Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/01/2018 | Sport |
I nderuar ministër, Njëra prej çështjeve për të cilën kam bërë pyetje parlamentare i keni dhënë sqarimet edhe publikisht dje me nënshkrimin e Rregullores për të filluar zbatimi i Ligjit për sponsorizime. Çështja ka të bëjë me dy ligje, të cilat ja
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Njëra prej çështjeve për të cilën kam bërë pyetje parlamentare i keni dhënë sqarimet edhe publikisht dje me nënshkrimin e Rregullores për të filluar zbatimi i Ligjit për sponsorizime. Çështja ka të bëjë me dy ligje, të cilat janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ligji për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, dhe Ligji për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, të cilat kanë hyrë në fuqi më 17. 1. 2017. Këto dy ligje nuk kanë filluar të zbatohen në praktikë për shkak se ministria nuk ka arritur që me kohë t’i nxjerrë rregulloret përkatëse, që mundësojnë zbatimin e këtyre dy ligjeve. Prandaj, pyetja ime është, i nderuar ministër, se kur do të nxirren rregulloret përkatëse për zbatimin dhe funksionalizimin e këtyre dy ligjeve? |
Kujtim Gashi | Po |
25/01/2018 | Sport |
A keni menduar, sepse sipas rekomandimeve të Kuvendit parashihet edhe për sportin, parashihet edhe Ligji për menaxhimin dhe sigurinë e objekteve sportive, prandaj dua një përgjigje, sepse është një çështje shumë me rëndësi, në veçanti pas këtyre investim
Lexo më shumë
A keni menduar, sepse sipas rekomandimeve të Kuvendit parashihet edhe për sportin, parashihet edhe Ligji për menaxhimin dhe sigurinë e objekteve sportive, prandaj dua një përgjigje, sepse është një çështje shumë me rëndësi, në veçanti pas këtyre investimeve. |
Kujtim Gashi | Po |
08/02/2018 | Shëndetësi |
Edhe pse kjo çështje është elaboruar më herët, por dua të jap ca detaje, I nderuar ministër, Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 e ka ndryshuar projektin e sallës hibride në një projekt më të vogël për blerjen e disa aparaturave për Kardiologjinë Inva
Lexo më shumë
Edhe pse kjo çështje është elaboruar më herët, por dua të jap ca detaje, I nderuar ministër, Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 e ka ndryshuar projektin e sallës hibride në një projekt më të vogël për blerjen e disa aparaturave për Kardiologjinë Invazive në Qendrën Klinike Universitare. Ky projekt nga Ministria e Shëndetësisë është quajtur modernizimi i shërbimeve të Kardiologjisë invazive në QKUK, i planifikuar të realizohet nëpërmjet kredisë Kosovë - UniCredit Banka Austria, për çka e falënderojmë Qeverinë e Austrisë për mbështetjen. Por punët nuk kanë ecur si duhet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kritika ime ka qenë e vazhdueshme për këtë projekt dhe ngecjet të cilat po ndodhin sot e arsyetojnë kritikën që unë e kam bërë me kohë, sepse në fillim është planifikuar që kjo shumë të jetë 2,1 milionë, e më pas është rritur në 2,6 milionë. Prandaj, për këtë arsye Kuvendi në shkurt 2016 nuk e votoi këtë projekt dhe më pas në qershor 2016 është votuar me klauzolën që Komisioni për Shëndetësi do të monitorojë implementimin e këtij projekti. Në raportimin e ish-ministrit të Shëndetësisë në Komisionin për Shëndetësi në mbledhjen e datës 15 mars 2016 është deklaruar nga ai se rritja e shumës së kredisë prej afro 500 mijë euro ka të bëjë me trajnimin dyjavor për përdorim të aparaturës dhe për zgjatje të garancisë si dhe për mirëmbajtje dhe për rregullimin e hapësirave ku do të vendoset aparatura. Ndërsa, aparatura sot nuk po vendoset mu për shkak të mungesës së hapësirës. Prandaj, sot kemi këto ngecje, të cilat janë dyvjeçare dhe po duket që do të zgjasin edhe muaj të tjerë. I nderuar ministër, Do të duhej një informatë të plotë rreth kësaj çështjeje, sepse pyetja ime është para një muaj e gjysmë, mirëpo për shkak të mungesës së punës së Kuvendit tani ka ardhur në rend të ditës. Prandaj, kërkojmë një sqarim të detajuar rreth këtij projekti dhe në veçanti. |
