Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
14/12/2017 | Energji |
Sipas deklarimeve të zyrtarëve të Qeverisë, situata e furnizimit me energji elektrike mund të përkeqësohet së shpejti. KEK-u mund të ketë mungesë të thëngjillit për shkak të pamundësisë në qasje në lokacionet ku nxirret thëngjilli si rezultat i vonesave
Lexo më shumë
Sipas deklarimeve të zyrtarëve të Qeverisë, situata e furnizimit me energji elektrike mund të përkeqësohet së shpejti. KEK-u mund të ketë mungesë të thëngjillit për shkak të pamundësisë në qasje në lokacionet ku nxirret thëngjilli si rezultat i vonesave në zhvendosjen e banorëve në Hade dhe në Shipitullë. Kryeministri Haradinaj ka takuar disa herë banorët e këtyre fshatrave. Në takimin e tij në fillim të mandatit, u deklarua në medie se është arritur marrëveshje. Ndërkaq, në takimin në javën që shkoj, Kryeministri publikisht deklaroi se ky proces po mbahet peng nga disa matrapazë ( siç i quajti ai) dhe se do të nisë bagerat nëse ata nuk nënshkruajnë kontratat e ofruara. Po sipas Kryeministrit, çmimi që iu është ofruar banorëve për tu zhvendosur është shumë më i lartë se vlerësimi i pronës së tyre në rast se shkohet me ligjin për shpronësime. Cfarë po ndodh me këtë proces? Kur pritet të zhvendosen banorët e këtyre fshatrave? Kush janë matrapazët sipas Kryeministrit? A mendoni se me këtë involvim Kryeministri po ndikon në proces në kundërshtim me ligjin? |
Ramush Haradinaj | Jo |
08/02/2018 | Drejtësi |
I nderuar ministër, Ju e dini që Kosova është në proces gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit, kjo nga se shoqëria e investimeve Axos Kapital Partners ka hapur proces arbitrazhi, pra në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit mbi investimet në Uashington, seps
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Ju e dini që Kosova është në proces gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit, kjo nga se shoqëria e investimeve Axos Kapital Partners ka hapur proces arbitrazhi, pra në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit mbi investimet në Uashington, sepse Qeveria Thaçi më 2013 e tërhoqi marrëveshjen e negociuar për privatizimin e PTK-së atëherë. Tash Kosova rrezikon të humbë qindra milionë euro në këtë proces gjyqësor. Atë që dëshiroj të di, është se në çfarë faze ka arritur kjo çështje në Gjykatën e Arbitrazhit, çfarë ka ndërmarrë Qeveria në 3-4 muajt e fundit, sepse, sipas informatës që kemi, është mbajtur një seancë përfundimtare në nëntor, ku nuk ka pasur përfaqësim adekuat të Qeverisë. Faleminderit! |
Abelard Tahiri | Po |
24/11/2017 | Ekonomi |
Më 24 maj 2017, disa javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kompania Z-mobile dhe PTK nënshkruan një marrëveshje me anë të secilës kompania Z-mobile heq dorë nga zbatimi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit. Sipas këtij vendimi, PTK i detyroh
Lexo më shumë
Më 24 maj 2017, disa javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kompania Z-mobile dhe PTK nënshkruan një marrëveshje me anë të secilës kompania Z-mobile heq dorë nga zbatimi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit. Sipas këtij vendimi, PTK i detyrohet kësaj kompanie një shumë prej 32 milionë euro. Sipas deklarimeve në medie, bazuar në këtë marrëveshje të re, Z-mobile do të marrë nga Vala edhe 100 mijë numra dhe shërbimin 3G dhe 4G. Ndërkaq, PTK do të paguaj shpenzimet e gjyqit që nuk dihet se sa janë dhe çfarë përfshijnë. A keni kërkuar informata nga bordi i PTK-së për këtë marrveshje? Si e vlerësoni ju këtë marrëveshje? A jeni të bindur se kjo marrëveshje është në interesin më të mirë të PTK-së si kompani dhe Qeverisë si aksionare? |
Valdrin Lluka | Jo |
25/01/2018 | Financa |
Në seancën e datës 07.12.2017, nëni i Kuvendit të Kosovës z.Xhavit Haliti ndër të tjera deklaroj “Z.Kryeministër t’u kisha lut me i kontrollu Doganat e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma, që të kontrollohen për mallrat që hyjnë e që kur a
Lexo më shumë
