Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
17/05/2018 | Punë të Jashtme |
Fushata agresive e Serbisë për tërheqjen e njohjeve ndaj shtetit të Kosovës, si dhe veprimet e fundit të Serbisë përfshirë edhe ndalimin e sportistëve kosovar që të marrin pjesë në gara, ka për qëllim pengimin e Kosovës në përfaqësimin e saj në arenën nd
Lexo më shumë
Fushata agresive e Serbisë për tërheqjen e njohjeve ndaj shtetit të Kosovës, si dhe veprimet e fundit të Serbisë përfshirë edhe ndalimin e sportistëve kosovar që të marrin pjesë në gara, ka për qëllim pengimin e Kosovës në përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare dhe bie ndesh në procesin e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që shteti serb ka filluar një fushatë lobuese për tërheqjen e njohjeve të Republikës së Kosovës nga shtetet të cilat tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës. I nderuari Ministër, Ministria e Punëve të Jashtme a ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret për të i'u kundër përgjigjur kësaj fushate agresive të shtetit serb në raport me me Republikën e Kosovës? |
Behgjet Pacolli | Jo |
05/06/2018 | Bujqësi dhe Blegtori |
Shpresoj që ministri do të na përgjigjet. Nuk e kam parë një kohë të gjatë në seancë. Fjala është për ditët e fundit në disa prej komunave të Kosovës ka pasur reshje të mëdha, të cilat kanë shkatërruar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore. Dëme të s
Lexo më shumë
Shpresoj që ministri do të na përgjigjet. Nuk e kam parë një kohë të gjatë në seancë. Fjala është për ditët e fundit në disa prej komunave të Kosovës ka pasur reshje të mëdha, të cilat kanë shkatërruar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore. Dëme të shumta nga breshëri ka pasur në fshatra të shumta të komunës së Skenderajt, Drenasit dhe Istogut. Në komunat përkatëse, ndonëse është premtuar nga qeverisja lokale që do t’u ofrohet ndihmë banorëve, është thënë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Besoj shumë që ministri Rikalo do të jetë në njërën prej seancave për të sqaruar se a do të ketë mundësi Ministria e Bujqësisë t’u dalë në ndihmë këtyre banorëve të këtyre fshatrave, të cilët kanë pasur dëme të mëdha ditëve të fundit |
Nenad Rikalo | Jo |
05/07/2018 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, zonja Dërguti, Është e vërtetë që këtë pyetje e kam bërë edhe në njërën prej seancave të fundit dhe natyrisht sot kam dashur ta parashtroj edhe si shqetësim, meqë kryeministri është këtu, që ministri Rikalo nuk po u përgjigjet kërkesav
Lexo më shumë
Faleminderit, zonja Dërguti, Është e vërtetë që këtë pyetje e kam bërë edhe në njërën prej seancave të fundit dhe natyrisht sot kam dashur ta parashtroj edhe si shqetësim, meqë kryeministri është këtu, që ministri Rikalo nuk po u përgjigjet kërkesave të deputetëve. Ka pasur së fundi edhe telashe me vërshime dhe me të reshurat në komunën e Rahavecit. Pyetja ime është lidhur me dëmet që u janë shkaktuar bujqve në komunat e Istogut, Skenderaj dhe të Drenasit dhe kam kërkuar sqarim nga ministri. Meqë kryeministri është këtu, unë ndoshta si vartës do të duhej të deklarohej se çfarë do të ndodhë, a do të vijë ai që t’u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve që i kanë qytetarët e që duhen të adresohen, sepse janë vërtet shqetësime të mëdha. Faleminderit! |
Ramush Haradinaj | Po |