat me vite, ka 3, 4 vje
Lexo më shumë
Pyetja e dytë për ju ministër është: pse ka zgjatur me vite procesi i nostrifikimit të diplomave të mësimdhënësve? Ka mësimdhënës që me vite të tëra nuk marrin përgjigje nga zyra, pra në kuadër të ministrisë suaj, ministër. Pse zgjat me vite, ka 3, 4 vjet personalisht kam shkuar brenda zyrës dhe nuk marrin përgjigje. Thjesht, pse zgjat me vite? A ka ndonjë afat ligjor që të gjithë ata që janë të interesuar dhe aplikojnë për nostrifikim të diplomave, të marrin një përgjigje brenda një afati apo duhet të presin me vite të tëra? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
05/06/2018 | Infrastrukturë |
Në buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, është ndarë një shumë prej 150.000 Euro, për asfaltimin e rrugës Smolicë – Nivokaz, shumë e cila edhe pse nuk është e mjaftueshme për tu përfunduar projekti por kërkesa e qytetarëve është e vazhdu
Lexo më shumë
Në buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, është ndarë një shumë prej 150.000 Euro, për asfaltimin e rrugës Smolicë – Nivokaz, shumë e cila edhe pse nuk është e mjaftueshme për tu përfunduar projekti por kërkesa e qytetarëve është e vazhdueshme që të shohin fillimin e punimeve në atë rrugë.Kur do të nis ndërtimi i kësaj rruge? |
Pal Lekaj | Jo |
05/06/2018 | Shëndetësi |
Aktualisht rezonanca magnetike e vetmja në Qendren Klinike Universitare në Kosovë është jashtë funksionit, lista e pritjes së pacientëve për një rezonancë magnetike është 2500 pacientë.Kur do të funksionalizohet puna e rezonancës magnetike në Qendrën Kli
Lexo më shumë
Aktualisht rezonanca magnetike e vetmja në Qendren Klinike Universitare në Kosovë është jashtë funksionit, lista e pritjes së pacientëve për një rezonancë magnetike është 2500 pacientë.Kur do të funksionalizohet puna e rezonancës magnetike në Qendrën Klinike Universitare në kosovë dhe a keni menduar që të investoni edhe në një rezonancë magnetike në Spitalet Regjionale në Kosovë? |
Uran Ismaili | Jo |