Uran Ismaili | Po |
08/02/2018 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar ministër për sqarimin, U tha edhe nga kolegët e tjerë, sepse në vitet 2014 dhe 2015 në Kardiologjinë invazive lista e pritjes për pacientë ka qenë një javë, ndërsa tani është gjashtë muaj. Pra, kemi të bëjmë me menaxhimin, do të t
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar ministër për sqarimin, U tha edhe nga kolegët e tjerë, sepse në vitet 2014 dhe 2015 në Kardiologjinë invazive lista e pritjes për pacientë ka qenë një javë, ndërsa tani është gjashtë muaj. Pra, kemi të bëjmë me menaxhimin, do të thotë se edhe pa këtë aparaturë ju arritët të ofroni shërbime 24 orë. Prandaj, insistimi im atëherë ka qenë që këto mjete të investohen në emergjencë, në intensive, në sallat e operacionit, aty ku luftohet për jetën. Prandaj, pyetja ime shtesë është: Planifikimet tuaja për investime në sallat e operacionit dhe në diagnostikim, në emergjencë dhe në intensiv, kur do të jenë? |
Uran Ismaili | Po |
02/03/2018 | Sport |
I nderuar ministër Gashi, Çështja ka të bëjë me mosfunksionalizimin apo mosfillimin e implementimit të Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, një ligj të cilin Kuvendi i Republikës së Kosovës
Lexo më shumë
I nderuar ministër Gashi, Çështja ka të bëjë me mosfunksionalizimin apo mosfillimin e implementimit të Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, një ligj të cilin Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar tani më shumë se një vit, pra prej 17. 1. 2017. Ky ligj nuk po zbatohet për faktin se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk ka nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e ligjit, edhe pse ka qenë e obliguar që brenda gjashtë muajve të bëjë miratimin e këtyre akteve nënligjore. Gjithashtu, nga debati i parë për sportin, që është mbajtur në vitin 2013, janë nxjerrë edhe disa rekomandime, të cilat do të duhej të zbatoheshin nga ministria kur kemi të bëjmë edhe me menaxhimin e objekteve sportive. Sipas ligjit, ministria do të duhej që ta themelonte Këshillin Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, si dhe ta rregullonte këtë çështje me akte nënligjore. Gjithashtu, edhe Komiteti Olimpik dhe federatat sportive do të duhej t’i harmonizonin statutet dhe rregulloret e tyre disiplinore konform këtij ligji për ta parandaluar dhe sanksionuar dhunën në ngjarje sportive dhe për t’i luftuar dukuritë negative, siç kemi të bëjmë me kurdisje dhe trukime, të cilat e kanë atakuar futbollin shqiptar, por që kësaj dukurie nuk mund të ikën as futbolli kosovar në veçanti kur i afrohemi fundit të kampionateve sportive. 35 Prandaj, i nderuar ministër, Pyetja ime ka të bëjë: Kur do të fillojë zbatimi i plotë i këtij ligji për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, sepse për Ligjin për sponzorizim i keni dhënë sqarimet e duhura. Faleminderit! |
Kujtim Gashi | Po |
17/05/2018 | Infrastrukturë |
Edhe pse ministri Pal Lekaj nuk është këtu, meqë pyetja është shumë aktuale dhe mendoj që zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe vetë ministri Lekaj do të merren me çështjen, e ka të bëjë me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet, që nga viti në
Lexo më shumë