Në seancën e datës 07.12.2017, nëni i Kuvendit të Kosovës z.Xhavit Haliti ndër të tjera deklaroj “Z.Kryeministër t’u kisha lut me i kontrollu Doganat e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma, që të kontrollohen për mallrat që hyjnë e që kur ato hyjnë ilegalisht ndalen kamerat. Cigaret, alkooli dhe nafta janë kontrabanda më e madhe që po e gërryejnë buxhetin e Kosovës”. Z. Ministër si e shpjegoni ju këtë deklaratë? Si e keni kuptuar ju atë? A keni biseduar me z.Haliti, duke qenë se ai vjen nga subjekti juaj politik? A ju ka ofruar z. Haliti informata dhe të dhëna për rastin konkret të cilit ai i referohet? A keni kërkuar përgjigje nga Dogana e Kosovës për këtë deklarim të z.Haliti? |
Bedri Hamza | Jo |
17/05/2018 | Punë të Brendshme |
Kjo pyetje është shtruar ndoshta para dy muajsh, në bazë të kërkesës së it të Bashkësisë Islame të fshatit Karaçevë për shqetësimet që ata vazhdimisht ngrenë nga futja në territorin e Kosovës të Policisë serbe. I është drejtuar pyetja ministrit paraprak,
Lexo më shumë
Kjo pyetje është shtruar ndoshta para dy muajsh, në bazë të kërkesës së it të Bashkësisë Islame të fshatit Karaçevë për shqetësimet që ata vazhdimisht ngrenë nga futja në territorin e Kosovës të Policisë serbe. I është drejtuar pyetja ministrit paraprak, mandej është përsëri tek ministri tash ekzistues. E lus ministrin që të japë një sqarim në qoftë se është në dijeni për këtë dhe nëse është ndërmarrë ndonjë masë dhe planet e ministrisë dhe të tij personalisht për këtë çështje |
Bejtush Gashi | Po |
05/06/2018 | Infrastrukturë |
Rruga “Tirana” në gjatësi prej 300 metra, është rrugë në Mitrovicën e Veriore e banuar kryesisht nga shqiptarët, e cila është e dëmtuar dhe ka nevojë për t’u asfaltuar.
Ky projekt nuk kërkon shumë të madhe për realizimin e saj. Në am
Lexo më shumë
Rruga “Tirana” në gjatësi prej 300 metra, është rrugë në Mitrovicën e Veriore e banuar kryesisht nga shqiptarët, e cila është e dëmtuar dhe ka nevojë për t’u asfaltuar. Ky projekt nuk kërkon shumë të madhe për realizimin e saj. Në amandamentimin e bërë nga Grupi Parlamentar i LDK-së, ky projekt është përfshirë në buxhetin e vitit 2018 me titull “Asfaltimi i rruges Tirana, ne Mitrovicen Veriore” me (kodi i projektit 15763). Përfaqësuesit e kësaj lagje kanë shprehur vullnetin që të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti, në rast të ndonjë çështje pronësore apo adaptim të projektit. Në çfarë faze është projekti tani? |
Pal Lekaj | Jo |
05/06/2018 | Sociale |
Ndërtimi i kulmeve në tri (3) shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë është nevojë immediate e tri familjeve, gjendja ekonomike e të cilave është shumë e vështirë dhe këto familje nuk mund të marrin asnjë ndihmë tjetër. Ndihmat që I marrin ato, nuk ju
Lexo më shumë
Ndërtimi i kulmeve në tri (3) shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë është nevojë immediate e tri familjeve, gjendja ekonomike e të cilave është shumë e vështirë dhe këto familje nuk mund të marrin asnjë ndihmë tjetër. Ndihmat që I marrin ato, nuk ju mjaftojnë për nevojat elementare. Kostoja për ndërtimin e këtyre tri kulmeve është simbolike. Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, ky projekt është përfshirë në buxhetin e vitit 2018 me titull “Ndërtimi i kulmeve në 3 shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë” (kodi i projektit 15790), në kuadër të investimeve kapitale të MPMS-së. Ku ka arritur ky projekt deri më tani? |
Skender Reçica | Jo |
05/06/2018 | Sociale |
Ndërtimi i 10 shtëpive në Lagjen Kroi i Vitakut është kërkesë e vazhdueshme e banorëve të asaj lagje. Janë gjithsej 75 shtëpi të djegura në këtë lagje që kanë mbetur të pa ndërtuara. Shumë nga këta banorë janë të zhvendosur nëpër lagje të tjera të Mitrov
Lexo më shumë
Ndërtimi i 10 shtëpive në Lagjen Kroi i Vitakut është kërkesë e vazhdueshme e banorëve të asaj lagje. Janë gjithsej 75 shtëpi të djegura në këtë lagje që kanë mbetur të pa ndërtuara. Shumë nga këta banorë janë të zhvendosur nëpër lagje të tjera të Mitrovicës, duke paguar qira tash e sa vite apo duke jetuar tek të afërmit e tyre. Ndërtimi i tyre do të mundësonte kthimin e këtyre familjeve në trojet dhe në lagjen e tyre. Me propozim të Grupit Parlamentarë i LDK-së, ky projekt është përfshirë në buxhetin e vitit 2018. Titulli i projektit është “Ndërtimi i 10 shtëpive për çdo vit në Lagjen Kroi i Vitakut”(me kod 15791) Ku ka arritur ky projekt deri më tani?
