Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/01/2018 | Siguri |
Pyetja ime ka të bëjë me gjendjen e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, lidhet më mirë të them me testimet e fundit të sigurisë, të cilat kanë ndodhur në aeroportin ndërkombëtar, po ashtu edhe në shërbimin e navi
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me gjendjen e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, lidhet më mirë të them me testimet e fundit të sigurisë, të cilat kanë ndodhur në aeroportin ndërkombëtar, po ashtu edhe në shërbimin e navigimit ajror kur është thënë apo më mirë është dëshmuar, sepse ka dështuar mbrojtja dhe lehtësisht janë futur mjete eksplozivi, duke kaluar rrezet X dhe janë futur në pjesën kur cenohet siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pyetja ime është se ju si e keni konsideruar këtë çështje, si është gjendja dhe të cilat janë masat? |
Bejtush Gashi | Po |
05/06/2018 | Punë të Brendshme |
Çështja ka të bëjë me përdorimin e drogave në ambientin e shkollave, i cili është një problem tejet shqetësues kohët e fundit. Kjo dukuri e përdorimit të narkotikëve nga ana e të rinjve ka shënuar rritje dramatike të abuzimit me substanca narkotik
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë me përdorimin e drogave në ambientin e shkollave, i cili është një problem tejet shqetësues kohët e fundit. Kjo dukuri e përdorimit të narkotikëve nga ana e të rinjve ka shënuar rritje dramatike të abuzimit me substanca narkotike në shkolla dhe afër tyre. Të rinjtë janë grupmoshat, të cilët rrezikojnë të bien në grackën e dilerëve të drogës dhe krimit të organizuar. Pyetja ka qenë: çka po bëjnë autoritetet kompetente që bien në fushëveprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në evidentimin e faktorëve të rrezikut, që rrezikojnë fëmijët tanë, nxënësit, të rinjtë, si dhe masat që parandalojnë dhe luftojnë këtë dukuri negative? E kisha lutur ministrin ta dëgjojë, e kisha lutur edhe Qeverinë, edhe organet e tjera kompetente, sepse shifrat janë alarmante, janë shqetësuese dhe, mbi të gjitha ky abuzim që po ndodh me rininë tonë, po ndodh para syve të të gjithë neve dhe pa asnjë veprim konkret të luftimit të kësaj dukurie negative, qoftë me masa parandaluese, qoftë edukative, por mbi të gjitha është kompetencë e organeve të drejtësisë. Kështu që është më shumë lutje, thirrje se sa kërkesë imediate e përgjegjësisë, raportit deputet-ministër. Faleminderit! |
Bejtush Gashi | Po |
05/06/2018 | Sociale |
Zoti ministër, çështja ka të bëjë për Ligjin mbi skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili rregullon pensionin bazik të moshës, pensionin kontributpagues të moshës, e tjerë. Një ndër pikat e ligjit janë kriteret dhe procedurat administrative për
Lexo më shumë
Zoti ministër, çështja ka të bëjë për Ligjin mbi skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili rregullon pensionin bazik të moshës, pensionin kontributpagues të moshës, e tjerë. Një ndër pikat e ligjit janë kriteret dhe procedurat administrative për njohjen e së drejtës në pensionim. Në kuadër të kësaj kemi një shkëputje të logjikës përfituese, apo ta quaj diskriminim që bëhet ndaj kategorive të veçanta, të cilat ishin përjashtuar nga puna në kohën e regjimit serb të viteve të ‘90-ta dhe të cilat janë akoma edhe më të ndëshkuar për arsye të mospërgjegjësisë institucionale të rregullimit të skemave pensionale. Shqetësimi im konsiston nga përjashtimi nga kjo e drejtë e përfitimit të pensionit të kontributdhënësve të zyrtarëve policorë, të cilët nuk kishin pranuar të punojnë nën masa të dhunshme dhe janë përjashtuar nga puna në mënyrë të dhunshme. Pyetja është: çka po bëni ju si ministri kompetente? A keni plan konkret për ta 33 zgjidhur këtë çështje? Nëse po, atëherë kur do ta bëni dhe cili është afati kohor i zgjidhjes së këtij problemi? |
Skender Reçica | Po |
05/07/2018 | Mjedis |
