Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Shëndetësi |
Asembleja Botërore e Shëndetësisë, si organi më i lartë i OBSH-së. mbanë takime të rregullta çdo vit dhe është organi suprem vendimmarrës që vendos me shumicë votash për anëtarësimin e një shteti të ri në këtë Organizatë. Duke ditur rolin që mund të ketë
Lexo më shumë
Asembleja Botërore e Shëndetësisë, si organi më i lartë i OBSH-së. mbanë takime të rregullta çdo vit dhe është organi suprem vendimmarrës që vendos me shumicë votash për anëtarësimin e një shteti të ri në këtë Organizatë. Duke ditur rolin që mund të ketë anëtarësimi në OBSH në cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e përafërimit të standardeve më të mira të shëndetësisë me këtë organizatë, është e pritshme nga Ministria e Shëndetësisë, ajo e Jashtme, Zyra e Kryeministrit dhe ajo e Presidentit të bëjnë koordinimin dhe lobimin e duhur për anëtarësimin në këtë organizatë. Kontaktet janë po ashtu të nevojshme me shtete njohëse dhe ata jo-njohëse për të kërkuar mbështetje për anëtarësim (përmes vizitave, lobimit direkt dhe indirekt, letrave dhe mesazheve, telefonatave, angazhimit të ambasadeve të Kosovës, koordinimit të aktiviteteve me ambasadat e shteteve mike etj). Mungesa e një koordinimi të tillë, njëjtë siç ka ndodhur edhe me anëtarësimin në UNESCO para dy viteve dhe prapë në UNESCO dhe INTERPOL këtë vit, dëmton mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim vitin e ardhshëm. A ka bërë Ministria e Shëndetësisë koordinimin e nevojshëm për antarësim në OBSH dhe a planifikohet antarësimi në OBSH gjatë vitit 2018. A është kjo kohë e mjaftueshme për të përgaditur tërë këtë proces? A është ngritur ndonjë komision ndërministror ose ndërinstitucional i cili do të merret në mënyrë specifike me natarësimin në OBSH dhe nëse po, cilat institucione janë të përfshira aty? |
Uran Ismaili | Jo |
08/02/2018 | Siguri |
Zoti ministër, Neni 5.2 i propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, e njohur si Marrëveshja e Ahtisarit, e cila ka përcaktuar shumë detaje në fushën e sigurisë thotë se FSK do të jetë e armatosur lehtë dhe nuk do të posedojë armë të rënda, si t
Lexo më shumë
Zoti ministër, Neni 5.2 i propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, e njohur si Marrëveshja e Ahtisarit, e cila ka përcaktuar shumë detaje në fushën e sigurisë thotë se FSK do të jetë e armatosur lehtë dhe nuk do të posedojë armë të rënda, si tanke, artileri të rënda apo kapacitet ajror ofensiv. Megjithatë do të përbëhet prej jo më tepër se 2 500 pjesëtarëve aktivë dhe 800 pjesëtarëve rezervë. Pyetja është kjo: Sa është numri i përgjithshëm i ushtarakëve rezervë në FSK? Pse FSK ka dështuar të rekrutojë numrin e paraparë prej 800 ushtarëve rezervë tash e 10 vjet nga shpallja e pavarësisë? Si mund të kërkojmë kompetenca shtesë për FSK-në, kur edhe ato që na janë dhënë deri tani nuk janë duke u përmbushur? A mendoni se mosrekrutimi i plotë i ushtarëve rezervë ndikon në sigurinë e përgjithshme në vend, por edhe në planin e transformimit të FSK-në në Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës? |
Rrustem Berisha | Po |
08/02/2018 | Siguri |
Zoti ministër, meqenëse në buxhetin që e kemi miratuar në këtë Kuvend nuk është paraparë buxhet shtesë për regrutime dhe meqë ju e konfirmuat që është synim juaji që të rritet edhe numri i ushtarëve rezervë si pjesë e ngritjes së kapaciteteve, a do të kë
Lexo më shumë
Zoti ministër, meqenëse në buxhetin që e kemi miratuar në këtë Kuvend nuk është paraparë buxhet shtesë për regrutime dhe meqë ju e konfirmuat që është synim juaji që të rritet edhe numri i ushtarëve rezervë si pjesë e ngritjes së kapaciteteve, a do të kërkoni ju si ministri dhe a e keni diskutuar brenda Qeverisë që së paku në vitet pasuese të parashihet buxheti, në mënyrë që të mos keni probleme buxhetore për rekrutimet shtesë dhe që të plotësohet ky numër që tashmë lejohet, ende pa u bërë transformimi. |
Rrustem Berisha | Po |