|
Skender Reçica | Jo |
05/06/2018 | Sociale |
Dy shtëpi në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë janë të dëmtuara dhe rrjedhimisht edhe të pabanueshme. Njëra shtëpi (Afrim Koshi) është e plasaritur në masë të madhe dhe rrezikohet nga rrënimi. Në këtë shtëpi aktualisht banojnë 5 antarë, 3 prej tyre fëmij
Lexo më shumë
Dy shtëpi në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë janë të dëmtuara dhe rrjedhimisht edhe të pabanueshme. Njëra shtëpi (Afrim Koshi) është e plasaritur në masë të madhe dhe rrezikohet nga rrënimi. Në këtë shtëpi aktualisht banojnë 5 antarë, 3 prej tyre fëmijë. Po ashtu, edhe shtëpia e dytë (Muhamet Tahiri) është e shkatërruar dhe e pabanueshme. Me propozim të Grupit Parlamentarë i LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 është futur projekti me titull “Ndërtimi i dy shtëpive në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë”, me kod (15792) Ku ka arritur ky projekt deri më tani? |
Skender Reçica | Jo |
05/06/2018 | Arsim |
Fasadimi i Shkollës Fillore “Aziz Sylejmani” në Mitrovicë është kërkesë e vazhdueshme e prindërve, nxënësve dhe e mësimdhënësve të kësaj shkolle. Lënia e kësaj shkolle pa fasadimin paraqet rrezik për fëmijët dhe stafin mësimdhënës të kësaj sh
Lexo më shumë
Fasadimi i Shkollës Fillore “Aziz Sylejmani” në Mitrovicë është kërkesë e vazhdueshme e prindërve, nxënësve dhe e mësimdhënësve të kësaj shkolle. Lënia e kësaj shkolle pa fasadimin paraqet rrezik për fëmijët dhe stafin mësimdhënës të kësaj shkolle, duke qenë se fasada e vjetër është e paqëndrueshme dhe e dëmshme. Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 është përfshirë projekt i ri “Fasadimi i Shkollës Fillore ‘Aziz Sylejmani’ në Mitrovicë” (kodi i projektit 15782) Ku ka arritur ky projekt deri më tani? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
05/06/2018 | Arsim |
Ndërtimi i shkollës në Lagjen e Boshnjakëve është kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj lagje duke qenë se fëmijët e familjeve shqiptare dhe atyre të komunitetit boshnjak janë të detyruar të vijojnë mësimin në shkolla të Mitrovicës së Jugut, të cilat
Lexo më shumë
Ndërtimi i shkollës në Lagjen e Boshnjakëve është kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj lagje duke qenë se fëmijët e familjeve shqiptare dhe atyre të komunitetit boshnjak janë të detyruar të vijojnë mësimin në shkolla të Mitrovicës së Jugut, të cilat edhe ashtu janë të mbingarkuara. Lëvizja e fëmijëve në shkolla larg vendbanimit është e kushtueshme për familjet dhe e mundimshme për nxënësit. Një shkollë e re do të ofronte kushte më të mira për fëmijë dhe integrim të tyre më të mirë në komunitet. Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, Në buxhetin e vitit 2018 është përfshirë projekti i ri “Ndërtimi i shkollës fillore në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë” (me kod 15783) Ku ka arritur ky projekt deri më tani? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
05/06/2018 | Infrastrukturë |
Me propozim të grupit parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 është përfshirë projekti për Mitrovicën Veriore lidhur me rrugën “Sami Frashëri” në gjatësi prej 300m.
