Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
05/06/2018 | Punë të Brendshme |
I nderuar z. Ministër, duke pasur parasysh faktin që në Kosovë viteve të fundit kanë ndodhur shumë aksidente në komunikacion, dëshiroj të di sa aksidente kanë ndodhur gjatë viteve 2015, 2016, dhe 2017 në Republikën e Kosovës? Sa nga këto aksidente kanë p
Lexo më shumë
I nderuar z. Ministër, duke pasur parasysh faktin që në Kosovë viteve të fundit kanë ndodhur shumë aksidente në komunikacion, dëshiroj të di sa aksidente kanë ndodhur gjatë viteve 2015, 2016, dhe 2017 në Republikën e Kosovës? Sa nga këto aksidente kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe sa me të lehta, po ashtu sa njerëz kanë humbur jetën në këto aksidente gjatë këtyre tri viteve? Sa përqind të veturave të cilat kanë qenë të përfshira në aksidentet e kësaj periudhe kanë qenë të paregjistruara ose me afat të skafuar të regjistrimit? |
Bejtush Gashi | Jo |
14/06/2018 | Punë të Brendshme |
Pyetja për ministrin ka të bëjë me faktin se duke pasur parasysh që në Kosovë vitet e fundit kanë ndodhur shumë aksidente në komunikacion, dëshiroj të di sa aksidente kanë ndodhur gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017 në Republikën e Kosovës? Sa nga këto aksi
Lexo më shumë
Pyetja për ministrin ka të bëjë me faktin se duke pasur parasysh që në Kosovë vitet e fundit kanë ndodhur shumë aksidente në komunikacion, dëshiroj të di sa aksidente kanë ndodhur gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017 në Republikën e Kosovës? Sa nga këto aksidente kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe sa lehtë, po ashtu sa njerëz kanë humbur jetën në këto aksidente gjatë këtyre tre vjetëve. Pra, esenca e krejt kësaj ka të bëjë me faktin se unë dua të di sa për qind të veturave, të cilat kanë qenë të përfshira në aksidente të kësaj periudhe, kanë qenë të paregjistruara ose me afat të skaduar të regjistrimit. Ideja e pyetjes ka të bëjë me faktin se po spekulohet shumë se rreth 20% e veturave të cilat dalin në komunikacion ose janë të paregjistruara ose u ka kaluar afati i regjistrimit. Nëse është ashtu, dua të shoh përqindjen e këtyre veturave, sa janë të përfshira në aksidente? Nëse përfshirja nuk na del 20% siç propagandohet, atëherë do të dalë që do të jetë shumë më e vogël dhe jam i sigurt që do të jetë shumë më e vogël, sepse nuk ka asnjë logjikë që 20% të jenë në komunikacion, ndërsa 2-3% të jenë të përfshira në aksidente. Këtë pyetje e kam shumë të rëndësishme, sepse nga përgjigjja e kësaj pyetje do të varet shumë a kemi të bëjmë me faktin se vërtet kaq shumë vetura janë në komunikacion të paregjistruara, apo kemi të bëjmë me grupe të interesit, të cilat për arsye të tjera nuk lejojnë heqjen apo futjen e Kosovës në Kartonin e gjelbër dhe rrjedhimisht, edhe heqjen e taksës për bashkatdhetarët. Faleminderit! |
Bejtush Gashi | Jo |