Edhe pse ministri Pal Lekaj nuk është këtu, meqë pyetja është shumë aktuale dhe mendoj që zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe vetë ministri Lekaj do të merren me çështjen, e ka të bëjë me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet, që nga viti në vit po shënon rritje. Ministria e Infrastrukturës, së bashku me Policinë e Kosovës, kanë hartuar disa herë strategji e aktivitete të përbashkëta për ta rritur sigurinë në komunikacion, por prapëseprapë kemi rritje të aksidenteve me fatalitet. Për mua është shumë brengosëse rritja e aksidenteve me fatalitet, në veçanti kur këto aksidente po ndodhin në vendkalime të këmbësorëve, dhe në vendndalje të autobusëve në rrugët regjionale. Mungesa e vendndaljeve për autobusë në disa rrugë magjistrale të Kosovës dhe rrugët e tjera lokale ka shkaktuar një numër të madh të aksidenteve, e gjithashtu edhe mungesa e shenjëzimit të mirë të vendkalimit për këmbësorë ka qenë shkak i shumë aksidenteve. Me qëllim të rritjes së sigurisë dhe zvogëlimit të numrit të aksidenteve, e kam parashtruar pyetjen për ministrin Pal Lekaj dhe ministrinë e tij: A ka planifikuar Ministria e Infrastrukturës që të investojë dhe rregullojë stacionet - vendndaljet për autobus në rrugët lokale dhe magjistrale të Kosovës, pasi Ministria e Infrastrukturës u ka lëshuar licenca kompanive të transportit për t’u ndalur nëpër vendet e tilla, domethënë vendndaljet e autobusëve, por që vend për ndalje nuk ka dhe kjo shpeshherë shkakton aksidente në komunikacion. Prandaj, pasi Ministria e Infrastrukturës i ka lëshuar licencat për vendndalje apo stacione të autobusëve, a e ka planifikuar një gjë të tillë, si dhe a ka ndonjë strategji që në vendet urbane të këtë një shenjëzim më të mirë në vendkalimet e këmbësorëve, duke ngritur këto shenjëzime disa centimetra në vendkalimet e këmbësorëve, e disa komuna kanë filluar ta zbatojnë një strategji të tillë, por në shumë komuna të Kosovës kjo mungon dhe kjo është... |
Pal Lekaj | Jo |
17/05/2018 | Shëndetësi |
Po bëhen më shumë se dhjetë muaj që barnat të listës esenciale mungojnë aktualisht në Qendrën Klinike Universitare. Mungesat janë evidente edhe në çdo spital regjional dhe në QKUK. Pacientë të shumtë ankohen se ata duhet t’i blejnë barnat dhe pajis
Lexo më shumë
Po bëhen më shumë se dhjetë muaj që barnat të listës esenciale mungojnë aktualisht në Qendrën Klinike Universitare. Mungesat janë evidente edhe në çdo spital regjional dhe në QKUK. Pacientë të shumtë ankohen se ata duhet t’i blejnë barnat dhe pajisjet tjera duke filluar nga gjilpërat, fashat, dorëzat e deri te citostatikët, të cilët kushtojnë shumë më shtrenjtë dhe të cilat mungojnë tani e disa muaj. Pasi me Ligjin për Buxhetin e vitit 2018 është rritur buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe në veçanti për furnizim barna, pyetja ime është: Kur pritet që Ministra e Shëndetësisë të sigurojë furnizimin 100% me barna nga lista esenciale, që është obligim ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe besoj që kjo çështje do të duhet të sensibilizohet sa më shpejt, sepse është shumë urgjente. |
Uran Ismaili | Jo |
14/06/2018 | Qeverisje Lokale |
I nderuar kryeministër Ramush Haradinaj,
Me datë 10.05.2018, protokolluar me 11.05.2018 me nr. 463-579. Ministria e Administratës të Pushtetit Lokal ju ka dërguar ëve të Komunave të Kosovës një njoftim: “Lidhur me kërkesën për pezullimin e shqyr
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër Ramush Haradinaj, Me datë 10.05.2018, protokolluar me 11.05.2018 me nr. 463-579. Ministria e Administratës të Pushtetit Lokal ju ka dërguar ëve të Komunave të Kosovës një njoftim: “Lidhur me kërkesën për pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për kthimin e pronave të cilat menaxhohen nga AKP në pronësi të komunave”. Në këtë njoftim të cilin do të i-a bashkangjes kësaj pyetje parlamentare thuhet: “Marrë parasysh që MAPL është në fazën finale të miratimit të Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës komunale, në bashkëpunim të plotë me Zyrën e Kryeministrit, ju njofton se procesi i shqyrtimit të kërkesave për kthimin e pronave të ndërmarrjes shoqërore të cilat menaxhohen nga AKP në pronësi të komunave do të pezullohet deri në miratimin e ligjit të ri për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale, i cili projektligj përcakton detajisht realizimin e këtij procesi”. I nderuar Kryeministër ju keni deklaruar se do të ndaloni shitjen nga AKP të pronave, tokave