Pjesëmarrja në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare
42 nga 49 mbledhje
Rangimi: i 30-ti
Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve
3 nga 4 pyetje
Rangimi: i 2-ti
Lojaliteti ndaj grupit parlamentar
23 nga 26 votime
Rangimi: i 27-ti
Data e seancës plenare | Lloji |
09/02/2018 11:30:08 | Plenare |
12/07/2018 10:28:00 | Plenare |
13/07/2018 10:30:00 | Plenare |
14/09/2018 11:00:00 | Plenare |
04/09/2018 09:20:00 | E jashtëzakonshme |
15/10/2018 12:00:00 | Plenare |
19/10/2018 10:00:00 | Plenare |
07/11/2018 11:00:00 | Plenare |
02/11/2018 14:00:00 | Plenare |
15/12/2018 17:10:00 | E jashtëzakonshme |
30/01/2019 11:00:00 | Plenare |
02/02/2019 10:50:00 | Plenare |
11/12/2017 10:00:00 |
23/03/2018 14:00:00 |
25/07/2018 10:39:00 |
16/10/2018 10:22:00 |
06/11/2018 11:14:00 |
21/06/2019 10:08:00 |
19/07/2019 11:05:00 |
I nderuar deputet, cili është qëndrimi i VV-së në lidhje me Ligjin për Objektet pa Leje, përkatësisht për ato objekte të cilat do të futen në listën e pritjes. Babai im i ndjerë ka blerë truall në Prishtië në vitin 1985, ndërsa ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1995. Tani në kadastër po figuron që shtëpia jonë është në pronë publike. Si mendoni që t’i zgjedhin këto probleme, me sa kam pa, ekziston një numër i madh i qytetarëve që ka të njëjtat telashe. Me respekt, Agimi!
Përshëndetje z. Hoti pse nuk i delegoni anëtarët e juaj në delegacionin shtetëror për bisedime? Mendoj që edhe nëse bie kjo qeveri, kushdo që vjen në pushtet, bisedimet duhet të vazhdojnë, përdoreni eksperiencat tuaja, si partia më e madhe. Mendoj që krahas kwsaj teme, ka edhe çështje edhe të tjera që janë më rëndësi për shoqërinë në Kosovë që ju duhet t’i ngrisni në rend dite siç janë hapja e një numri të madh të bizneseve siç janë lojërat e fatit, bastoret etj.
Është tepër e rëndësishme të kuptojnë të gjithë se Kosova ka kushtetutën ku përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e të gjitha institucioneve. Ne nuk mund të kthehemi në periudhën para shpalljes së pavarësisë, ku Kosova është përfaqësuar me ekipe dialoguese.
Na duhet një qeveri legjitime, që ka shumicë në Kuvendin e Kosovës, që mund të flasë në emër të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Vetëm një qeveri e tillë mund ta përfaqësojë Kosovën në procesin e dialogut dhe në të gjitha proceset e tjera. Vetëm zgjedhjet e lira mund të sigurojnë një qeveri të tillë.
Lidhur me lojërat e fatit, ne e kemi ngritur shqetësimin për qasjen që ka kjo qeveri, e cila pretendon të rrisë punësimin përmes promovimit të lojërave të fatit. Kjo logjikë qeverisëse është për keqardhje. Kosova nuk mund të kthehet në vend ku lulëzojnë kazinotë, por do të jetë vend ku lulëzojnë biznese prodhuese e shërbyese me vlerë të lartë të shtuar që konkurojnë me bizneset evropiane.
Përshëndetje z. Hoti, desha t’iu pyes a do e sillni në Kuvend përsëri një amendamemt për të mos lejuar që zv.ministrat të paguhen edhe pasi ta përfundojnë mandatin e tyre ose një amendament tjetër që mos të merrni pagë më shumë (në komisione, seanca etj) pasi paga juaj bazë është shumë e lartë, a do t’I ndërrmerrni këto iniciativa ju deputetët e LDK-së së bashku me VV pasi jeni se bashku në opozitë tani?
Ligji për pagat është kaluar nën presion dhe pa diskutim substancial me të gjithë personat që preken nga ky ligj. Mendoj se ligji duhet kthyer prapa dhe të diskutohet gjerësisht. Diferencat në paga në mes të niveleve të ndryshme janë të pa justifikueshme. Po ashtu, përfitimet e zyrtarëve të lartë pas mbarimit të mandatit të tyre nuk janë definuar si duhet. Ka mjaft praktika lidhur me këto çështje që duhet të merren në konsiderim.
LDK
Çështja | Data | Seancë/Komision | Statusi |
---|