Emri i projektit i përfshirë në buxhet është “Asfaltimi i rr
Lexo më shumë
Me propozim të grupit parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 është përfshirë projekti për Mitrovicën Veriore lidhur me rrugën “Sami Frashëri” në gjatësi prej 300m. Emri i projektit i përfshirë në buxhet është “Asfaltimi i rrugës Sami Frashëri, në gjatësi prej 300 metra, në Mitrovicën Veriore” (kodi i projektit 15762) Kjo është e vetmja rrugë e banuar nga shqiptarët në atë pjesë të Mitrovicës dhe nuk është e asfaltuar. Shuma që kërkohet nuk është e madhe, ndërkohë që përfaqësuesit e kësaj lagje kanë shprehur vullnetin që të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti, në rast të ndonjë cështjeje pronësore apo adaptim të projektit për të bërë rrugën më të përshtatshme.Në cfarë faze është projekti tani? A keni kontaktiar me përfaqësuesit e lagjës?
|
Pal Lekaj | Jo |
14/06/2018 | Ekonomi |
Kryesues, është para tre, ose katër muajve është bërë kjo pyetje, po duheni me i sjellë ministrat në seancë, është e vërtetë, por jo në kuptimin e kësaj një ore të pyetjeve parlamentare. Pyetja atëherë ka qenë për marrëveshjen në mes të Telekomit dhe Z-M
Lexo më shumë
Kryesues, është para tre, ose katër muajve është bërë kjo pyetje, po duheni me i sjellë ministrat në seancë, është e vërtetë, por jo në kuptimin e kësaj një ore të pyetjeve parlamentare. Pyetja atëherë ka qenë për marrëveshjen në mes të Telekomit dhe Z-Mobile pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit ku PTK i obligohet Z-Mobile 32 milionë euro, arrihet një marrëveshje për të tejkaluar këtë shumë në këmbim të 100 000 numrave që 3G dhe 4G, që Telekomi duhet t’ia japë Z-Mobile. Pyetja për ministrin ka qenë, se a është në dijeni për këtë marrëveshje? Cili është qëndrimi i tij, pasi që flet si në cilësinë e aksionarit në emër të Qeverisë së Kosovës karshi ndërmarrjeve publike, përfshirë edhe Telekomin e Kosovës? Unë pres që ministri së paku me shkrim të përgjigjet në këtë çështje. Faleminderit! |
Valdrin Lluka | Po |
23/07/2018 | Kulturë |
Pyetja ime lidhet me Galerinë e Arteve në kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut, që është kërkesë e vazhdueshme banorëve të lagjes atje, në veri të Mitrovicës. Kjo është futur në buxhetin e vitit 2018, interesimi im është deri ku ka arritur ky projekt,
Lexo më shumë
Pyetja ime lidhet me Galerinë e Arteve në kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut, që është kërkesë e vazhdueshme banorëve të lagjes atje, në veri të Mitrovicës. Kjo është futur në buxhetin e vitit 2018, interesimi im është deri ku ka arritur ky projekt, sepse vazhdimisht ka kërkesa nga banorët e lagjes atje. Faleminderit! |
Kujtim Gashi | Po |
23/07/2018 | Qeverisje Lokale |
Zoti kryeministër, në konferencën për media të datës 26. 6. 2018 keni deklaruar se e keni pranuar, në fakt, nga grupi punues draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe se e keni rikthyer prapë te Ministria e Administrimit të Push
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, në konferencën për media të datës 26. 6. 2018 keni deklaruar se e keni pranuar, në fakt, nga grupi punues draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe se e keni rikthyer prapë te Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me arsyetimin se dokumenti nuk ka qenë në gjuhë zyrtare, por vetëm në gjuhën serbe, madje me shkronja cirilikë. Zoti kryeministër, çfarë po ndodh me këtë çështje? Pse në grupin punues nuk ka asnjë zyrtar të Qeverisë dhe të OSBE-së? Dhe, a keni takuar ndonjëherë këtë grup punues për atë se çfarë po punojnë në ndërkohë? Faleminderit! |
Ramush Haradinaj | Po |
30/01/2019 | Kulturë |