në komuna, ndërsa ky vendim është në kundërshtim të plotë me qëndrimet e juaja. Gjithashtu është shumë shqetësuese shfuqizimi i Ligjit Nr.04/1-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Palujtëshme të Komunës, me vendim të sekretarës së përgjithshme të MAPL zj. Rozafa Ukimeraj. I nderuar Kryeministër, shfuqizimi i ligjeve të miratuar nga Kuvendi i Kosvës nuk mund të bëhet nga sekretarët e përgjithshëm të ministrive, por sekretarët janë të obliguar të zbatojnë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës deri sa ato nuk ndryshohen nga Kuvendi i Kosovës. Me blloku investimet në komunat e Kosovës dhe me prolonguar ato vetëm pse MAPL është në fazën finale të draftimit, jo miratimit sepse ministria nuk miraton ligje, ështëvendim i pa menduar mirë dhe i pa arsyeshëm. I nderuar Kryeministër, pasi që ky vendim është në kundërshtim me deklarimet e juaja për shitjen e tokave nga AKP, pronat shoqërore, tokat në komunat e Kosovës, a ju ka konsultuar MAPL për këtë njoftim i cili i’u është dërguar ëve të Komunave? Ngase sipas këtij vendimi AKP mund të vazhdojë të shes tokat e Komunave dhe kjo do të vështirësoj investimet në Kosovë. |
Ramush Haradinaj | Jo |
20/09/2018 | Arsim |
Faleminderit, i nderuar i Parlamentit! I nderuar kryeministër, I nderuar Kabinet qeveritar, I nderuar ministër Bytyqi, Parlamenti i Kosovës më 28 tetor 2016 e ka miratuar Ligjin nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës, ku me k
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar i Parlamentit! I nderuar kryeministër, I nderuar Kabinet qeveritar, I nderuar ministër Bytyqi, Parlamenti i Kosovës më 28 tetor 2016 e ka miratuar Ligjin nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës, ku me këtë ligj përcaktohen kushtet dhe kriteret për ushtrimin e profesioneve të rregulluara. Ky ligj është në përputhje me direktivën e Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillin e Evropës të datës 7 shtator 2005 mbi njohjen e kualifikimeve profesionale. Me këtë ligj rregullohet mënyra, organizimi dhe funksionimi për profesionet e rregulluara dhe zbatohet për çdo person, i cili kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar në Republikën e Kosovës. Profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës janë, sipas këtij ligji: profesioni i mjekut, stomatologut, farmacistit, infermierit, mamisë, fizioterapeutit, veterinarit, arkitektit, inxhinierit dhe të gjitha fushave të mësimdhënësve dhe të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, edukatorit, psikologut, punëtorit social, pedagogut, ekonomistit dhe juristit. Ligji parasheh formimin e Këshillit shtetëror për profesionet e rregulluara që përbëhet nga pesë anëtarë, të cilin e themelon ministria. Gjithashtu, me këtë ligj parashihet themelimi i Agjencisë Shtetërore të Provimeve të Kosovës, e cila themelohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e ministrisë përkatëse, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit. Provimi shtetëror për profesionet e rregulluara, i obliguar sipas këtij ligji, ka për qëllim vlerësimin e njohurive dhe aftësive të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të rregulluar për të realizuar garanci publike, për përgjegjësitë që sjellin ushtrimi i profesioneve të rregulluara. Provimi shtetëror është i obligueshëm për bartësit e arsimit të lartë publik dhe privat. Prandaj, i nderuar ministër, ju bëj këtë pyetje: përse nuk po zbatohet Ligji nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 28 tetor 2013. Kur pritet të organizohen provimet shtetërore për profesionet e rregulluara? Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |
20/09/2018 | Arsim |
Faleminderit, i nderuar ministër! Faleminderit edhe për sqarimin, shpresoj që vërtet të vazhdoni me punën që të jetësohet miratimi apo zbatimi i këtij ligji, por kam pyetje shtesë, sepse edhe me Ligjin për provimin e maturës shtetërore parashihet digjita
