Fusha e së Drejtës Ndërkombëtare Private në Kosovë është e rregulluar me “Ligjin për Zgjidhjen e Kolizionit të Ligjeve me Dispozitat e Vendeve tjera në Marrëdhenie të Caktuara t ëish RSFJ-së nr. 43/82 dhe 78/822”.
Ligji i cili zgjidh konte
Lexo më shumë
Fusha e së Drejtës Ndërkombëtare Private në Kosovë është e rregulluar me “Ligjin për Zgjidhjen e Kolizionit të Ligjeve me Dispozitat e Vendeve tjera në Marrëdhenie të Caktuara t ëish RSFJ-së nr. 43/82 dhe 78/822”.
Ligji i cili zgjidh kontekstet juridiko-private me element të huaj është në fuqi që nga 1 janari i vitit 1983. Ky ligj për shkak të rrethanave të ndryshuara politike, juridike, ekonomike në Republikën e Kosovës nuk ka gjetur zbatim funksional në praktik.
I nderuar Ministër, pse ende nuk është nxjerrë ligji i ri i cili rregullon fushën e së drejtës ndërkombëtare private, kur dihet fare mirë që për shkak të rrethanave të ndryshuara politike, juridike dhe ekonomike edhe shtetet që kanë dalë nga sistemi politiko-juridik i ish Jugosllavisë, kanë nxjerrë ligjin e ri me të cilin kanë rregulluar këtë fushë mjaft më rëndësi për qytetarët në përgjithësi?
Show less...
Abelard Tahiri
Jo
08/02/2018
Drejtësi
Faleminderit! Në dhjetor të vitit të kaluar disa nga anëtarët e Komisionit për Legjislacion kanë realizuar një vizitë në Qendrën Korrektuese në Dubravë, por po ashtu edhe në Lipjan kemi qenë si Komision për Legjislacion, disa nga anëtarët e komisionit. A
Lexo më shumë
Faleminderit! Në dhjetor të vitit të kaluar disa nga anëtarët e Komisionit për Legjislacion kanë realizuar një vizitë në Qendrën Korrektuese në Dubravë, por po ashtu edhe në Lipjan kemi qenë si Komision për Legjislacion, disa nga anëtarët e komisionit. Aty jemi përballur me shumë kërkesa të të burgosurve, por unë do t’i veçoj vetëm tri nga kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me ndryshimet e fundit të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. Pra, janë tri çështje: e para ka të bëjë me pakon e ushqimit. Pra, me ndryshimet e fundit atyre nuk u lejohet të kenë pako të ushqimit nga familjarët, por po ashtu kjo ka ndodhur për shkak, siç është thënë, të kontrabandës. Po ashtu, ditët e vikendit nga 21 ditë në vit sa i kanë pasur, tani i kanë vetëm 7 ditë në vit, po ashtu 25%-shi i dënimit, domethënë fillimisht ka qenë kompetencë e drejtorit, pastaj me ndryshimet e fundit i ka kaluar gjykatës. Këto janë tri nga shqetësimet e tyre dhe sigurisht e kam marrë përsipër që t’i ngre në formë të pyetjeve parlamentare lidhur me atë që a jeni në dijeni për këto kërkesa, për këto shqetësime dhe po ashtu, cilat janë veprimet e Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim?
Show less...
Abelard Tahiri
Po
08/02/2018
Siguri
Një njoftim për medie, i datës 02.08.2018, I Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, thuhet se zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ministrisë së Drejtësisë për Komunitete dhe Kthim, z.Dalibor Jevtic gjatë vizitës që ka pasur në Ministrinë e Mbrojtjes - Pent
Lexo më shumë
Një njoftim për medie, i datës 02.08.2018, I Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, thuhet se zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ministrisë së Drejtësisë për Komunitete dhe Kthim, z.Dalibor Jevtic gjatë vizitës që ka pasur në Ministrinë e Mbrojtjes - Pentagon është shprehur kundër transformimit të FSK-së në Ushtri. Sipas këtij njoftimi thuhet që se “Jevtic edhe njëherë shprehi qëndrimin e Listës Serbe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se Lista Serbe nuk do të votojë për një gjë të tillë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
A jeni në dijeni që në vizitat zyrtare, zëvendësi juaj dhe Ministrisë i Qeverisë që ju drejtoni, përfaqëson qëndrimet e subjektit të tij politik rrjedhimisht Serbisë dhe jo qëndrimet e Qeverisë së republikës së Kosovës?
Show less...
Ramush Haradinaj
Jo
08/02/2018
Administratë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me ABGJ- Agjensioni për Barazi Gjinore, me anë të një shkrese, iu është drejtor komunave të Kosovës, dhe ka kërkuar që të respektohet Ligji për Barazi Gjinore për organet vendimmarrëse në niveli
Lexo më shumë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me ABGJ- Agjensioni për Barazi Gjinore, me anë të një shkrese, iu është drejtor komunave të Kosovës, dhe ka kërkuar që të respektohet Ligji për Barazi Gjinore për organet vendimmarrëse në nivelin lokal.
A është dërguar shkresa e njëjtë edhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës?
Show less...
Ramush Haradinaj
Jo
12/04/2019
Drejtësi
Më 4 korrik 2018, rreth dy mijë punonjës të administratës së gjyqësorit dhe të prokurorisë patën hyrë në grevë. Disa nga kërkesat e grevistëve ishin ngritja e pagave, rregullimi i statusit të tyre, si dhe përvoja e punës. Më 11 korrik, përfaqësuesit e si
Lexo më shumë
Më 4 korrik 2018, rreth dy mijë punonjës të administratës së gjyqësorit dhe të prokurorisë patën hyrë në grevë. Disa nga kërkesat e grevistëve ishin ngritja e pagave, rregullimi i statusit të tyre, si dhe përvoja e punës. Më 11 korrik, përfaqësuesit e sindikatës së punëtorëve të judikaturës zhvilluan takime me ministrin e Drejtësisë, ish-kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zotin Nehat Idrizin dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial, në fakt ish-kryesuesin zotin Blerim Isufaj. Pas tetë ditësh, punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë e ndërprenë grevën për shkak se atyre iu premtua nga ministri, nga ish-kryesuesi i KGJK-së dhe ish-kryesuesi i KPK-së që kërkesat e tyre do t’i marrin parasysh. Dhe çfarë kemi parë ne, është që ndonëse janë bërë gati një vit prej kur janë bërë premtime në drejtim të realizimit të kërkesave të tyre, Ministria e Drejtësisë nuk e ka ndërmarrë asnjë veprim sa i përket ngritjes së pagave dhe sidomos statusit të veçantë të administratës gjyqësore. Në momentin kur janë rritur pagat për gjyqtarët dhe prokurorët, ata janë lënë me paga jashtëzakonisht të ulëta. Prandaj duhet të adresohet sa më parë dhe sa më shpejt.