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit me Ligjin për Buxhetin e vitit 2017, 2018 dhe 2019, ka paraparë ‘Rregullimin e Stadiumit të futbollit në Ratkoc të Rahovecit, por që nuk është realizuar.Për tre vite me radhë nuk ndërmerr masa rreth këtij pro
Lexo më shumë
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit me Ligjin për Buxhetin e vitit 2017, 2018 dhe 2019, ka paraparë ‘Rregullimin e Stadiumit të futbollit në Ratkoc të Rahovecit, por që nuk është realizuar.Për tre vite me radhë nuk ndërmerr masa rreth këtij projekti, i cili bartet nga një vit buxhetor në tjetrin. Pse nuk është bërë rregullimi i stadiumit të futbollit në Ratkoc të Rahovecit për gjatë këtyre viteve? Çfarë masa do të ndërmerrrni për fillimin e këtij projekti dhe kur pritet të filloj realizimi i tij? |
Kujtim Gashi | Jo |
30/01/2019 | Arsim |
“Ndërtimi i sallës së edukatës fizike dhe rregullimi i oborrit në shkollën e Mesme të Lartë në Ratkoc-Rahovec”, është një projekt i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, i cili nuk është realizuar edhe pse është paraparë me Ligjin
Lexo më shumë
“Ndërtimi i sallës së edukatës fizike dhe rregullimi i oborrit në shkollën e Mesme të Lartë në Ratkoc-Rahovec”, është një projekt i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, i cili nuk është realizuar edhe pse është paraparë me Ligjin për Buxhetin, tash e sa vite. Mungesa e kushteve elementare për zhvillimin të aktiviteteve të lira dhe mësimit është shumë shqetësuese dhe ndikon drejtpërdrejtë në suksesin e nxënësve. A keni plan konkret për ta zgjidhur këtë çështje? Kur do ta bëni dhe cili është afati kohor i zgjedhjes së këtij problemi? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
30/01/2019 | Infrastrukturë |
Rruga “Tirana” është rrugë në Mitrovicën Veriore në gjatësi prej 300 metra, e banuar kryesisht nga shqiptarët dhe ka nevojë për t’u asfaltuar. Në amendamentin e bërë nga Grupi Parlamentar i LDK-së, ky projekt është përfshirë në buxhetin
Lexo më shumë
Rruga “Tirana” është rrugë në Mitrovicën Veriore në gjatësi prej 300 metra, e banuar kryesisht nga shqiptarët dhe ka nevojë për t’u asfaltuar. Në amendamentin e bërë nga Grupi Parlamentar i LDK-së, ky projekt është përfshirë në buxhetin e vitit 2018 po ashtu edhe në buxhetin 2019 me titull “Asfaltimi i rrugës Tirana, në Mitrovicën Veriore” me (kodi i projektit 15763). Realizimi i këtij projekti ka ngecur. Çfarë keni bërë për këtë projekt deri më tani? |
Pal Lekaj | Jo |
30/01/2019 | Arsim |
Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 dhe 2019 është përfshirë projekt i ri “Fasadimi i Shkollës Fillore ‘Aziz Sylejmani’ në Mitrovicë”(kodi i projektit 18470). Fasadimi i Shkollës Fillore “Az
Lexo më shumë
Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 dhe 2019 është përfshirë projekt i ri “Fasadimi i Shkollës Fillore ‘Aziz Sylejmani’ në Mitrovicë”(kodi i projektit 18470). Fasadimi i Shkollës Fillore “Aziz Sylejmani” në Mitrovicë është kërkesë e vazhdueshme e prindërve, nxënësve dhe e mësimdhënësve të kësaj shkolle. Fasada e vjetër është e paqëndrueshme dhe e dëmshme dhe paraqet rrezik për fëmijët dhe stafin mësimdhënës të kësaj shkolle. Çfarë veprime keni ndërmarrë për këtë projekt deri më tani? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
30/01/2019 | Sociale |
Ndërtimi i kulmeve në tri (3) shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë është nevojë imediate e tri familjeve. Ndihmat që marrin këto familje, nuk ju mjaftojnë as për nevojat elementare. Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, ky projekt është përf
Lexo më shumë