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar ministër! Faleminderit edhe për sqarimin, shpresoj që vërtet të vazhdoni me punën që të jetësohet miratimi apo zbatimi i këtij ligji, por kam pyetje shtesë, sepse edhe me Ligjin për provimin e maturës shtetërore parashihet digjitalizimi i provimit shtetëror të maturës, edhe kur e kemi miratuar këtë ligj në Komisionin Parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport është paraparë që edhe ky provim shtetëror të jetë i digjitalizuar. Pra, pyetje shtesë është: kur pritet që provimi i maturës shtetërore dhe provimi shtetëror për profesionet e rregulluara të jetë provim i digjitalizuar? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
20/09/2018 | Infrastrukturë |
Faleminderit, i nderuar ! Këtu jemi për të bartë shqetësimet e qytetarëve, besoj se në funksion të asaj janë edhe ministrat që t’i zgjidhin ato probleme. I nderuar ministër Pal Lekaj, Me Ligjin për buxhetin L-020 të vitit 2018 janë ndarë mjetet për
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar ! Këtu jemi për të bartë shqetësimet e qytetarëve, besoj se në funksion të asaj janë edhe ministrat që t’i zgjidhin ato probleme. I nderuar ministër Pal Lekaj, Me Ligjin për buxhetin L-020 të vitit 2018 janë ndarë mjetet për ndërtimin e mbikalimit në lagjen Mecina në fshatin Klinë e Epërme. Ndërtimi i mbikalimit në Klinë të Epërme në shumën 50 mijë euro, pas ndërtimit të rrugës me katër korsi Skenderaj - Klinë e Epërme kalimi i rrugës është bërë i pamundshëm dhe shumë i rrezikshëm për banorët e Lagjes Mecinaj dhe të banorëve të tjerë që kanë shtëpitë në anën tjetër të rrugës. Në veçanti kalimi i rrugës është bërë shumë i rrezikshëm për fëmijët që shkojnë në shkollën fillore “Idriz Berani” në Klinë të Epërme dhe si pasojë e mungesës të një mbikalimi, janë shkaktuar disa aksidente edhe me fatalitet në këtë aks rrugor. Prandaj, me Ligjin për buxhetin e vitit 2018 kemi planifikuar dhe ndarë mjetet për ndërtimin e këtij mbikalimi në lagjen Mecinaj në Klinë të Epërme. Pyetja është: kur pritet të përfundojë ndërtimi i mbikalimit në lagjen Mecinaj në Klinë të Epërme, projekt i miratuar me buxhetin e vitit 2018? |
Pal Lekaj | Po |
20/09/2018 | Infrastrukturë |
Faleminderit, i nderuar ministër për njoftimin. Gjithashtu, sipas informacionit që kam, edhe problemet, të cilat kanë qenë pronësore në rrugën që ndërtohet me katër korsi Klinë e Epërme - Skenderaj janë zgjidhur nga i i Komunës së Skenderaj, prandaj pyet
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar ministër për njoftimin. Gjithashtu, sipas informacionit që kam, edhe problemet, të cilat kanë qenë pronësore në rrugën që ndërtohet me katër korsi Klinë e Epërme - Skenderaj janë zgjidhur nga i i Komunës së Skenderaj, prandaj pyetja ime është që kur pritet të përfundojnë edhe ato pjesë të mbetura në gjysmë në këtë aks rrugor? |
Pal Lekaj | Po |
05/06/2018 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar nën! I nderuar ministër Ismajli, Po bëhen më shumë se 10 muaj që dhjetëra barna të listës esenciale mungojnë aktualisht në SHSKUK. Mungesat janë evidente në çdo spital regjional dhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare. Paci
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar nën! I nderuar ministër Ismajli, Po bëhen më shumë se 10 muaj që dhjetëra barna të listës esenciale mungojnë aktualisht në SHSKUK. Mungesat janë evidente në çdo spital regjional dhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare. Pacientët ankohen se duhet t’i blejnë barnat dhe pajisjet e tjera, duke filluar nga gjilpëra, fashat, dorëzat, e deri te tostatikët e të tjerë, të cilat mungojnë tani e disa muaj. Pasi që me Ligjin për buxhetin e vitit 2018 është rritur buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë, e në veçanti për furnizim me barna, ju parashtroj këtë pyetje. I nderuar ministër, Kur pritet që Ministria e Shëndetësisë të sigurojë furnizimin 100% me barna nga lista esenciale, që është obligim ligjor i Ministrisë së shëndetësisë? Faleminderit! |
