Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/04/2018 | Sociale |
E kam parashtruar me kohë, moti, ka qenë kërkesë, e kam parashtruar edhe një herë për pensionin artistik njerëzve që kanë lënë gjurmë në art dhe në kulturë.
E kam parashtruar me kohë, moti, ka qenë kërkesë, e kam parashtruar edhe një herë për pensionin artistik njerëzve që kanë lënë gjurmë në art dhe në kulturë. |
Skender Reçica | Po |
03/05/2018 | Drejtësi |
Pyetja ime është kjo: Në vitit 1997, avokati Bajram Kelmendi ngriti aktpadi kundër Slobodan Milosheviqit dhe regjimit serb për gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Atë aktpadi në Gjykatën e Strasburgut, gjykatë evropiane, avokati e pagoi me kokën e
Lexo më shumë
Pyetja ime është kjo: Në vitit 1997, avokati Bajram Kelmendi ngriti aktpadi kundër Slobodan Milosheviqit dhe regjimit serb për gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Atë aktpadi në Gjykatën e Strasburgut, gjykatë evropiane, avokati e pagoi me kokën e vet dhe kokën e dy djemve të vet në lule të rinisë. Pyes Ministrinë e Drejtësisë, pyes Qeverinë, a ka ndërmend dikush të ngre ndonjë aktpadi kundër Serbisë, apo jo? Ne duhet ta mbulojmë Gjykatën e Strasburgut me aktpadi të shumta, ka regjione e regjione që secila edhe veç e veç kërkon nga një aktpadi, Gjakova, Prekazi, Krusha e Madhe, Suhareka, të mos i përmend të gjitha dhe është marramendëse që asnjë ministri, asnjë ministër, as Oda e Avokatëve të Kosovës qe 18 vjet nuk e ngriti asnjë aktakuzë kundër Serbisë. |
Ramush Haradinaj | Po |
05/06/2018 | Financa |
Për ministrin e Financave, zoti nën, për ministrin e Financave kam një pyetje. Zoti ministër, a keni ndërmarrë ndonjë hap ose çka keni bërë që ta ktheni Fondin pensional, të cilin e ka grabitur Serbia nga Kosova? Flitet për një shumë bukur të madhe, por
Lexo më shumë
Për ministrin e Financave, zoti nën, për ministrin e Financave kam një pyetje. Zoti ministër, a keni ndërmarrë ndonjë hap ose çka keni bërë që ta ktheni Fondin pensional, të cilin e ka grabitur Serbia nga Kosova? Flitet për një shumë bukur të madhe, por njëherësh kam edhe një pyetje shtesë: një numër i konsiderueshëm të qytetarëve të Kosovës atë kohë kanë pasur të deponuara të holla në “Jugo Bank”. I kanë librezat, kanë vërtetimet, kanë pasur të holla të afatizuara. Sipas shkrimit të “Kohës Ditore”, në pyetje janë 7 deri 8 milionë marka, asokohe. Çka keni ndërmarrë që këto mjete t’ua kthehen qytetarëve? |
Ramush Haradinaj | Jo |
06/12/2018 | Shëndetësi |
Sali Krasniqi është specialist për laparoskopi. Është mjek, një nga mjekët më të mirë që kemi dhe është ekspert për laparoskopi. Dy vjetët e fundit për shkaqe shëndetësore, zoti ministër, ai ka punuar me orar të shkurtuar. Tash i është thënë ose ora
Lexo më shumë
Sali Krasniqi është specialist për laparoskopi. Është mjek, një nga mjekët më të mirë që kemi dhe është ekspert për laparoskopi. Dy vjetët e fundit për shkaqe shëndetësore, zoti ministër, ai ka punuar me orar të shkurtuar. Tash i është thënë ose orarin e plotë, ose urdhëro në pension. I duhen edhe tre vjet për t’i bërë 65, për t’u pensionuar. Mendoj se një ekspert si Sali Krasniqin duhet ta mbajmë, pa makar që ta bëjë një operacion në muaj. Ta shpëtojë një jetë në muaj, 18 mjafton. Është nga të rrallët dhe shpeshherë kur janë në pyetje primariuset, mjekët, ekspertët, disa të Institutit të Mjekësisë, duhet të jemi pak më fleksibilë. Aq më tepër, unë atje e mora vesh në spital që ka intenca që krejt Reparti i Laparoskopisë të mbyllet, e të shkojnë pacientët tanë në të ardhmen te privatistët të paguajnë para prej xhepi. Apeloj që Sali Krasniqi të mbahet në punë edhe tre vjet, deri në pensionin e plotë. |
Uran Ismaili | Po |