Ndërtimi i kulmeve në tri (3) shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë është nevojë imediate e tri familjeve. Ndihmat që marrin këto familje, nuk ju mjaftojnë as për nevojat elementare. Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, ky projekt është përfshirë në buxhetin e vitit 2019. Titulli i projektit në bazë të buxhetit 2019 është, “Ndërtimi i kulmeve në 3 shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë”(kodi i projektit 18493). Çfarë keni bërë për këtë projekt deri më tani? |
Skender Reçica | Jo |
30/01/2019 | Infrastrukturë |
Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 dhe 2019 është përfshirë projekti për Mitrovicën Veriore lidhur me rrugën “Sami Frashëri” në gjatësi prej 300m. Emri i projektit i përfshirë në buxhetin 2019 është “A
Lexo më shumë
Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 dhe 2019 është përfshirë projekti për Mitrovicën Veriore lidhur me rrugën “Sami Frashëri” në gjatësi prej 300m. Emri i projektit i përfshirë në buxhetin 2019 është “Asfaltimi i rrugës Sami Frashëri, në gjatësi prej 300 metra, në Mitrovicën Veriore” (kodi i projektit 15762). Rruga “Sami Frashëri” është e vetmja rrugë në Mitrovicën Veriore e banuar nga shqiptarët dhe nuk është e asfaltuar. Shuma që kërkohet nuk është e madhe dhe ky projekt ka qenë i përfshirë edhe në buxhetin e vitit 2018 por që nuk është realizuar. Ku ka arritur ky projekt deri më tani? |
Pal Lekaj | Jo |
12/04/2019 | Sociale |
Në buxhetin e vitit 2019 janë paraparë disa projekte në veri të Mitrovicës, të iniciuara nga grupi ynë parlamentar. Unë vazhdimisht pranoj pyetje nga ata se ku kanë mbërritur këto projekte. Një ndër to është ndërtimi i 10 shtëpive në lagjen “Kroi i
Lexo më shumë
Në buxhetin e vitit 2019 janë paraparë disa projekte në veri të Mitrovicës, të iniciuara nga grupi ynë parlamentar. Unë vazhdimisht pranoj pyetje nga ata se ku kanë mbërritur këto projekte. Një ndër to është ndërtimi i 10 shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”, kanë qenë edhe në buxhetin e vitit 2018, ju kisha lutur që të kujdeseni nga afër për këto, e kam parasysh që keni kërkuar që të barten në komunën e Mitrovicës veriore, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tash. Unë ju lus që të merrni parasysh këtë çështje, të na informoni ku është procedura dhe të kërkojmë nga ju që në emër të atyre banorëve që ju si ministri të merrni përsipër realizimin e këtyre projekteve të parapara në buxhet. Faleminderit! |
Skender Reçica | Po |
12/04/2019 | Sociale |
Në buxhetin e vitit 2019 janë paraparë disa projekte në veri të Mitrovicës, të iniciuara nga grupi ynë parlamentar. Unë vazhdimisht pranoj pyetje nga ata se ku kanë mbërritur këto projekte. Një ndër to është ndërtimi i 10 shtëpive në lagjen “Kroi i
Lexo më shumë
Në buxhetin e vitit 2019 janë paraparë disa projekte në veri të Mitrovicës, të iniciuara nga grupi ynë parlamentar. Unë vazhdimisht pranoj pyetje nga ata se ku kanë mbërritur këto projekte. Një ndër to është ndërtimi i 10 shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”, kanë qenë edhe në buxhetin e vitit 2018, ju kisha lutur që të kujdeseni nga afër për këto, e kam parasysh që keni kërkuar që të barten në komunën e Mitrovicës veriore, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tash. Unë ju lus që të merrni parasysh këtë çështje, të na informoni ku është procedura dhe të kërkojmë nga ju që në emër të atyre banorëve që ju si ministri të merrni përsipër realizimin e këtyre projekteve të parapara në buxhet. Faleminderit! |
Skender Reçica | Po |
16/05/2019 | Shëndetësi |
Për shkak të mosfunksionimit të qendrës së hemodializës në Rahovec, një numër i madh i pacientëve nga kjo komunë, shërbimet e dializës i kryejnë në spitalin e Prizrenit.