Uran Ismaili | Po |
05/06/2018 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar ministër! Ju e dini që në vazhdimësi kam përcjellë problemet e shëndetësisë dhe jashtë asaj evokimit ose paraqitjes së atyre problemeve për të cilët të gjithë ne këtu që jemi në Parlament, e në veçanti për ne që jemi tri mandate,
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar ministër! Ju e dini që në vazhdimësi kam përcjellë problemet e shëndetësisë dhe jashtë asaj evokimit ose paraqitjes së atyre problemeve për të cilët të gjithë ne këtu që jemi në Parlament, e në veçanti për ne që jemi tri mandate, do të thotë janë probleme të njohura, të cilat në vazhdimësi i kemi ngritur dhe përpara se t’i paraqesim ato, kërkesa është imja dhe e qytetarëve dhe atyre që kanë nevojë për të marrë shërbime shëndetësore për hapa konkretë, për përmirësim të gjendjes përpara se të bëhet shpalosja e atyre devijimeve që kanë ndodhur në të kaluarën në Ministrinë e Shëndetësisë. Nëse një kontratë është tejkaluar 300%, nëse përgjegjësit e depos të Ministrisë së Shëndetësisë kanë mbetur me zero barna, a mund të tregoni cilat janë masat ligjore që keni ndërmarrë? Cilat janë suspendimet, të cilat i keni marrë, sepse çdo kontratë, edhe pse do të thotë deri më tani ka pasur menaxher kontrate, ka pasur tejkalim, ka pasur edhe nëse planifikimet kanë qenë të gabuara, çka ka ndodhur me ata menaxherë, a janë përsëritur zgjedhjet? A janë zgjedhur të njëjtit që s’kanë ditë të planifikojnë? Dhe, çka ka ndodhur me ata të cilët kanë bërë tejkalim të kontratave në 300%, sepse nëse në ndërtimtari e tejkalon kontratën 10%, bën vepër penale. E pse lejohet në shëndetësi, edhe çmimet, edhe kontratat të tejkalohen për 300% dhe nuk ka përgjegjësi? |
Uran Ismaili | Po |
14/06/2018 | Shëndetësi |
Po, është pyetja për projektin e modernizimit të shërbimit të kardiologjisë invazive në Qendrën Klinike Universitare. Një projekt i njohur edhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse ka tre vjet që debatohet e diskutohet për këtë projekt këtu. Dy vj
Lexo më shumë
Po, është pyetja për projektin e modernizimit të shërbimit të kardiologjisë invazive në Qendrën Klinike Universitare. Një projekt i njohur edhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse ka tre vjet që debatohet e diskutohet për këtë projekt këtu. Dy vjet më parë është votuar ky projekt edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por realizimi i këtij projekti ka hasur në vështirësi, ndërsa ministri Uran Ismajli, më 02.2018 ka deklaruar se ky projekt do të përfundojë brenda tre muajsh dhe tani kanë kaluar më shumë se katër muaj dhe aparatura e kontraktuar, për të cilën ne kemi filluar të paguajmë kredi, nuk po vjen në Kosovë, përkundër përpjekjeve të menaxhmentit në Qendrën Klinike Universitare që ky shërbim të funksionalizohet, nuk po bëhet. Është thënë për shkak të mungesës së hapësirës ose përshtatjes së hapësirës, e dimë fare mirë se në projekt dhe në planifikime ka qenë e paraparë, edhe deklarimet e ish-ministrit kanë qenë që mjetet të cilat janë rritur për 500 mijë euro që janë planifikuar të rriteshin atëherë, ka pasur të bëjnë me investimet në hapësirë dhe mendoj që është një çështje, e cila po e dëmton pikë së pari shëndetin e pacientëve, sepse nuk po kanë mundësi të marrin shërbimin e duhur. Listat e pritjes janë mbi 6 muaj, prandaj mendoj që do të duhej një përgjegjësi më e madhe në realizimin e këtij projekti dhe për ato neglizhenca, të cilat kanë qenë deri më tani, sigurisht që edhe duhet përgjegjësi edhe llogaridhënie. Faleminderit! |
Uran Ismaili | Jo |
20/09/2018 | Arsim |
Kur pritet që provimi i maturës shtetërore dhe provimi shtetëror për profesionet e rregulluara të jetë provim i digjitalizuar?