Faleminderit, kryesuese! Kolegë deputetë, Çështja ka të bëjë se në muajin prill ishte paralajmëruar nga ministri një debat publik për ndërtimin e një hidrocentrali në rrjedhën e lumit në Grykën e Lloqanit. Duke marrë parasysh pasojat të cilat janë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! Kolegë deputetë, Çështja ka të bëjë se në muajin prill ishte paralajmëruar nga ministri një debat publik për ndërtimin e një hidrocentrali në rrjedhën e lumit në Grykën e Lloqanit. Duke marrë parasysh pasojat të cilat janë krijuar nga ndërtimi i hidrocentralit në grykën e Deçanit, ku pas shkeljeve tash të njohura ligjore, në të cilën është bërë krim mjedisor, qytetarët e asaj pjese kanë frikë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Grykën e Lloqanit, apo edhe në atë të Jasiqit. Pyetja ime konsiston: cili është involvimi i ministrisë suaj si ministre, a jeni në dijeni për këto zhvillime dhe si po e trajtoni këtë çështje? |
Fatmir Matoshi | Po |
12/04/2019 | Drejtësi |
Pyetja ime konsiston në vullnetin tonë, mbi të gjitha edhe dëshirën që Policia e Kosovës në raport me perceptimin dhe besueshmërinë e opinionit publik ishte në nivel më të lartë para ardhjes së kësaj Qeverie në pushtet. Me ndërhyrjet e dyshimta për motiv
Lexo më shumë
Pyetja ime konsiston në vullnetin tonë, mbi të gjitha edhe dëshirën që Policia e Kosovës në raport me perceptimin dhe besueshmërinë e opinionit publik ishte në nivel më të lartë para ardhjes së kësaj Qeverie në pushtet. Me ndërhyrjet e dyshimta për motive politike, kjo besueshmëri çdo ditë e më shumë po zvogëlohet. Pyetja ime është e drejtpërdrejt; çka po bën ky ministër, tash aktual, që Policia e Kosovës të jetë e pavarur e besueshme për qytetarët e vendit dhe në zbatim të plotë të ligjit? |
Ekrem Mustafa | Jo |
12/04/2019 | Punë të Jashtme |
Qeveria e Republikës së Kosovës në programin e saj qeverisës, një ndër objektivat kryesore ka proklamuar fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Pyetja
Lexo më shumë
Qeveria e Republikës së Kosovës në programin e saj qeverisës, një ndër objektivat kryesore ka proklamuar fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Pyetja ime është; sa njohje ka marrë Kosova prej që është mandatur kjo Qeveri? Po ashtu, në cilat organizata ndërkombëtare dhe rajonale është anëtarësuar Kosova gjatë këtij mandati qeverisës? Për tërheqje të njohjeve e dimë, po për këto dy pyetjet tjera, kjo është drejtpërdrejt kryesuesit të Qeverisë. |
Ramush Haradinaj | Jo |
30/01/2019 | Punë të Brendshme |
Policia e Kosovës në raport me perceptim dhe besushmërinë e opinionit publik ishte në nivel më të lartë para ardhjes së kësaj qeveria në pushtet. Me ndërhyrjet e dyshimta për motive politike, kjo besushmëri çdo ditë e më shumë po zvogëlohet.
Çf
Lexo më shumë
Policia e Kosovës në raport me perceptim dhe besushmërinë e opinionit publik ishte në nivel më të lartë para ardhjes së kësaj qeveria në pushtet. Me ndërhyrjet e dyshimta për motive politike, kjo besushmëri çdo ditë e më shumë po zvogëlohet. Çfarë po bëni ju si Ministër në mënyrë që Policia e Kosovës të jetë e pavarur , e besushme për qytetarët e vendit , dhe në zbatim të plotë të ligjit. |
Ekrem Mustafa | Jo |
30/01/2019 | Punë të Jashtme |
Në programin tuaj qeverisës, në një ndër objektivat kryesore e keni proklamuar fuqizimin e subjektivitetit ndërkobëtar të Kosovës , si njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e rajonale.
Sa njohje ka marrë Kosova prej që është manda
Lexo më shumë
Në programin tuaj qeverisës, në një ndër objektivat kryesore e keni proklamuar fuqizimin e subjektivitetit ndërkobëtar të Kosovës , si njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e rajonale. Sa njohje ka marrë Kosova prej që është mandatuar kjo Qeveri nën udhëheqjen e juaj? Po ashtu, në cilat organizata ndërkombëtare dhe rajonale është anëtarësuar Kosova, gjatë këtij mandati qeverisës? |
Ramush Haradinaj | Jo |