Pacientët nga komuna e Rahovecit, shkojnë me tri ndërrime për dializë në qendrën
Lexo më shumë
Për shkak të mosfunksionimit të qendrës së hemodializës në Rahovec, një numër i madh i pacientëve nga kjo komunë, shërbimet e dializës i kryejnë në spitalin e Prizrenit. Pacientët nga komuna e Rahovecit, shkojnë me tri ndërrime për dializë në qendrën e Prizrenit, dhe kjo e rëndon edhe më tepër gjendjen e tyre shëndetësore. Pse nuk është funksionale qendra e hemodializës në komunën e Rahovecit. Cili është afati kohor i zgjidhjes së këtij problemi?
|
Uran Ismaili | Jo |
30/01/2019 | Punë të Brendshme |
Në seancën e datës 21 mars 2018, me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit në mes të Republikës së Malittë Zi dhe Republikës së Kosovës, ju patët deklaruar:”Jam i bindur se marrëveshja ndërmjet dy presidentëve dhe të gjetu
Lexo më shumë
Në seancën e datës 21 mars 2018, me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit në mes të Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, ju patët deklaruar:”Jam i bindur se marrëveshja ndërmjet dy presidentëve dhe të gjeturat e Komisionit shtetëror e plotësojnë marrëveshjen e nënshkruar më 2015 dhe krijojnë bazë të pokontestueshme ligjore për korrektiminbe gabimeve të bëra në procesin paraprak, posaçërisht në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, siç është specifikuar edhe në ankesë marrëveshjen e presidentëve...” Në cilën fazë gjendet çështja e “korrektimit të gabimeve” në drejtim të kullës dhe Cakorrit? Pse ka qenë e nevojshme që edhe me buxhetin e këtij viti të ndahen mjete për Komisionin Shtetëror për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi? |
Ramush Haradinaj | Jo |
16/05/2019 | Punë të Brendshme |
Qeveria e Kosovës është në proces të përgatitjes së Ligjit për Qeverinë, ku parashihet ulja e numrit të minstrive, zëvendëskryeministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë. Ky ligj është një nga ligjet më urgjente që duhet të miratohet për k
Lexo më shumë
Qeveria e Kosovës është në proces të përgatitjes së Ligjit për Qeverinë, ku parashihet ulja e numrit të minstrive, zëvendëskryeministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë. Ky ligj është një nga ligjet më urgjente që duhet të miratohet për këshilltarëve politikë. Ky ligj është një nga ligjet më urgjente që duhet të miratohet për shkak të numrit të madh të dikasterit qeveritar, të cilët po i kushtojnë buxhetit të Kosovës. |
Ramush Haradinaj | Jo |
16/05/2019 | Infrastrukturë |
Me propozim të grupit parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 dhe 2019 është përfshirë projekti për Mitrovicën Veriore lidhur me rrugën “Sami Frashëri” në gjatësi prej 300m.
Emri i projektit i përfshirë në buxhet është “Asfal
Lexo më shumë
Me propozim të grupit parlamentar të LDK-së, në buxhetin e vitit 2018 dhe 2019 është përfshirë projekti për Mitrovicën Veriore lidhur me rrugën “Sami Frashëri” në gjatësi prej 300m. Emri i projektit i përfshirë në buxhet është “Asfaltimi i rrugës Sami Frashëri, në gjatësi prej 300 metra, në Mitrovicën Veriore” (kodi i projektit 15762) Rruga “Sami Frashëri” është e vetmja rrugë e banuar nga shqiptarët në Mitrovicën Veriore dhe nuk është e asfaltuar. Shuma që kërkohet nuk është e madhe dhe ky projekt ka qenë i përfshirë edhe në buxhetin e vitit 2018 por që nuk është realizuar. |
Pal Lekaj | Jo |
16/05/2019 | Sociale |
Ndërtimi i kulmeve në tri (3) shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë është nevojë immediate e tri familjeve. Ndihmat që marrin këto familja, nuk ju mjaftojnë as për nevojat elementare. Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, ky projekt është për
Lexo më shumë
Ndërtimi i kulmeve në tri (3) shtëpi në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë është nevojë immediate e tri familjeve. Ndihmat që marrin këto familja, nuk ju mjaftojnë as për nevojat elementare. Me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, ky projekt është përfshirë në buxhetin e vitit 2018 por nuk është realizuar nga institucionet përkatëse e po ashtu edhe me buxhetin e vitit 2019. Çfarë keni bërë për këtë projekt deri më tani? |
Skender Reçica | Jo |