Kur pritet që provimi i maturës shtetërore dhe provimi shtetëror për profesionet e rregulluara të jetë provim i digjitalizuar? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
06/12/2018 | Shëndetësi |
Në Kosovë tashmë kemi afro 100 logopedë të diplomuar, ndërkohë fëmijët dhe të rriturit e shumtë që kanë nevojë për shërbime logopedike vuajnë mungesën e skajshme të këtyre profesionistëve. Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare janë të punësuar 3 log
Lexo më shumë
Në Kosovë tashmë kemi afro 100 logopedë të diplomuar, ndërkohë fëmijët dhe të rriturit e shumtë që kanë nevojë për shërbime logopedike vuajnë mungesën e skajshme të këtyre profesionistëve. Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare janë të punësuar 3 logopedë, prandaj shumë pacientë kanë vështirësi që ta marrin këtë shërbim. Disa duhet që të udhëtojnë me kilometra nga zonat rurale për ta marrë këtë shërbim. Prandaj, i nderuar ministër pasi që jemi në prag të hartimit të buxhetit për vitin 2019, a keni planifikuar shtimin e numrit të logopedëve, e në veçanti që të ndërtohen apo të avancohen qendrat e logopedisë nëpër spitalet regjionale? Faleminderit! |
Uran Ismaili | Po |
06/12/2018 | Arsim |
I nderuar ministër, Sipas Ligjit numër 04/L-032 për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 15, vijueshmëria në shkollë, pika 5, për të promovuar vijimin ose zvogëluar braktisjen e shkollës, komuna organizon transport të sigurt dhe efikas p
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Sipas Ligjit numër 04/L-032 për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 15, vijueshmëria në shkollë, pika 5, për të promovuar vijimin ose zvogëluar braktisjen e shkollës, komuna organizon transport të sigurt dhe efikas për nxënësit në shkollimin e detyruar. Komuna mund të kërkojë pagesë, por edhe mund ta bëjë falas transportin shkollor. Sipas këtij neni, nxënësit që jetojnë në zonën e mbulimit, por që janë në distancë prej 4 kilometrash nga shkolla, përveç nxënësve me aftësi të kufizuara, për të cilët ministria dhe komunat kanë obligim të sigurojnë transportet dhe vijueshmërinë në shkollë, është e obliguar të sigurojë transport. Pyetja, i nderuar ministër, është, pasi që kemi parë shumë emisione dhe shqetësime të qytetarëve sa i përket rrezikshmërisë së fëmijëve gjatë vijueshmërisë së tyre në shkollë, pyetja është: a keni planifikuar që me anë të udhëzimeve administrative, por edhe me anë të buxhetit që distancën prej 4 kilometra të vijueshmërisë në shkollë ta zvogëloni në një distancë prej 2,5, edhe që kjo pastaj në bashkëpunim me komunat të sigurohet transporti i vijueshmërisë në shkollë që të zvogëlojmë do të thotë numrin e nxënësve që braktisin shkollën, sepse disa prej tyre edhe për shkak të kushteve të jetesës, disa për shkak të distancës së madhe nuk arrijnë të sigurojnë transportin, por edhe nuk mund të udhëtojnë për shkak se disa jetojnë edhe në zona rurale, ku edhe shpeshherë rrezikohen nga egërsirat ose nga qentë endacakë. Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |
12/04/2019 | Shëndetësi |
Mendoj që pasi që ministri nuk është këtu, unë po e lexoj pyetjen, sepse ka një kohë që është bërë kjo pyetje, prej muajit janar. Ka të bëjë me personat e prekur me sindromën Down, me sklerozën multiple dhe janë 1 400 persona të evidentuar me skelerozën
Lexo më shumë
Mendoj që pasi që ministri nuk është këtu, unë po e lexoj pyetjen, sepse ka një kohë që është bërë kjo pyetje, prej muajit janar. Ka të bëjë me personat e prekur me sindromën Down, me sklerozën multiple dhe janë 1 400 persona të evidentuar me skelerozën multiple, po aktualisht vetëm 100 prej tyre përfitojnë shërbime falas nga Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani, medikamente për trajtimin e kësaj sëmundjeje nuk janë përfshirë në listën e barnave esenciale. Pra, personat e prekur të moshës së re, njëzet deri dyzet vjet me sklerozë multiple, që është një sëmundje autoimune, që atakon sistemin nervor qendror, nuk mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë. Derisa Ministria e Shëndetësisë është në fazën e përpilimit apo të revidimit të listës së barnave esenciale, është kërkesë e shoqatës së personave me sklerozë multiple, që kjo terapi për këta 1 400 persona të prekur nga kjo sëmundje të jenë pjesë e listës së barnave esenciale. Pra, këtë pyetje e kam parashtruar në fillim të muajit janar, me qëllim që të trajtohet në këtë fazën që është duke e trajtuar Ministria e Shëndetësisë, trajtimin e listës së barnave esenciale, dhe që pjesë e kësaj liste të jetë edhe personat në fjalë. |
Uran Ismaili | Jo |
12/04/2019 | Arsim |
I nderuar ministër, Pasi këto ditë ne e kemi pasur në shqyrtim Ligjin për arsimin e lartë dhe duke pasur parasysh që ky ligj kërkon një dakordim, edhe një votim të dy të tretave të komuniteteve, bukur vështir e arritshme për situatën aktuale. Dhe, prejse
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Pasi këto ditë ne e kemi pasur në shqyrtim Ligjin për arsimin e lartë dhe duke pasur parasysh që ky ligj kërkon një dakordim, edhe një votim të dy të tretave të komuniteteve, bukur vështir e arritshme për situatën aktuale. Dhe, prejse janë hapur universitetet publike, ato janë duke punuar me statutet e tyre, prej fillimit do të thotë të hapjes së tyre, të pandryshuara të paplotësuara. Në mandatin e kaluar, në fund të mandatit të kaluar, ne kishim në diskutim në Komisionin Parlamentar për Arsim, të gjithë rektorët e universiteteve dhe ishte kërkesë edhe e tyre dhe e jona si deputetë që të bëhet ndryshim i statuteve të këtyre universiteteve, që ato ndryshime të nevojshme për avancimin e arsimit të lartë të bëhen përmes ndryshimit të statuteve dhe ato të jenë në shërbim të studentëve dhe të personelit mësimor për avancimin e mëtutjeshëm të dijes. Prandaj, pyetja ime parlamentare është se a jeni duke planifikuar që të bëni ndryshimin e statuteve të universiteteve publike? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
30/01/2019 | Shëndetësi |
I nderuar Ministër Ismaili,
Në Kosovë jan rreth 1 400 persona të prekur nga sëmundja Skleroza Muktiple,por vetëm 100 prej tyre përfitojnë shërbime falas nga Ministria Shëndetësis. Deri më tanin medikamentet për trajtimin e kësaj sëmundjenuk janë të pë
Lexo më shumë
I nderuar Ministër Ismaili, Në Kosovë jan rreth 1 400 persona të prekur nga sëmundja Skleroza Muktiple,por vetëm 100 prej tyre përfitojnë shërbime falas nga Ministria Shëndetësis. Deri më tanin medikamentet për trajtimin e kësaj sëmundje nuk janë të përfshira në listen e barnave esenciale . Personat e prekur nga SM janë të moshës së re 20-40 vjeq. Skleroza Multiple (SM) është sëmundje e cila nuk mundë të shërohet por vetëm menagjohet ,në vendet e rajonit trajtoher falas por jo edhe në Kosovë për të gjithë pacientët. Egzistojn 14 terapi të aprovuara për trajtimin e kësaj sëmundje por nē Kosovë jeper vetem një lloj i kësaj terapie për 100 persona por të tjerët duhet ti blejnë vet ose të mos trajtohen fare. I nderuar Ministër , pacientëtz e prekur nga Skleroza Multiple kanë bërë kërkesë për përfshirjen e medikameteve të kësaj sëmundje në Listen e Barnave Esenciale kërkes kjo e cila duhet të trajtohej nga Komiteti për hartimin e Listës se Barnave Esenciale . Çfarë ështē duke bërë MSH për të trajtuar të gjithë pacientet e prekur me Sklerozën Multiple në Kosovë , dhe ato të jetë në Listën e Barnave Esenciale terapia për trajtimin e Sklerozen Multiple? |
Uran Ismaili | Jo |